Categories: Ne plan te pare

Preview Atalanta-Inter – Jashte Brozovic, Vecino dhe Candreva. Nga minuta e pare…

Transferta e dyte radhazhi ne kampionat (e treta, nese llogarisim edhe derbin e rekuperuar) per Interin, qe vjen ne kete ndeshje pas humbjes se papritur ne Torino. 

Ka shume deshire per te bere mire tek zikalterit te cilet dolen me zero pike ne ndeshjen ndaj granatave, edhe pse bene nje paraqitje pozitive, te pakten deri tek goli i te zoteve te shtepise.

Ndeshje teper e rendesishme ajo ne Atleti Azurri d’Italia: nuk eshte asnjehere e thjeshte ne shtepine e Atalantes dhe kete gje e tregojne rezultatet (vetem dy fitore qe prej 2008),  por objektivi eshte ai i tre pikeve dhe nje kualifikim per Champions League.

TAKTIKA – Mungesa te rendesishme per Luciano Spallettin ne mesfushe qe do i duhet te beje pa Brozovic i cili eshte i skualifikuar dhe pa Vecino i cili eshte i demtuar dhe ne menyre surprize mbeti jashte nga lista e te grumbulluarve kur te gjithe prisnin qe ai te ishte. Ne mesfushe keshtu do te jete Borja Valero nga minuta e pare me Gagliardinin dhe Rafinha do te luaje pas shpines se Icardit. Pak shqetesime per Miranden, por pritet te luaje nga minuta e pare. Nderkohe as Candreva nuk eshte aspak mire, dhe eshte stervitur gjithe javen vec nga grupi pas demtimit qe pesoi ne Torino ne kavilje. Karamoh pritet ta zevendesoje nga minuta e pare dhe Eder duket se do e nise nga stoli. Me perjashtim te rastit nese Spalletti vendos te fuse Cancelon nga minuta e pare si sulmues krahu ne vend te Candreves duke futur Santon nga minuta e pare ne mbrojtje. Duke pare mungesat e medha ne mesfushe, jane grumbulluar edhe te rinjte Emmers dhe Zaniolo.

KUNDERSHTARET – Probleme edhe ne shtepine bergamaske. Gian Piero Gasperini nuk do te kete ne dispozicion Rizzo, Spinazzolam Ilicic dhe Palomino pervec te skualifikuarit Petagna. Atalanta nuk po kalon nje periudhe shume te mire, perkundrazi, sapo ka barazuar ne Ferrara kunder Spal dhe ka humbur ne shtepi ndaj Sampdorias. Caldara pritet te rikthehet si titullar edhe pse nuk eshte ne kushte optimale. Pastaj ka balotazh ndermjet Gosens dhe Castagne per te zevendesuar Spinazzolan. Ne sulm ka nje dyshim akoma me te madh: kush do te luaje me Papu Gomez? Cornelius nuk ka qene mire gjate javes e mund te luaje nga minuta e pare i riu Barrow.

KU DUHEN GODITUR – Toloi, Caldara (ose Mancini) dhe Maisello pritet te jene linja mbrojtese e Atalantes. Nje repart qe nuk duket i pakalueshem si ne te kaluaren, kjo edhe per shkak te renies se gjithe formes se skuadres ne pergjithesi. Ndeshjet e fundit kane treguar limite sidomos ne perqendrim, sic tregojne golat e dhuruar per Sampdorian ne ndeshjen e fundit ne shtepi.  Interi ka treguar se eshte mire “me shendet”, por ka qene teper e pafat ndaj Torinos. Ne Bergamo duhet permiresuar shenjestra perpara portes. Atalanta do te luaje ndeshjen e saj te perhershme ne te gjithe fushen: te fitohen duelet nje per nje do te jete celesi.

SYTE E VENDOSUR TEK… – Borja Valero. Pa Brozovic dhe pa Vecino, do i takoje spanjollit te luaje perpara mbrojtjes me Gagliardinin. Kunder nje kundershtari qe sulmon nga minuta e pare deri ne te 90 dhe qe ka ritmin dhe presingun armet me te mira, spanjolli duhet te jete celesi  i lojes per te vendosur kohen e lojes dhe manovren zikalter. Te kesh ne dore topin dhe ta pasosh kur duhet do te ishte nje avantazh teper i madh per Spallettin dhe keto cilesi ish futbollisti i  Fiorentines i zoteron.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

ATALANTA (3-4-1-2): Berisha; Toloi, Caldara, Masiello; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Cristante; Barrow, Gomez.

Pankina: Gollini, Rossi, Mancini, Bastoni, Castagne, Melegoni, Haas, Cornelius, Elia.

Tranjer: Gasperini.

Te skualifikuar: Petagna (1).

Te padisponueshem: Rizzo, Spinazzola, Ilicic, Palomino.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Gagliardini, Borja Valero; Karamoh, Rafinha, Perisic; Icardi.

Pankine: Padelli, Berni, Ranocchia, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Emmers, Zaniolo, Candreva, Eder, Pinamonti.

Tranjeri: Spalletti.

Te skualifikuar: Brozovic (1).

Te padisponueshem: Vecino.

Arbiter: Doveri.

Asistent: Vivenzi e Lo Cicero.

Var: Damato (Ranghetti).

Arbiter i katert: Calvarese.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: AtalantaInterformacionPreview

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

21 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

25 mins ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

28 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

42 mins ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

2 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

16 hours ago