Categories: Fokus

Prapaskena Mbaye: krisja me Interin, sqarimi i nevojshem dhe Juventus ne pritë

“Me kujton Chiellinin e pare”. Qekur e pashe per here te pare, rashe ne dashuri. Mbase, Aldo Spinelli, presidenti i Livornos, nuk i kishte plotesisht gabim. Sepse Ibrahima Mbaye ne moshen 19 vjec ka bere qe te flitet per te. Dhe jo pak. Aq shume po flitet rreth tij saqe eshte krijuar nje situate rreth e rrotull atij qe do te diskutohet shume, ne muajt e ardhshem te merkatos. Me Interin protagonist, dhe me personin e pare drejtorin e sektorit teknik Piero Ausilio.

Ai per “Ibra”, sic e therrasin te gjithe Mbaye, ka nje simpati. Vetesakrifikohet, ka kualitet, eshte konkurrues, energjik, fizik te forte, lidership: ky djalosh di si ti kryeje keto detyra, Ausilio e ka vene re prej kohesh dhe po e mbron me te gjitha menyrat. Ishte ideja e tij qe te rritej duke luajtur ne Serie A, ne nje skuader ku ai mund te luaje me vazhdimesi pa rrezikuar te humbase nje vit maturimi. Zgjedhja e nje huazimi tek Livorno eshte thjesht perfekte: Mbaye luan gjate gjithe kohes, me performanca shpeshhere pozitive, ndonje te djele per tu harruar (dicka normale per nje djalosh te moshes se tij) por ne kompleksin e protagonistit te nje aventure perfekte.

Se Mbaye eshte rritur goxha, Interi e di dhe gezohet per kete gje. Por nuk eshte i vetmi qe e ka vene re progresin e Ibra-s, fizikisht i gatshem dhe teknikisht ne rritje te dukshme. Duhet theksuar se rreth tij, ne janar, kane ardhur oferta qe e ka bere situaten shume delikate. Skuadra e pare qe ka kerkuar informacion per ta pasur ne bashkepronesi ishte Genoa, Gian Piero Gasperini e pelqen dhe e vlereson, ne modulin e tij 3-4-3 do te ishte nje interpretim perfekt.

Ideja lind nga bisedimet per Kucka. I cili me vone do te demtohet, tratativat ndaluan perpara se te fillonin. Por president Preziosi ka provuar qe te hape serish tratativat per Mbaye, me tentativen per ta pasur gjysmen e kartonit menjehere ose ne qershor. Dhe pergjigja e Interit ka qene gjithmone e qarte: jo faleminderit. Sepse per marreveshje te tilla Ibrahima qendron tek Livorno deri ne vere. Por mbi te gjitha nuk duan qe te privohen nga nje perspektive e tille ne nivel bashkepronesie kartoni.

Mbrapa ketij qendrimi eshte shoqeria, eshte Piero Ausilio, eshte politika e president Thohir. Por eshte edhe Mazzarri, gati per fazen e dizenjimit te Interit te tij 2014/2015: Mbayen do e shikonte shume mire ne pozicionin e lojtarit te krahut (ne te dyja anet), por gjithashtu edhe si mbrojtes i djathte ne mbrojtjen me tre, gati per tu rritur ne krah te Campagnaros dhe Vidic. Gjithcka e qarte, shkurtimisht. Perpara se te dilte serisht emri i tij ne tratativat per Hernanes. Kerkonin Mbaye fuqishem ne marreveshjen Hernanes.

Ne kete rast situata ndryshon. Sepse Mazzarri per Profetin do te bente cfaredolloj gjeje. Dhe atehere rruge te lire, Mbaye do te shkoje te Lazio, me te drejten e blerjes se komplet kartonit. Me nje problem ne vleresimin e kartonit: per Interin kartoni i Mbaye ishte jo me pak se 5-6 milion, per Lotiton dhe Taren jo me shume se 2.5 milion.

Per Mbaye, ne fakt, jane interesuar konkretisht prej kohesh shoqeri te ndryshme me prestigj te larte. Top klubet angleze, Monaco dhe Juventusi. Me drejtorin sportiv Fabio Paratici duhet pasur kujdes ndaj ketij djaloshi ashtu si dhe me Bardin, dy deshira  bardhezi jo te lehta per tu realizuar pikerisht sepse jane ne pronesi zikalter.

Per kete arsye, Interi ka ne agjende nje takim per te diskutuar te ardhmen e Mbaye. I cili ka kontrate me skadence ne 2016 dhe duhet menduar shpejt per ta rinovuar. Por Ibra qendron ne planet e klubit dhe te trajnerit, sepse polivalent, punetor, djaloshi eshte tashme i gatshem per kryer performanca te mira ne kategorine maksimale. Jo keq per nje djalosh te vitlindjes 1994 qe po tregon tek Livorno te gjithe vlerat e tij ne vitin e pare te Serie A.

Takimi eshte vendosur. Per te sqaruar, per te blinduar Mbaye dhe te evitojne pozicionet jokomode qe favorizojne nje nderhyrje prepotente te shoqerive angleze, Monacos ose te Juventusit. Te gjitha te interesuara per Ibrahima. Zgjidhja quhet rinovim, si ajo e Bardit ne veren e kaluar. Rindertohet me te rinjte qe dalin nga shkollat e Interit, fjalet e Thohir. Dhe ai djalosh qe te kujton Chiellinin e ri nuk duhet leshuar.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: mbaye

Recent Posts

  • Uncategorized

Fabrizio Biasin zbulon: “Inter-Kessie, ja cfare kam marre vesh. Eshte totalisht e vertete qe…”

I intervistuar ne studiot e Telelombardia gjate transmetimit "E sempre derby", Fabrizio Biasin ka dhene mendimin e tij per disa…

4 hours ago
  • Uncategorized

PSG, Al Khelaifi jep lajmin e madh per… Interin: “Ju them me bindje se ne muajin janar kemi…”

Diten e sotme, Nasser Al-Khelaifi, njeriu me i rendesishem i Paris Saint Germain ka dhene nje interviste te rendesishme per L'Equipe.…

4 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ARGJENTINA – Scaloni merr vendimin perfundimtar per Lautaron: “Ndaj Australise sot do…”

Pasi jane mbyllur grupet ne Boteror, eshte direkt koha per 1/8 e finaleve, ku sot do te zbrese ne fushe…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Lukaku habit: “Klubi i thote se nuk eshte nevoja por ai nuk do t’ja dije dhe ka vendosur te…”

Romelu Lukaku ndihet ne borxh ndaj Interit dhe ndjen se nuk ka arritur do te jape as gjysmen e asaj…

10 hours ago
  • Uncategorized

TS i habit te gjithe: “Inter po mendon per nje goditje me parameter zero te Roma?”

Tuttosport ka dashur te ndalet edhe diten e sotme te merkato e Interit, njesoj si ka bere edhe La Gazzetta…

10 hours ago
  • Uncategorized

Zanetti: “Inter kishte ne axhende dy lojtare qe jane sot te Argjentina, por financat na ndaluan. Behet fjale per…”

Direkt nga studiot e ESPN ne Qatar, Javier Zanetti, ka komentuar fitoren e Argjentines me Polonine, por ka folur edhe…

11 hours ago