Categories: FokusNe plan te pareSpeciale

Rishikim Milan-Inter – Spalletti rigjen Icardin dhe Mirandan. Karamoh nxeh motorret. Candreva zhvendoset ne mes?

Derby Della Madonnina vendimtar per Interin. Zikalterit, perkunder suksesit kunder Beneventos, jane akoma te brishte dhe kerkojne pergjigje kunder Milanit te ringjallur nga Gatusso. Ajo e cila ne shikim te pare mund te duket si ndeshja me keqe e mundshme, duke e pasur parasysh momentin, mund te ndodhe e kunderta ku mund te shfaqet nje stimul i madh per te dalur nga kjo gjendje dhe ta permbysin sezonin me nje “rush” perfundimtar ne kampionat.

TAKTIKA – Luciano Spalletti buzeqesh sepse ka rigjetur te gjithe skuadren te gatshme per loje, perjashto Bernin dhe Pinamontin. Tekniku toskan, rigjen Borja Valeron, i cili ishte ne dyshim deri ne momentet e fundit. Ne cdo rast, veshtire qe spanjolli do ta nise nga fillimi ndeshjen. Pritet te konfirmohet rreshtimi 4-2-3-1 me rikthime te vlefshme duke filluar nga Miranda dhe Icardi. E panjohura, si gjithmone, mbetet roli i mesfushorit sulmues: Candreva duket se eshte ne perparesi, me Brozovic dhe Rafinha si dy kandidatet e tjere. Ideja Karamoh, rrjedhimisht, po merr forme. Gagliardini-Vecino pritet te jete dyshja e cila do vendoset perpara mbrojtjes.

KUNDERSHTARET – Gennaro Gatusso i ka dhene Milanit besim dhe qetesi mbi te gjitha fale rezultateve te cilet mungonin pothuajse ne shumicen e ndeshjeve te fazes se pare te kampionatit. Nje seri e paraqitjeve pozitive ne kampionat dhe ne kupa qe i ka ringjallur ambiciet e Milanit per te arritur objektivin per kualifikim ne Ligen e Kampioneve. Ringhio po shkon drejt konfirmimit te rreshtimit 4-3-3, me vetem nje dyshim i cili i perket rolit te sulmuesit: Cutrone ne perparesi kundrejt Kalinicit. Per te tjert, mbeten te zakonshmit. Jashte fushave mbeten Abate, Antonelli dhe Conti.

KU TE GODITET – Ajo e cila deri ne dhjetor dukej si nje mbrojtje e zakonshme, tashme eshte njera prej mbrojtjeve e cila meriton respekt. Jo rastesisht, ne kampionat, kuqezinjte nuk pesojne gol qe tri ndeshje radhazi, qe nga barazimi 1-1 me Udinesen me kater shkurt. Edhe angazhimi ka ndryshuar: skuadra ka me shume vemendje, di te mbrohet me nje 4-5-1 shume te sakte dhe te sulmoje me kundersulme fale iniciativave te Susos dhe vendosjeve te Bonaventuras dhe Calhanoglut. Ne qofte se Interi deshiron t’i shkaktoje deme Gigio Donnarummas duhet t’i fitoje duelet, sidomos ato nje per nje dhe pastaj ta befosoje skuadren kundershtare me shpejtesi.

SYTE TEK… – Miranda. Braziliani kthehet ne qender te mbrojtjes ne krahun e Skriniarit pas problemit muskular te cilin e pesoi ne ndeshjen kunder Bolognas. Imazhet e fundit te Joaos jane ato nga gabimi trashanik ne golin e barazimit nga Palacio. Koha per ta harruar ate dhe per t’i dhene nje dore mbrojtjes zikalter: keto jane objektivat e ish-lojtarit te Atletico Madridit. Spalletti shpreson qe pikerisht permes paraqitjes se tij te mund ta fitoj derbin dhe te ngrihet ne klasifikim.

FORMACIONET E MUNDSHME:

MILAN (4-3-3): G. Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.
Ne stol: A. Donnarumma, Storari, Musacchio, Gomez, Zapata, Montolivo, Locatelli, Mauri, Borini, André Silva, Kalinic.
Trajner: Gattuso.
Tes skualifikuar: asnje.
Jo ne dispozicion: Conti, Abate, Antonelli.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecino, Gagliardini; Karamoh, Candreva, Perisic; Icardi.
Ne stol: Padelli, Pissardo, Ranocchia, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Borja Valero, Brozovic, Emmers, Rafinha, Eder.
Trajner: Spalletti.
Te skualifikuar: asnje.
Jo ne dispozicion: Berni, Pinamonti.

GJYQTAR: Di Bello.
Asistentet: Giallatini e Dobosz.
Var: Orsato (Schenone).
Njeriu i katert: Doveri.

 

 

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: DerbyinterMilanserie a

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago