Categories: Fokus

Osvaldo: “Inter, kam shume uri: dua te kthehem ne nivelet e mia. Medel eshte i forte, te jem trashegimtar i Militos eshte nje nder dhe nje peshe.”

Fjalet e para zyrtarisht si lojtar i ri i Interit per Pablo Daniel Osvaldo, i ardhur nga Southampton si huazim, kjo eshte dita e tij. Fjalet e tij ne konference per shtyp ne shqip ua sjell www.inter.al.

Cfare do te thote ta veshni kete fanelle?
“Eshte nje nder te vij tek Inter, jam i lumtur dhe mezi po pres te filloj.”

Ky Inter ka shume uri. Osvaldo sa i uritur jeni per te qene protagonist?
“Shume, sepse viti i fundit ka qene nje vit i vecante dhe dua te kthehem ne nivelet e mia me kete fanelle.”

Keni thene se nuk keni pasur dyshime kur Inter ju ka thirrur?
“Askush nuk ka dyshime kur therret Interi.”

Ka hidherim per mos-blerjen tuaj nga ana e Juventus? Keni pasur propozime tjera?
“Jo, jam i qete. Kam qene mire dhe kam fituar skudeton, gje qe nuk me ka ndodhur kurre me pare. Sa i perket propozimeve e di agjenti im, ai flet ne lidhje me gjera te tilla.”

Cfare mendoni per Medel?
“Eshte nje lojtar i madh, qe mund te na jap kualitet dhe force.”

Skudeto eshte nje ide e cmendur apo duhet te perqendroheni tek Liga e Kampioneve?
“Objektivi eshte qe te punojme, eshte e panevojshme te arsyetohemi ne fillim. Do te jete fusha qe do te tregoj nese jemi per skudeto.”

E keni pare Medel te luaj me pare?
“Po, ne kohet e Boca Juniors, per te cilet edhe bej tifo. Sic e thash edhe me pare, eshte nje lojtar i forces, sasise e cilesise dhe mund te na jap nje dore.”

Cfare mendoni per Antonio Conten?
“Nuk di cfare te them per kete ceshtje.”

Ne vitet e fundit, vetem gjate ketij viti nuk keni bere gola 2-shifror: cfare ka ndodhur? Keni nje objektiv golash qe te jeni te kenaqur?
“Cfare ka ndodhur, nuk e di, ndoshta nje deshtim per tu pershtatur ne futbollin anglez pas ardhja ne nje klub tjeter ne gjysme te sezonit nuk eshte e lehte. Nuk kam pasur vazhdimesi tek Juve sepse ishin Llorente dhe Tevez. Do te jem i kenaqur nese skuadra arrin objektivat, pastaj une do jap maksimumin.”

Mendon se pershtateni me Icardin?
“Po, ai ka cilesi te jashtzakonshme dhe eshte nje lojtar fantastik. Mendoj qe nese trajneri vendos te luaj se bashku me ne, do te pershtatemi.”

Mund te themi se ju jeni top player i Interit? Dhe e drejta e blerjes per 7 milione, shifer me inferiore se vlera, cfare ndjenje te jep?
“Per mua eshte nje mundesi, nese bej mire do te qendroj tek Interi per vite, nuk e shoh si nje gje qe me le hidherim. Une top player? Do te flasim pas disa muajve.”

Cila skuader te ka lene dicka me shume ne zemer?
“Te gjitha me kane lene dicka. Juve per fitimin e titullit, pastaj edhe Espanyol do te kete gjithmone nje vend special ne zemren time, kam pasur nje kohe shume te mire atje dhe do ta kujtoj gjithmone. Shpresoj qe edhe Intero do mi tejkaloj keto emocione.”

Ju me te vertete nuk mendoni se jeni personi i duhur? Ishte ironi, supozohet…
“Njerzit me njohin, ndryshoj ide gjithmone, me mjafton kjo. Pjesa tjeter nuk me intereson.”

Zemeroheni kur ju definojne si nje njeri gjaknxehte?
“Sigurisht, kam nje karakter te vecante. Eshte e vertete se shtypi ekzagjeron ose trillon situatat.”

Me cilet kundershtar mendon se tani ndjeheni me rival pasi qe jeni tek Inter?
“Do te thoja se me asnje, jam i qete nga ajo qe kam bere ne te kaluaren. Nuk kam rivalitet personal, ndoshta eshte ajo e grupit, qe i shkakton pasi luftpjme per interesat e njejta.”

Trashegimtar i Militos: nder apo peshe?
“Per mua eshte nje nder, pastaj edhe peshe me te drejte. Mund te marr si shembull ate qe ai ka bere dhe te mundohem te beje edhe me mire. Por per mua keto jane dy gjera.”

Vitin e shkuar keni zgjedhur Juven por pastaj nuk keni luajtur Boterorin: do ta benit perseri zgjidhjen e njejte?
“Po, nuk mendoj se nuk kam luajtur ne Boteror per shkak te Juves por per zgjedhjet e trajnerit te kombetares. Mendoj se kam bere 2 vjen ne kombetare pa humbur nje grumbullim. Por jam i bindur se nuk eshte per hapesiren e vogel.”

Cfare mesazhi i dergoni ish-shokeve tuaj ne Juve dhe Rome?
“Nuk kam then kurre qe do e fitoja Skudeton… Mendoj per te bere mire me kete fanelle, eshte nje mundesi per mua te kthehem ne nivelet e mia.”

Cfare numri do te merrni?
“Nuk e di, eshte gjeja me pak e rendesishme.”

Keni folur me Mazzarrin?
“Po, por per gjerat e rendesishme do te diskutojme ne ditet ne vazhdim. Eshte mire te jesh me nje trajner qe me ka dashur ne te kaluaren.”

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: osvaldo

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

13 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

13 hours ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

13 hours ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

13 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

1 day ago