Categories: Fokus

Prezantohet Vidic: “Inter nje klub i madh. Do me pelqente te mbaja nr. 15. Jovetic dhe e ardhmja…”

Eshte dita e madhe per Nemanja Vidic. Sot, lojtari serb eshte paraqitur zyrtarisht per shtypin si lojtar i ri i Interit, neshkrimi i pare i kampanjes verore 2014/15. Drejtperdrejt nga Appiano Gentile, te tere prezantimin ne shqip per ju e sjell www.inter.al.

Pse keni zgjedhur kete projekt?
“Inter eshte nje klub i madh, me histori dhe tradite. Qe ka fituar Champions dhe trofe te bredshem. Kane nje pronar dhe projekt te ri te cilit iu bashkova dhe me pelqeu. Jam shume i lumtur.”

Keni biseduar me Mazzarrin dhe Stankovic?
“Kam folur me Stankovic para se te vija ketu, nuk eshte serbi i vetem qe ka veshur kete fanelle. Do doja ta vazhdoja kete tradite. Serbet e tjere kane bere mire ne Itali, jo vetem tek Inter.”

Si e shifni futbollin Italian ne Angli?
“Une mund te kasha ardhur ne Itali disa vjet me pare, tani e kam kete mundesi. Disa thone qe ky mund te jete nje hap prapa, por mendoj qe futbolli juaj i pershtatet stilit tim te lojes. Inter eshte nje kulb i madh evropian, eshte e vertet qe nuk po arrin rezultatet qe do. Por, ky projekt eshte nje hap para per mua, pajtohem me idene per te ardhmen. Ishte koha per kete ndryshim ne jete. Futbolli anglez eshte me i ndryshem, por une mendoj qe Serie A ka nje loje te nje niveli te larte.”

Si te ka bindur presidenti Thohir?
“Nuk kam folur drejperdrejt me te, por me Piero Ausilion dhe Marco Fassonen, qe me kane shpjeguar projektin e klubit. Kam menduar menjehere se do ishte nje ide interesante. Me kane thene qe presidenti nuk donte nje projekt 6 muajsh, por per nje periudhe 2 vjecare. Ai e deshiron Interin ne krye si klub. U pajtova me kete projekt. Dua te theksoj se edhe ne transferimet e meparshme kam qene gjithmone perpara projekteve te reja. Edhe tek United fillimisht nuk kam fituar. Kane qene te rendesishme ne afate te gjata. Mendoj se mund te behet mire, si ne projektet e meparshme.”

Jeni gati qe te beheni kapiten?
“Fillimisht duhet te them qe se pari duhet te fitoj nje vend ne fushe, nuk varet nga une. Pregadis veten time me se miri ne stervitje. E kam bere 9 vjet tek United, pavaresisht diskursit te kapitenit. Nuk e ndryshon menyren e te aplikuarit tim ne fushe.”

Viti i kaluar i Inter ishte larg nga vendi i pare. Objektivi kete sezon?
“Idea eshte te permirsohemi ne fushe, si lojtar dhe mentalitetin qe kish a te parashikuar. Do e ndaj. Pirtjet jane te rendesishme, duam te permirsohemi ne fushe dhe te jemi krenar ne fund te sezonit.”

Si e sheh mbrojtjen e 3 dhe njohjen me me disa nga koleget e juaj te ri?
“Kam pare disa ndeshje te Inter dhe disa nga koleget e mi te rinj. Eshte nje modul ne te cilin s’kam luajtur kurre. Menyra ime e mbrojtjes nuk ndryshon. Dua te pershtatem me zgjedhjet, qofte mbrojtja me 3 ose me 4.

Eshte e vertet se Milan ju ka dashur dhe a keni folur ndonjehere me Hernandez(Chicharito) per Interin?
“Milan nuk ishte nje opsion, kishte klube tjera ne Evrope. Chicharito nuk me ka kerkuar asgje.”

Do e keni akoma nr.15? Tani pas epokes argjentinase fillon ajo sllave? Mund te vazhdohet me Jovetic…
“Shpresoj ta mbaj numrin 15, por nuk kam folur ende. Sido qe te jete numri do jete mire. Nuk mendoj per shumat e nacionaliteteve. Jovetic nuk e njof mire, nuk flas me te. Fakti se ka lojtar nga ish-Jugosllavia favorizojne pershtatjen.”

Me mire te kesh aftesi te medha individuale apo sistemi defansiv?
“Mendoj qe eshte e rendesishme sistemi i lojes qe luan ne mbrojtje. Performancat e mia gjithmone jane varur nga koleget e mi ne mbrojtje. Grupi rrit individualitetin. Gjithe klubet duhet te mendojne ne kete menyre qe te arrijne qellimet.”

Si jane raportet me United dhe pse u larguat?
“Tashme jam pergjigjur, kam kaluar 9 vjet atje, duke fituar te gjitha, si trofet e klubit dhe ato individuale. Eksperienca e re eshte nje sfide e re. Kam nje motivim te larte. Kam provuar qe vlej ne Angli dhe dua ta bej edhe ketu ne Itali. Eshte nje vend i ri, i mire per te qendruar dhe jetuar. Eshte afer shtepise. Gjithashtu mund te mesoj nje gjuhet te re.”

Cili eshte hapi tjeter per te ardhmen?
“Askush nuk e di cfare sjell e ardhmja. Jam ketu per te qendruar 3 vjet. Dua te pregaditem sa me mire per kampionatin, dhe pse te gjithe jane te lumtur. Per te ardhmen…nuk e di.”

Tek Inter ka pasur mbrojtes te medhenj, nese do kishe shansin per te luajtur me njerin nga ata cili do ishte? Tani jane Ranocchia, Juan dhe Rolando…
“Eshte e vertet qe ne te kaluaren ka pasur mbrojtes te rendesishem, te cilet kane fituar shume trofe. Por merita nuk eshte vetem e atyre, eshte e te gjithve. Dua te jem pjese e nje mbrojtje te re dhe te jem ne nje nivel tjeter performance. Lucio, Samuel, Materazzi, Zanetti, dhe te tjeret kane bere historine e Inter. Keta te ketij viti? Kam pare disa ndeshje te ketij viti dhe i kam verejtur ato. Ka gjithashtu edhe te rinje qe mund te permirsohen me kalimin e viteve. Mezi po pres te jem pjese e kesaj mbrojtje dhe te fitoj nje vend.”

Kur ke firmosur e ke ditur se do te luash ne nje klub qe nuk merr pjese ne Champions?
“Edhe kur kam qene tek Inter nuk kam luajtur. Eshte nje zgjidhje per te cilen nuk pendohem. Do te luajm ne Europa League, kemi 30 lojtar qe mund te luajne ne kompeticione te tilla. Te gjithe do jene ne gjendje per t’i provuar aftesite e tyre me tre kompeticionet dhe nuk mendoj se kjo do jete nje problem per ne.”

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

6 mins ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

10 mins ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

14 mins ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

18 mins ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

21 mins ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

13 hours ago