Categories: Ne plan te pare

NOTAT E NDESHJES – Rikthehet Godin dhe Lautaro, Handanovic horror. Sanchez dhe Young te kenaqin syte!

Interi rikthehet te fitorja ndaj Torinos pas dy hapave fals ndaj Bologna dhe Verona: djemte e Contes mposhten klubin granata me rezultatin 3-1.

Nderkohe, keto jane edhe notat e ndeshjes nga FcInterNews.it:

HANDANOVIC 4 – Pas gabimit (gjysme) ndaj Verones, kesaj radhe ben nje gabim trashanik: i shpeton topi si sapun ne goditjen e kendit dhe Belotti shenon gol.

Per pak sa nuk perserit veten te rasti i Ansaldi, por arrin ta mbaje topin pak centimetra larg vijes fatale. Shpetohet nga traversa ne pjesen e dyte. Duhet te zgjohet edhe ai.

GODIN 8 – Ja tek ju Godini i vertete. Me i sigurt ne pjesen e mbrojtjes dhe me me shume prespektive ne sulm.

Ai perdor iniciativen dhe kualitetin e tij per te ndihmuar djemte e Contes ne kete sfidte te rendesishme. Goli eshte i pari me bluzen zikalter dhe ishte qershia mbi torte.

NGA MINUTA E 76 MILAN SKRINIAR ME NOTEN 6 – Futet per te mbrojtur rezultatin dhe ben detyren e tij me perpikmeri.

DE VRIJ 7 – Ka kthjelltesine e zakonshme edhe ne momentet me delikate. Shpesh here i kujdesshem sa here therritet ne kauze.

Per tu shtuar te nota e tij edhe nje ulerime ndaj Handanovic i cili kishte qendruar ne porte gjate nje aksioni e nuk kishte dale.

BASTONI 7 – Tregon shpesh here edhe ne mesfushen kundershtare se di te beje shume mire detyren e tij por edhe te dale perpara.

Rritet me kalimin e minutave dhe ndihmon jo pak edhe perpara. Ka dicka per te permiresuar ende ne fazen e mbrojtjes.

D’AMBROSIO 6,5 – I preferuar ndaj Candreves, futet ne loje per te ndihmuar ne krahun e djathte por shpesh here i mungon ai pasimi final. Bie me kalimin e minutave.

NGA MINUTA E 71 ANTONIO CANDREVA ME NOTEN 5,5 – Nuk mungon sa here therritet ne apel, por humbet topin disa here per 4-1. Dicka qe nevrikos edhe shoket e skuadres e ne vecanti Sanchez.

BROZOVIC 7 – Pak regjist dhe pak mediano, ai alternon punen ne mesin e fushes dhe vrapon pambarimisht.

E ben per 90 minuta, ne fytyren e atyre qe gjate kesaj jave e kane ekzagjeruar me akuzat per heqjen e patentes (per te cilen eshte gjobitur nga Interi). Nga kembet e tij lind 1-1.

GAGLIARDINI 6,5 – Ai i dedikohet shume punes dhe vrapon pa u lodhur. Kishte nje rast te mire ne pjesen e pare, por e humbet. Sirigu i heq mundesine e golit ne nje moment. Fizkisht, eshte nder lojtaret me te mire tek Interi ne kete moment

YOUNG 7,5 – Perseri ai dhe jo Biraghi. Kjo eshte zgjedhja e Contes qe deshiron qe ai te kete vazhdimesi ne krahun e majte. Cmendet ne pjesen e dyte me golin e pare dhe me ndihmen ne golin e trete.

NGA MINUTA E 71 CRISTIANO BIRAGHI ME NOTEN 6 – Ai luan ne krahun e majte dhe e ben kete pa pasur pendesa dhe duke luajtur mire.

BORJA VALERO 7 – Spanjolli jep shpirtin qe te mos i jape asnje pike referimi kundershtareve dhe nisja eshte premtuese.

Me pas, pas disavantazhit, Torino fillon te ndihet me shume dhe ai gjen me veshtiresi hapsire. Por gjen veten ne pjesen e dyte kur nxjer ne pah nje inteligjence taktike qe rralle lojtare ne Serie A mund ta kene.

SANCHEZ 7,5 – Perseri nga minuta e pare, kesaj radhe Sanchez tenton qe te tregohet sa me shume altruist me shoket duke dhene per ta sa me shume topa.

Ne nje moment shperthen: assist per Godin dhe disa lojra ne fushe per te ferkuar syte. Ai fotografon naten zikalter ne momentin ku rekuperon ndaj Izzo dhe i jep Lautaros topin per te tretin. Cdo here e me shume po tregon se e meriton Interin.

LAUTARO 7,5 – Duket me i qete se heret e tjera. Tenton disa lojra personale dhe i afrohet golit por Sirigu e kupton.

Assisti per 1-1 e zhbllokon dhe jo rastesisht, arrin te gjeje edhe golin e 3-1.

NGA MINUTA E 83 CHRISTIAN ERIKSEN – PA VOTE.

ALL. CONTE 7,5 – Interi i tij e nis mire, e bindur, me pressing te larte dhe kombinime te shpejta. Por dushi i ftohte vjen nga disavantazhi per gabimin e Handanovic.

Gjithesesi, djemte rikthehen ne fushen e te dyten te motivuar per te kthyer rezultatin. Kesaj radhe u ndje dora e tij. Ja qe Interi ndodhet ne vendin e dyte. Mund te kishte qene nje katastrofe, por po shihet drita.

TORINO: Sirigu 7; Izzo 5, N’Koulou 5,5, Bremer 6; De Silvestri 5,5 (64′ Singo 6), Meité 5,5 (64′ Lukic 5,5), Rincon 5,5, Ansaldi 6 (64′ Berenguer 5,5), Aina 5,5; Verdi 5 (76′ Millico 6), Belotti 6,5. All. Longo 5,5.

ARBITRO: MASSA 5,5 – Humbet ne rutine. I zoti te shohe se Bastoni e preku topin me gjoks dhe jo me dore. Nuk shikon faullin ndaj Borja Valero, rast qe i kushtoi Interit koditjen e kendit te 0-1. I rende me Godin dhe jo me N’Kolou. Fal Izzon disa here ne momente te ndryshme te ndeshjes. Me pak fjale, i pasakte sot.

ASISTENTET E ARBITRIT: Di Iorio 6 – Bottegoni 6,5.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

4 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

4 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

4 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

5 hours ago