Categories: JuventusInterNe plan te pare

Prisco, Calciopoli, Ceccarini: drejt Juventus-Inter! Ja etapat e nje rivaliteti pa fund…

NDESHJA E PARE
Nje tjeter kapitull, nje tjeter histori per tu shkruajtur. Nje tjeter etape e nje serie te pafundme, qe do te zgjase deri ne fund te kohes. Eshte shume e thjeshte, Juventus-Inter, derby i Italise. Nje ndeshje simbol te nje rivaliteti, i dy menyrave te kunderta per te perjetuar pasionin e tyre, e dy shtyllave te zhvillimit futbollistik trengjyresh. Urrejtja sportive qe nuk gjen paqe, per me teper, perkundrazi, ri-shperthen serish me me shume force. Dielli dhe Hena, Perendimi dhe Lindja, Parajsa dhe Ferri. Nje histori qe ka zgjatur deri ne ditet tona nepermjet shume etapave qe cdo here kane krijuar polemika te nxehta dhe konture tragjike dhe legjendare ne te njejten kohe. Etapat e nje historie te pafundme, qe perjetojme ketu:

Ishte nentori i 1909 dhe luhej ne Sebastopoli te Torino-s dhe fiton Juventusi me rezultatin 2-0. Por, Interi ringrihet akoma me shume: fillimisht duke fituar ndeshjen e fazes se dyte dy jave me vone ne Arena Civica ne Milano, me duke trimfuar ne fund te sezonit me skudeton e pare te historise se saj. Po flasim per 109 vjet me pare, ndeshja e pare e serive epike.

KUR RIVALITETI ESHTE NDEZUR

Nje nga episodet me te njohura te sfides se pafundme: 16 prill 1961, ne ndeshjen Juventus-Inter. 11skudeto per bardhezinjte, 7 per zikaltrit. Ishte nje rivalitet i nxehte, per shkak te shume perballjeve ne luften per kampionat, por qe nga ajo dite pesha e kesaj ndeshjeje rritet akoma me shume.

Ne minuten e 31 te pjeses se pare tifozet berdhezi kane pushtuar fushen dhe per rrjedhoje ndeshja u shty. Ne nje moment te pare Interi mori, sic e parashikonte rregullorja, fitoren ne tavoline 2-0, por me pas apeli i bardhezinjve u pranua dhe CAF-i me 3 qershor vendose qe ndeshja te zhvillohet serish me 10 qershor.

Nje vendim qe terboi presidentin e atehershem zikalter, Angelo Moratti, i cili ne inat e siper, bindi Helenio Herrera-n qe te zbrese ne fushe me lojtarit e rinj te Primavere-s. Midis tyre ishte dhe nje lojtar i ri Sandro Mazzola, ku do te degjojme serish te flitet per te. Sipas kronikes, ndeshja mbaroi 9-1 per Juventusin.

PLAGE AKOMA TE HAPURA

Dhe vijme atek ai epidos qe nxjerr ne pah, simbolin e nje rivaliteti qe ate dite ishte piku i epokes perpara Calciopolit. Kane kaluar me shume se 20 vjet nga ai 27 prill 1998 dhe nga ai faull i Mark Iulianos mbi Ronaldon. Por plaga eshte akoma e hapur ne zemrat e te gjithe tifozeve interiste, qe me siguri nuk e kane harruar gabimin e arbitrit Ceccarini ne ate ndeshje decizive per Skudeto ne Dele Alpi. Jane shkruajtur pafund faqe per ate episod, mbase nje nga me te rendesishmit (ne sens negativ) te historise se futbollit italian. Dhe me shume mundesi, ishte fillimi i asaj qe zbulohet tete vjet me vone…

SI NAPOLEONI… NE OLIMPICO

Persa i perket plageve te hapura. Cdo interist i denje nga ky emer provon nje dhimbje te madhe kur kujton nje dite qe per fat te keq qe eshte ngulitur ne kujtimet e te gjithe popullit te Interit. “5 Maji? Vdekja e Napoleonit”, do te ktheje pergjigje cdo tifoz zikalter, duke provuar te ironizoje dhe te maskoje nje zemer te shpartalluar nga vuajtjet. Por e verteta eshte se ate dite nuk ka vdekur vetem drejtuesi madheshtor francez, por ndodhi edhe nje goditje me te veshtira te historise zikalter. Interi i Cuperi-it zbret ne fushen e Olimpico-s kunder Lazio-s, praktikisht me Skudeton e fituar, por me pas e gjejne veten ne nje mankth, ne avantazh pikesrisht nga Juventusi, qe e fiton ate skudeto. Nje fakt qe e perkeqesoi me tej rivalitetin midis dy skuadrave.

Turpi, poshterimi, çnderimi. Katastrofa qe e vendosi te gjithe futbollin italian ne pozicion qesharak ne syte e botes. Moggi-Giraudo-Bettega, trekendesi qe shkaterroi reputacionin e futbollit italian. Pasojat e asaj menyre te operuari i njihni te gjithe: Juventus ne Serie B, skudeto i jepet Interit. Konkluzioni: rivaliteti ne maksimumin historik, tifozet juventine te zemeruar dhe te bindur qe jane viktime e nje komploti gjigant ne favor te zikalterve, qe i akuzonin se kishin fituar nje skudeto te padrejte.

MIDIS BATUTAVE DHE OFENDIMEVE

Por me kalimin e viteve ky rivalitet eshte bere unik ne llojin e tij edhe per shkak te shume batutave qe e kane ngjyrosur ndeshjen. Nga ana tjeter me personazhe te kalibrit te Peppino Prisco dhe Giani Angelli nuk mund te shkonte ndryshe. M epak fjale, nuk ka Juventus-Inter pa batuta helmuese.

TABU

Dhe keshtu ishte per Juventusin me 3 nentor te 2012 kur, mbas 49 ndeshjes ne Stadium qe nuk humbiste ne tre kampionate te ndryshme, mposhtet me rezultatin 3-1 per Interin e Andrea Stramaccionin, skuadra e pare qe ka dhunuar stadiumin juventin. Dhe tashme qe ky Juventus duke i pathyeshem, Interin e pret detyra te perserise ate nate, per nje tjeter shperthim te lumturise, nje tjeter kapitull te nje serie te pafund.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

16 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

1 day ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

1 day ago