Categories: Ne plan te pare

Oriali: “Thohir? Nuk kemi folur kurre, ndoshta ngaqe eshte pak i pranishem. Bravo Ausilio, per Walter Mazzarri e drejte qe ti rinovohej kontrata”

Pas emerimit si menaxher i Kombetare italiane, i zyrtarizuar keto dite, Gabriele Oriali kthehet te flase, kete here ne mikrofonat e gazetes Libero. Ish menaxheri Interist nuk mohon surprizimin e tij per emerimin per te mbuluar kete rol: “qe per vite ka qene roli i Gigi Riva. Se shpejti do ta telefonoj per ti kerkuar keshilla”. Nje rol i ngjashem me ate te mbuluar tek Inter i Jose Mourinho: “Ne pergjithesi menaxheret e klubeve kane nje rol te ndryshem me ate te Kombetares; organizojme tranferimet, kurojne logjistiken… Me Jose megjithate roli ishte i ndryshem: deshironte qe te kisha nje kontakt direkt me te dhe grupin. Shpresoj te bej te njejten gje me Antonio Conte”.

Keni folur me teknikun?

“Me ka telefonuar, ishte i gezuar per mua. Njeh seriozitetin dhe eksperiencen, pastaj ka qene ai qe i ka dhene pelqimin Tavecchios, ne te kundert nuk do te behej asgje”.

Pak Inter per Kombetaren qe vitet e fundit ka qene pak zikalter.

“E njejta gje qe ka thene Massimo Moratti. Me ka telefonuar per te me komplimentuar. Nderkohe Mourinho me ka derguar nje sms te mrekullueshem: ‘E meriton per gjithcka qe ke bere’. Nje i madh ne gjithcka dhe per gjithcka”.

Conten e njihnit?

“Personalisht jo. Por me siguri jemi duke folur per nje trajner qe di te nxjerre jashte me te miren nga futbollistet e tij”.

Ju emocionon ky rol apo do te ksihit preferuar te vazhdonit me klubet?

“Kjo eksperience per mua eshte maksimumi, nder te tjera per mua eshte nje rikthim. Heren e pare qe jam futur ne Coverciano isha 14 vjec dhe luaja me te rinjte. Shpresoj te arrij te njejtat rezultate, ne cdo rast eshte gjithnje i njejti entuziazem”.

Do te thoni dicka per Interin e ri?

“E rendesishme eshte te mos krijohen polemika. Te gjithe kur me pyesin per Interin shpresojne qe te them dicka kunder klubit qe me ka bere te madh”.

Na thoni nese ju pelqen grupi i ri i Walter Mazzarrit.

“Po, me pelqen. Besoj se eshte rasti ti bej komplimenta Piero Ausilios, i zoti per te vepruar ne kushte ekonomike jo te lehta. Interi i ri nuk mund te synoje titullin, por eshte nje skuader e formuar me inteligjence”.

Per Mazzarrin cfare mendoni?

“Ka qene e drejte ti rinovohej kontrata, eshte sjelle mire pavaresisht se ne mesin e sezonit eshte dashur ti beje llogarite me pronaret e rinj. Nder te tjera ben gjithmone me mire ne vitin e dyte”.

Thohir ju ka kontaktuar ndonjehere?

“Kurre, me presidentin e ri nuk kam folur kurre, as edhe nje telefonate. Ndoshta eshte pasoje e faktit qe per arsye te dukshme eshte pak i pranishem. Tifozet e Interit, duke perfshire dhe veten, do te preferonim qe ti qendronte me prane skuadres”.

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: oriali

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

16 hours ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

16 hours ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin nuk permbahet: “Beni mire te mbani mend dicka per Lautaro Martinez: kur te mos shenoje per dy ndeshje…”

Ne kete moment, tek Inter ka vazhduar edhe njehere tjeter momenti magjik i sulmuesit Lautaro Martinez. Pasi ka shenuar dy…

24 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi zbulon: “Ja pse e bera zevendesimin Lautaro-Bellanova ndaj Fiorentines: nuk…”

Fitorja e Interit ne minuten e fundit ne Franchi ka qene nje fitore shume e rendesishme dhe sipas Inzaghit, ka…

24 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Duhet te themi dicka per kete Inter: e pate ndaj Fiorentines? Kane sjelljen e nje…”

Lele Adani, duke folir per sudiot e "90 minuto", ka komentuar diten e djeshme ne darke fitoren e Interit ndaj…

24 hours ago