Categories: MerkatoNe plan te pare

Paratici paralajmeron shkembim Dybala-Icardi ne ditet e fundit? “Nese do negocioj me Marotten, do e bej ne menyre te sjellshme.”

Ka qene tema e dites ne merkaton italiane por jo vetem per jave me radhe. 

Po flasim per shkembimin e mundshem Paulo Dybala – Mauro Icardi, me dy argjentinasit qe mund te nderrojne vendet e tyre duke shkuar ne Milano dhe Torino respektivisht.

Nga ana e tij, Icardi tashme eshte totalisht jashte projektit Inter dhe rrezikon qe po qendroi ne Milano, shoket ti shohe vetem nga tribuna.

Nderkohe per sa i perket Paulo Dybala, edhe pse publikisht nuk eshte pranuar nga drejtuesit e Juventusit, duket se per te nuk ka vend tek skuadra e Sarrit dhe ata kane tentuar me te gjitha menyrat per ta shitur kete vere po pa sukses.

Madje lojtari edhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Parmes edhe pse i grumbulluar, nuk luajti asnje minute per “arsye teknike”.

Por sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, dje Paratici ne mikrofonat e mediave mund te kete zbuluar se ne ditet e fundit te merkatos mund te ndodhe vertete shkembimi shume i perfolur ndermjet dy sulmuesve te Interit dhe te Juventusit.

“Mos u cudisni aspak nese Paratici dhe Marotta ne fund te merkatos bejne realitet kete fantazi te merkatos – shkruan Corriere dello Sport -. Fjalet e Paraticit mund te interpretohen shume thjeshte.”

“Icardi? Ne jemi te lumtur me lojtaret qe kemi ne sulm sepse kemi lojtare te nje niveli nderkombetar. Pankina e Dybala nuk eshte e lidhur me merkaton, por ka qene nje zgjedhje e tranjerit.”

“Ai eshte numri 10, jemi te lumtur ta kemi mes nesh. Nje shkembim ndermjet te dyve? E perseris, ne jemi te lumtur per sulmuesit qe kemi, eshte e veshtire ta permiresojme kete skuader.”

“Por nese do te negocioj me Marotten do e bej ne menyre te sjellshme ashtu si e bej me te gjithe.”

“Me pak fjale, Paratici kishte dje mundesine per te mohuar kete shkembim dhe nje shitje te Dybala, por ai u mjaftua me nje “jemi te lumtur me sulmuesit qe kemi”.”

“Kush me futbollin jeton, e di qe kjo eshte nje pergjigje diplomatike per te treguar se lojtari mund te shitet.”

“Pastaj fraza ne fund per Marotten le edhe ajo vend per dyshime. Negociata me Marotten per cfare? Ne kete moment merkato Interin dhe Juventusin e lidh vetem per dy emra: Icardi dhe Dybala.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta zbulon gjithcka: “Pese lojtare over 30 ne skadence kontrate: ja plani i Interit. I sigurt per rinovimin eshte…”

Inter eshte gati te blindoje Milan Skriniar, nderkohe qe per lojtaret mbi 30 vjec ne skadence ne qershor 2023 ka…

11 hours ago
  • Uncategorized

Salihamidzic nuk permbahet: “Surprize nga Inter? Per cfare? Une ju kam thene gjithmone qe ata…”

Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…

2 days ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit i habit te gjithe: “Jam me arbitrin e ndeshjes Bayern-Inter: nuk ishte penallti sepse…”

Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…

2 days ago
  • Uncategorized

Champions League: Inter, Juve dhe Napoli bejne ‘tifo’ per eleminimin e Milanit? “Nese ndodh, do perfitonin plot…”

Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…

2 days ago
  • Uncategorized

Bayern, fjale te medha nga tranjeri Nagelsmann: “Inter? Di te them qe kur kalon te nje grup si ky, ti je nje skuader qe…”

Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…

2 days ago