Categories: Ne plan te pare

Preview Sampdoria-Inter – Dyshimet e Spallettit ne mesfushe: Gaglio i vetmi i sigurt. Zgjohet sulmi?

Sa zgjat kovaleshenca e Interit? Ferraris do te jape nje pergjgije per kete, sepse te dalesh me nje humbje nga kjo ndeshje sjell shume lajme te keqija por nje fitore do te thote dalje perfundimtare nga kriza. Pas suksesit me Beneventon, barazimit me Napolin, tashme Spalletti deshiron te shikoje ate driten ne fund te tunelit qe ka nisur qe ne dhjetor dhe qe ka komplikuar planet per Champions.

TAKTIKA – Luciano Spalletti humbet Ranocchian dhe nuk ka ne dispozicion baby Pinamontin dhe Emmers, por per sa i perket te tjereve te gjithe i ka gati. Dyshimet me te medha jane ne mesfushe, ku i vetmi i sigurt duket Gagliardini. Brozovic, Vecino, Borja Valero dhe Rafinha jane ne liste per dy vendet te mbetura. E veshtire te mbahet jashte Brozo pas asaj ndeshje me Napolin, por karakteristikat e kundershtareve mund te orientojne teknikun zikalter drejt opsioneve te tjera. Perpara nderkohe, treshja e perhershme: Candreva, Icardi dhe Perisic.

KUNDERSHTARET – Marco Giampaolo nuk heq dore nga e shtrenjta 4-3-1-2, edhe pse duhet te kete te beje me skualifikimin e rendesishem te Linetty. Rikthehet titullar keshtu Praet pas mungeses se gjate. Ne mbrojtje Bereszynski rikthehet gjithashtu. Viviano eshte rekuperuar ne porte. Ne sulm Ramirez pas shpines se Quagliarella dhe Zapata. Sala nuk eshte grumbulluar fare.

KU DUHET GODITUR Vazhdojne rezultatet e alternuara doriane: shume mire ne Genova, por shume keq jashte shtepise. Sampdoria, ne fakt, vjen nga nje humbje 4-1 ne shtepine e Crotones qe konfirmon kete trend. Nje skuader, ajo e Giampaolos, qe kerkon mbajtjen e topit dhe luan hapur kunder te gjitheve. Nje sjellje qe mund te ndihmoje Interin, qe luan me mire kunder ketyre skuadrave. Duhet kuptuar nese faza sulmuese zikalter do te qendroje e njejte apo do te kete nje shperthim qe mungon prej muajsh tashme.

SYTE TEK… – Gagliardini. Ne menyre te papritur i kthyer shume i rendesishem. Ne menyre te papritur rendimenti i tij eshte rritur, pikerisht ndaj kundershtarit me te veshtire, Napoliot. Roberto ka fituar nje vend titullari ne mesfushe me karakter, deshire por edhe shume topa te rekuperuar. Pyetja tani qendron tek ata qe do rrijne afer tij ne mesfushe, sepse ai me siguri do te jete titullar. Spalletti beson tek ai dhe shpreson qe ringjallja e pergjithshme te kaloje nga ai.

FORMACIONET E MUNDSHME:

SAMPDORIA (4-3-1-2): Viviano; Bereszynski, Silvestre, Ferrari, Murru;  Barreto, Torreira, Praet; Ramirez; Quagliarella, Zapata.

Pankine: Belec, Tozzo, Andersen, Regini, Strinic, Capezzi, Tessiore, Verre, Alvarez, Caprari, Kownacki.

Tranjer: Giampaolo.

Te skualifikuar: Linetty (1).

Te padisponueshem: Sala.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Brozovic, Gagliardini; Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi.

Ne pankine: Padelli, Berni, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Vecino, Rafinha, Karamoh, Eder.

Tranjer: Spalletti.

Te skualifikuar: 
nessuno.

Te padisponueshem:
 Pinamonti, Emmers, Ranocchia.

ARBITER: Tagliavento.
Asistent: Ranghetti e Mondin.
Var: Mazzoleni (Paganessi).
Arbiter i katert: Pinzani.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: PreviewSampInter

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago