Categories: Ne plan te pareNotat

NOTAT – Sanchez kurre banal, Young dhe Moses si asnjehere. Me i miri ne fushe? Nuk ka dyshime!

Interi fiton nje ndeshje te dominuar ndaj Brescias me rezultatin 6-0 ku e gjithe skuadra tregoi nje nivel shume te mire loje.

Nderkohe, keto kane qene notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 6 – Clean sheet, dhe keto kohe dicka e tille eshte nje lajm. Ai me shume ka luajtur si mesfushor sot duke shperndare topa, se sa ka pritur. Vetem njehere vihet ne prove, ne pjesen e dyte.

D’AMBROSIO 6,5 – Rritet me kalimin e minutave dhe duket siguria e tij ne cdo nderhyrje. Dominon ndaj kundershtareve.

Me pas, ashtu si e ka marken e tij tashme, shenon nje gol te rendesishem me kok qe e con ndeshjen 3-0 ne fund te pjeses se pare. Rikthehet si protagonist.

DE VRIJ 6 – Sa keq per kartonin e verdhe qe edhe mund te ishte evituar ne nje ndeshje si kjo. Qeveris me siguri ne fazen mbrojtese dhe nuk ben asnje gabim.

NGA MINUTA E 46 ANDREA RANOCCHIA ME NOTEN 6 – Nje administrim normal i tij, me disa topa te spastruar nga zona zikalter.

BASTONI 6,5 – Ben nje rekuperim te bukur mbi Aye ne shpejtesi, duke hequr cdo shans shenimi.

Por me qetesi, arrin te luaje nje ndeshje shume te mire dhe kjo edhe fale Young qe ishte flake ne krahun e tije.

Ra pak ne finale, por e gjithe skuadra stakoi pak spinen me kalimin e minutave duke pare edhe rezultatin.

MOSES 7 – Pas assist ndaj Parmes, tregon edhe njehere qe ka cilesi dhe luan shume mire ne krah. Ai arrin te turbulloje pothuajse cdo here ujrat ne zonen e Parmes. Del nga fusha i sterlodhur, por sot ka luajrur mire. Hakimi mund te prese pak, te pakten per nje nate.

NGA MINUTA E 68 ANTONIO CANDREVA ME NOTEN 6,5 – Futet ne nje ndeshje te mbyllur por kjo nuk do te thote se ai nuk do te mundohet.

Madje arrin te shenoje edhe nje gol te bukur ne fund pas nje shtylle po aq te bukur.

GAGLIARDINI 6,5 – Mungesat ne mesfushe e detyrojne te luaje prap, por kesaj radhe ben nje ndeshje te madhe. Disa gabime te vogla ne pasime, por nuk jane asgje. Pastaj goli natyrisht qe nuk do te fshije ate qe beri me Sassuolon, por i jep nje besim per te ardhmen.

NGA MINUTA E 68 CHRISTIAN ERIKSEN ME NOTEN 6,5 – Disa gabime te shumta ne fillim per nje si ai, por mbase nuk gjen nje ndeshje te karikuar sepse ishte kthyer ne nje stervitje.

Gjithesesi, ai arrin te shenoje dhe te jape nje assist per Candreven edhe ne nje nate si kjo.

BORJA VALERO 6,5 – Profesori e di shume mire se cfare duhet te beje. Eshte i zoti qe te ruaje energji, dhe kur duhet i jep nje ndihme shokeve. Sa keq qe Lautaro dy here nuk i shfrytezon assistet e tij.

BARELLA 6,5 – Ai luan 60 minuta ne levizje te plote dhe eshte me i kthjellet ne leximin e situatave ne krahasim me Parmen.

Pas ndaleses se forcuar, ka rekuperuar te gjitha energjite dhe nuk vrapon asnjehere kot sot. Me personalitet fiton topa dhe ben pasime ne momentet e duhur. Thelbesor.

NGA MINUTA E 59 AGOUME ME NOTEN 6 – Edhe njehere ne fushen e lojes dhe po tregon qe ka cilesi. Mbase eshte pak i turpshem ne fushe, dhe duhet te luaje me shume perpara. Por luajti mire sot.

YOUNG 7 – Nje nate old style, si ne ato kohera kur luante ne sulm dhe ishte nje titullar i padiskutueshem i Kombetares angleze.

Goli eshte nje cmenduri, dhe i shtohet edhe nje ndeshje mjaft te mire te tij. Ishte krosimi i tij ai qe solli golin e trete. Kush e ka zgjedhur ne Fantacalcio sot do te fleje i qete.

SANCHEZ 7,5 – Sot ka marre vesh qe do te qendroje me Interin deri ne fillim te gushtit. Nje lajm i mire ky duke qene se keshtu do e mbylle kampionatin me Interin te pakten.

Por me te vertete qe ka dhuruar paraqitje teper te mira: dribbling, vrapime, rekuperime, nje loje asnjehere banale, assit, gol. E veshtire ta lesh te largohet nese do te vazhdoje kaq i motivuar… Me i miri ne fushe sot.

MARTINEZ 6  – Leviz mire, mbron me personalitet topin, dialogon me shoket. Por i mungon kthjelltesia para portes. Kjo gje e merzit jo pak, por nuk ben polemika kur del nga fusha per Lukakun. Duket qe i mungon goli.

NGA MINUTA E 68 ROMELU LUKAKU ME NOTEN 6 – E ka pak te veshire te futet ne ritmin e ndeshjes por ben te ndjehet prezenca e tij ne zone dhe jashte saj. Goli i Eriksen vjen pikerisht nga nje levizje mjaft e mire e tij, edhe pse nuk arrin te shenoje dot vete.

TRANJERI CONTE 6,5 – Interi dominon ne pjesen e pare dhe e mban kundershtarin ne zonen e tij deri ne minuten e 90.

Nuk shihej prej kohesh. Brescia sot ishte shume dobet, por mbase goli i shpejte i Young i prehu krahet dhe me pas u be gjithcka me e lehte.

Besimi per Sanchez shpaguhet ne fushen e lojes dhe tani behet e veshtire ta lesh jasht. Tre pike te tjera dhe mendjen tek Bologna.

BRESCIA: Joronen 6,5, Sabelli 5,5 (dal 58′ Mangraviti 5,5), Papetti 5,5, Mateju 6, Semprini 6, Skrabb 5,5 (dal 46′ Bjarnason 6), Tonali 5,5, Dessena 5,5 (dall’82’ Ghezzi sv), Zmrhal 5 (dal 58′ Spalek 6), Ayé 5,5, Donnarumma 5 (dal 46′ Torregrossa 6,5). All. Lopez 5

ARBITRI: MANGANIELLO 6 – Nje nate e thjeshte per cdo arbiter kjo por edhe per te qe nuk ben gabime. Penalltia ishte e sakte.

ASISTENT: Santoro 5,5 – Baccini 6, VAR: Mazzoleni 6

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

15 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

16 hours ago