Categories: Ne plan te pare

Conte ben akuza te tjera te renda: “Pak dite me pare nje mal me bajga, sot te gjithe ne autobuz me ne. Spalletti denonconte jo me kot…”

Antonio Conte, pas konferences per shtyp dje qe do te beje goxha kohe te diskutohet per te ardhmen e tij, ka folur edhe per Sky Sport duke komentuar keshtu fitoren ndaj Atalantes, por duke mos kursyer fjalet e forta per drejtuesit.

Kjo ka qene intervista e tij e plote per Sky Sport.

E ndjeje shume kete ndeshje edhe si personalitet per tu treguar ne fushen e lojes?

“Une doja shume te fitonim. Sot jam ndjere si ne cdo ndeshje, me siguri kam nje raport shume direkt me skuadren dhe jam shume i lumtur.”

“Ka qene nje ndeshje e mire kunder nje skuadre te veshtire per tu perballur. Jam i lumtur per te gjithe djemte dhe te gjithe ata qe jane brenda Pinetines.”

“Kemi dale ne vendin e dyte, nuk kemi asgje per te fituar, por kemi bere dicka qe nuk shihej prej kohesh.”

Vitin e ardhshem do e provoni perseri me Interin qe te kerkoni vendin e pare?

“Tani duhet te perfundojme ne menyren me te mire te mundshme Europa League. Mund ti premtoj tifozeve se do te bejme gjithcka, por nuk e di deri ku do te arrijme.”

“Nuk e di nese do fitojme kupen, por do te provojme. Kritika qe kjo skuader ka marre nuk kane qene aspak te drejta.”

“Por ky ka qene nje vit i veshtire edhe per mua. E them ne nivel personal dhe perfshi gjithcka ketu. Ka qene e veshtire”

“Kenaqesia ime ka qene te punoj me keta djem, me Orialin, me ata qe jane ketu. Ata jane ata qe kane merituar dhe qe meritojne komplimenta.”

Po ti do te thuash se nuk eshte njohur puna jote nga klubi?

“Nuk eshte njohur puna ime apo e djemve te mi dhe kam pare shume pak mbrojtje nga ana e klubit per mua dhe skuadren.”

“Kur do te fitosh, duhet te jesh shume i forte si brenda fushe por edhe jashte saj. Ne fund te vitit do te flasim me presidentin dhe do te nxjerim edhe perfundimet.”

“Nuk me pelqen kur njerezit hipin ne varke vetem ne momente pozitive. Me pelqen kur hipin edhe ne ato negative edhe ne ato pozitive.”

“Tek Interi nuk ka ndodhur kjo, mendoja se do te mbrohesha me shume une dhe skuadra, por nuk ka ndodhur. Nese je i dobet ne nivel drejtues, behet e veshtire te mbrosh skuadren dhe tranjerin.”

Trapattoni fliste per nje Inter qe eshte si nje centrifuge. Ne fjalet e tua shohim qe ka pak hidherim…

“Ka qene nje vit shume i veshtire dhe intensiv, djemte kane qene te zotet qe te krijojne nje grup`te bashkuar pavarsisht veshtiresive gjate sezonit per te bere tre mesfushore bashke apo dy sulmues bashke.”

“Sot dua ti jap meritat qe ata meritojne, jane njerez qe kane bere shume, Magaziniereve, fizioterapisteve… Le te themi qe vetem ketyre dhe skuadres.”

Po nuk eshte nje ceshtje merkatoje? Ti do doje edhe nej figure tjeter pervec Marottes?

“Mua nuk me mungon asgje, jam therritur ketu per nje projekt fitues. Ne fund te sezonit do te them ate qe nuk ka shkuar mire, edhe pse dicka e kam thene dhe do te behen vleresimet e duhura.”

“Pastaj secili duhet te jetoje i qete, une kam nje familje, kam pasur shume pak mbrojtje nga klubi.”

“Deri 15 dite me pare keni thene gjera qe nuk thuhen ne tv per mua dhe lojtaret e mi, duhet te kete me shume mbrojtje ndaj nesh. Duhet te jemi te forte edhe jashte fushes, duhet te bejme ende shume.”

Kete fjalim do e beje edhe nese do te ishe te Juventusi?

“Une sot kam pare njerez qe kane tentuar te hidhen ne varke bashke me ne por ka shume njerez qe ne kete varke nuk duhet te hidhen.”

“Nuk jane fjale te renda, kush me njeh e di qe nuk perdor fjale te mesme. Me ka bere shume bezdi te shikoj njerez mbi autobuzin tone nderkohe qe kemi pare fjale si nje mal me bajga deri pak dite me parre.”

“Pastaj, nuk eshte mbrojtur askush se secili ka ruajtur karriken e tij. Tani eshte Europa League, zoti shikon dhe parashikon…”

“Une kam nje difekt: kam nje vizion te qarte te rruges qe duhet te bejme. E nuk flas fare per merkaton.”

Po do doje me shume mbrojtje per gjerat qe dalin ne shtyp?

“Ne shkurtin e 2017 Spalletti denonconte gjera teper te renda, jemi ne 2020 dhe ndodhin te njejtat gjera.”

“Per te anulluar diferencen me Juventusin duhet te rritemi brenda dhe jashte fushes se lojes, duhet te kuptojme se ku duhen bere keto permiresime, edhe pse pronari do e shohe e do e kuptoje…”

“Te gjithe do e veme fytyren ne nje pike, por askush nuk eshte idiot: rrufepritesja behet ne vitin e pare, te gabosh eshte njerezore por te vazhdosh te gabosh eshte prej budallai.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

6 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

7 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

8 hours ago