Categories: Fokus

Oriali: “Ju them gjithcka rreth Mancinit dhe Mourinhos. Jose nje dite do kthehet…”

Nje deklarate e djeshme e Mancinit (por qe me pas mesa duket eshte mohuar nga vete ai ku thoshte se Tripleta e Interit eshte me shume merita e tij se e Mourinhos), duket se ka nxitur nje debat ne ambjentin futbollistik. Per kete, Gazzetta Dello Sport ka marre ne nje interviste Lele Orialin, i cili ka qene ne krah te dy prej trajnereve me te mire te historise zikalter, te lartpermendurve Mancini dhe Mourinho. Ja se c’thote ai:

Cfare kujtoni me shume nga Mancini?
“Tek Mancini me ra direkt ne sy kopetenca ne marrjen e vendimeve. Ishte ai qe sugjeroi blerjen e lojtareve si Julio Cesar, Maicon, Cambiasso dhe Stankovic duke na siguruar se edhe pse ishin lojtare normale, tek Interi do benin historine nen drejtimin e tij. Roberto eshte si nje trajner-president. E ndertonte punen e tij cdo dite dhe te njejten gje po ben dhe ke Galatasaray. Eshte merita e tij shperthimi i nje talenti atje sic eshte Alex Telles. Ndaj ka te drejte kur thote qe Tripleta eshte edhe fryt i punes se tij.”

Moratti do ta shkarkonte pas nje humbjeje me Cagliarin?
“Ne fakt ai e bindi Morattin per ta konfirmuar duke e garantuar se do fitonim Scudetton. Nuk e thoshte kete per te shpetuar pankinen e tij apo rrogen por e thoshte se ishte i bindur. Nje bindje qe e transmetonte dhe tek te tjeret.”

Cfare ju ka bere me shume pershtypje tek puna e tij?
“Mancio ishte gjithmone ne kerkim te kualiteteve. Ndertone gjithmone nje ekip ne te cilin ishte kenaqesi te luaje.”

A ka nje episod tipik qe simbolizon ciklin e tij tek Inter?
“Parma-Inter e vitit 2008. Ndeshja e fundit ne te cilen lufta per titull ishte e hapur akoma. Mancini punoi gjith javen per te rikuperuar Ibren i cili vinte nga nje demtim. I fliste, e inkurajonte. Mbaj mend qe kur gjate ndeshjes vendosi ta hedhe ne fushe, Ibra e pa ne sy sikur ti thoshte: “Ne rregull mister, me binde. Tani po futem ne fushe e do shenoj disa gola”. Ishte njesoj sikur Mancini ti kishte dhene dy assiste ate ndeshje Ibres. Dhe meqe ra fjala ke lojtaret e medhenj, Mancio eshte ai qe e ka menaxhuar me mire talentin e Balotellit. ”

Kalojme tek Mourinho.
“Dukej si njeri i ftohte por ne fakt e pame te qante pas fitores se Championsit. Ne ishim duke u kthyer ne Milano ndersa ai kishte nje takim me drejtuesit e Realit dhe perpara autobuzit ai nuk i mbajti dot lotet. Mou ka dobesite e tij por perpiqet ti fshehi ato.”

Kush eshte pika e forte e tij?
“Ai nderton nje bunker dhe kush eshte brenda eshte 110% i perfshire. Ne finale me Bayernin isha i bindur qe do fitonim sepse ata ne fushe ishin 11 veta kurse ne ishim 30. Bashke me Zanettin, Sneijderin dhe lojtaret e tjere, ne fushe ishin edhe rezervat, stafi teknik, doktoret dhe masazhatoret. Ishim te gjithe bashke.”

Mourinho flet per Interin sikur flet per nje mik te vjeter.
“Ai eshte njeri romantik. Donte te kthehej tek Chelsi dhe u kthye. Jam i bindur qe nje dite do ta shohim perseri ne pankinen e Interit.”

Cfare kujtoni nga Tripleta?
“Nje muaj perpara Mou me tha: “Ne do bejme historine”. Ishte i bindur dhe i bindte te gjithe aty. Fraza qe thoshte shpesh ishte: “Do shkojme ne maje te Botes”. Hera e fundit qe Interi kishte fituar Champions ishte kur televizoret ishin akoma bardh e zi.”

Mourinho donte te merrte Eto’o ?
“Dhe madje e bindi te luante dhe ne krah. Me pas Samuel argetohej duke kluajtur ne ate rol. tani ke Chelsi e ka bere te luaje perseri ne sulm. Mou hyn ne koken e lojtareve dhe i ben te gjithe te dashurohen pas tij.”

Kjo gje ndodhi dhe me Sneijder?
“Nje here i tha: “Me dukesh i lodhur. Shko nja 3 dte ne plazh me gruan tende”. Wesleyt i dukej shaka por ne fakt ishte e gjitha e vertete. Shkoi ne Ibiza per tre dite dhe kur u kthye, filloi perseri te bente mrekulli. Dhe me pas tha: “Jam gati te vras dhe te vdes per Mourinhon”. Mou ka nxjerre prej Sneijderit futbollin e tij me te mire. Ne Madrid ai qendronte shpesh ne pankine. Dhe tek Galatasaray, Mancini po nxjerr me te miren prej tij.”

Erion Maksuti

Share
Published by
Erion Maksuti

Recent Posts

  • Uncategorized

MOVIOLA e Corriere – Gabim i tmerrshem dje te ndeshja Inter-Salernitana: “Arbitri gaboi rende kur tregoi…”

Me sa duket, sipas Corriere dello Sport, arbitri i ndeshjes Inter-Salernitana diten e djeshme ka bere nje gabim teper te…

3 hours ago
  • Uncategorized

Kupa e Italise, dalin koeficentet per fituesen: “Ne kete moment, Inter, Milan dhe Napoli kane nje koeficent prej…”

Ne kete mesjave, Serie A do te beje pushim, por ne fushen e lojes do te rikthehet Kupa e Italise,…

3 hours ago
  • Uncategorized

Cassano zbulon: “Pse nuk e dini ju cfare ka ndodhur tek Inter? E thjeshte: para Barcelones ata kane…”

Si gjithmone, Antonio Cassano ka dashur te flase edhe diten e sotme ne rrjetet sociale per fitoren e Interit diten…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah data kur rikthehet Marcelo Brozovic? “Stafi mjekesor i Interit ka nje plan: ta ktheje lojtarin per…”

Marcelo Brozovic po i jep gaz dhe po tenton te kthehet sa me shpejt ne dispozicion te Simone Inzaghit. Mesfushori…

3 hours ago
  • Uncategorized

Icardi me ne fund e kupton? “E kam mbrojtur shume Wanda Naren, por tani jo me. Kam kuptuar se eshte nje…”

Sulm shume i rende i Mauro Icardit ne drejtim te gruas se tij, Wanda Nara, me te cilen eshte ne…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet Sensi: “Gjeja me e mire qe kam ardhur te Monza, nuk kam me frike. Te Inter po vuaja shume per…”

Diten e djeshme, per mediat eshte ndalur te flase edhe Stefano Sensi, ish-mesfushori i Interit qe eshte huazuar te Monza.…

4 hours ago