Categories: FokusNe plan te pare

Rishikim Celtic-Inter, Mancini mendon për 4-3-2-1 me Shaqiri-Kovacic pas Icardi. Titullar edhe Kuzmanovic dhe Dodo?

Të gjashtëmbëdhjetat e Europa League, tani fillon puna serioze. Pas një periudhe me pritje të mëdha (por munguan rezultatet), tani Inter e ka kuptuar që nuk do të ketë më shaka. Fitimi i këtij trofeu që kohë më parë quhej “UEFA Cup”, do të thotë rikthim në pasurimin e vitrinës së trofeve internacional dhe gjithashtu garanton hyrjen në playoff për edicionin e ardhshëm të Champions League.

Taktika – Mancini e di, ka mjaft vetëbesim dhe beson në rikthimin e skuadrës në nivelet më të larta. Pengesa e parë është Celtic, skuadra anglo-skoceze që ka të modifikuar një stil unik të lojës. Tek zikaltërit do mungojnë Jonathan, Nagatomo, Andreolli dhe D’Ambrosio, pa harruar që Brozovic dhe Podolski nuk bëjnë pjesë në listën e lojtarëve të ftuar në Europa League për shkak të rregullave të Uefas. Duke pasur parasysh lojën në Bergamo, dy nga këta lojtarë do të pushojnë: Campagnaro, Santon dhe Palacio dhe pritet të rikthehen në fushë si titullar Kovacic dhe Dodo. Po shkohet përsëri drejt një rombi me Shaqirin i cili pritet të luajë si sulmues i dytë mirëpo gjithashtu edhe si mesfushor ofansiv, së bashku me numrin 10, kroatin Kovacic që të dy në mbështetje të Icardit. Argjentinasi është mirë, e ka kaluar problemin me virusin i cili e mbajti jashtë fushës në fundjavën e kaluar dhe tani pritet të jetë titullar. Në mesfushë, hapësirë për Kuzmanovic. Në ndërkohë e pret pankina Vidic. Sytë edhe tek Hernanes: Mancini mund ta lë Shaqirin në stol, ndërsa Hernanes të startoj së bashku me Kovacic pas shpinës së Icardit.

Kundërshtarët – Dyshim i madh për sa i përket Commons. “Xholi” ofansiv i Deilas nuk është në formën më të mirë, ka zhvilluar vetëm një stërvitje me skuadrën që në momentin kur i është paraqitur problemi muskular, që e ka lënë jashtë fushës këto dy ndeshjet e fundit dhe duket mjaft e vështirë që ai të mund të rikthehet për këtë ndeshje. Të sigurta janë mungesat në mbrojtje të Lustig e Mulgrew. Në vitin 2015 Celtic ka fituar vetëm: 8 ndeshje nga 8, në kampionatin dhe kupën e Skocisë. Por e di që skena evropiane është shumë më ndryshe, aq ndryshe sa klubi skocez pësoi një eliminim mjaft të hidhur nga Maribor në playoff të Champions League, pasi e kaluan raundin e parë në tavolinë (Legia Warszawa kishte fituar në fushë edhe pse me lojë të ashpër, por ata futën në lojë një lojtar i cili ka qenë i skualifikuar për pak minuta dhe pasaj u ndëshkuan nga Uefa).

Rreziqet – Deila do ta konfirmojë pa asnjë pikë dyshimi rreshtimin 4-2-3-1, modul mjaft i shtrejtë për të. Në rolin e sulmuesit të parë pritet të luaj Stokes, favorit ndaj Scepovic dhe Guidetti. Në mbështetje pritet të ketë McGregor i cili është në avantazh ndaj Macaky-Steven, i cili arriti në afatin kalimtar të dimrit nga Dundee United njësoj si Armstrong. Të sigurt për një fanelë titullari janë norvegjezi Johansen dhe ish-lojtari i Villarreal, Wakaso. Kujdes edhe nga kapiteni Brown, shpirti dhe zemra e skuadrës.

Ku të goditet – Mbrojtja është reparti që për momentin është më së shumti në vështirësi. Më i miri për momentin është holandezi Van Dijk, në ndërkohë në krah të tij janë Ambrose dhe i riu Denayer. Interi i cili u pa në Bergamo, i mprehtë dhe i sakt, nuk kishte ndonjë problem për shtypjen e rezistencës se skuadrës kundërshtare. Me pak fjalë, porta e Gordon do të varet më shumë nga humori i skuadrës zikaltër sesa nga bashkëlojtarët e tij.

Sytë mbi…Medel, pitbulli ka filluar të ulëras ashtu sic pritej. Paraqitjet e tij të fundit kanë shuar kritikat, sepse ka ditur si të qëndroj përpara mbrojtjes dhe ta bëj repartin defanziv më të qëndrueshëm. Në Celtic Park do të ishte më se e nevojshme grinta e tij në mesin e fushës. Gary është një nga ata që nuk largohet nga duelet dhe fitimi i dueleve në mesin e fushës do të thotë që ky lojtar mund t’ia ndryshoj kahjen ndeshjes.

Formacionet e mundshme:

CELTIC (4-2-3-1): Gordon; Matthews, Ambrose, Van Dijk, Izaguirre; Brown, Biton; McGregor, Johansen, Wakaso; Stokes.
Rezervë: Zaluska, Denayer, Fisher, Armstrong, Mackay-Steven, Scepovic, Guidetti.
Trajneri: Deila.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo të disponuar: Lustig, Mulgrew, Commons.

INTER (4-3-2-1): Handanovic; Campagnaro, Ranocchia, Juan Jesus, Santon; Guarin, Medel, Kuzmanovic; Shaqiri, Kovacic; Icardi.
RezervëCarrizo, Vidic, Dodò, Obi, Hernanes, Palacio, Puscas.
Trajneri: Mancini.
Të skualifikuarasnjë.
Jo të disponuar: Jonathan, Andreolli, D’Ambrosio, Nagatomo, Brozovic (fuori lista Uefa), Podolski (fuori lista Uefa).

Gjyqtar: Vad (HUN).

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: celtichernanesicardiinterkovacicMedelshaqiri

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

4 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

4 hours ago