(ANSA) – PARIS, 29 GUSHT – Ai qe ka folur per mediat, eshte Michel Platini.
Ish-lojtari i Juventusit dhe drejtuesi i UEFA-s per shume vite qe u largua nga kjo detyre per korrupsion, ka folur sot per VAR dhe per faktin qe ai nuk “e duron aspak” kete lloj teknologjie ne futboll.
Ja fjalet e tij:
“VAR? Eshte thjesht video e perseritur e rasteve. Nuk eshte ndonje teknologji e re. Per mua nuk sjell drejtesi.”
Keto kane qene fjalet hapese te Michel Platini ne intervisten e tij per L’Equipe dhe ai ka vazhduar edhe me tej:
“Shikoni finalen e Boterorit. Ishte VAR, por goli i pare i francezeve i shenuar me goditje denimi, per mua, nuk ishte faull i kroateve.”
“Pastaj tek goli i dyte: regjia therret arbitrin per te pare rastin dhe e kthen arbitrin ne nje marionete. Nuk e le ate te marre vendime vete.”
“Por edhe aty: a kishte apo nuk kishte prekje me dore te kroatit? Me shpejtesi reale dhe me moviole normale, jo. Por me shpejtesi te ulet dhe supermoviole, po.”
“A eshte normale kjo? Te japim penallti per te qindat e sekontave? E ja, arbitri e pa dhe e dha, edhe pse sdo e jepte ne momentin e pare.”
“E gjithe kroacia proteston per prekje me dore te topit ne menyre te pavullnetshme dhe e gjithe franca qe kerkon penallti: ku eshte progresi? Ku eshte drejtesia? Perseri interpretim. Prandaj une nuk e duroj dot VAR-in ne futboll.”
Keto deklarata do te benin efekt nese do te ishin bere nga dikush tjeter. Por te thena nga nje ish-lojtar i Juventusit, nuk eshte se perbejne ndonje lajm te jashtezakonshem.
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…