Categories: Ne plan te pare

Samuel: “Kam vendosur: vazhdoj dhe nje vit! Me pare do te flas me Interin. Milito me flet per Racing por e di qe…

Walter Samuel ka dhene nje interviste te gjate per radio Argjentina:

Si ndiheni pas demtimit te fundit?

“Jam shume mire, demtimi i fundit ne gju ka qene i rende por per fat te mire tashme gjithcka ka kaluar. Jam rekuperuar dhe jam stervitur pothuajse cdo dite, ndonjehere me shume dhe ndonjehere me pak. Megjithate ndihem mire, kam nevoje vetem te luaj”.

Si jeni ne nivel motivimi?

“E verteta eshte qe kam akoma pasion per futbollin dhe kam deshire per te luajtur. Kam akoma deshire te jap gjithcka ne fushe. Per momentin gjendja psikologjike eshte e njejte, jam akoma kompetitiv ne stervitje. Per fat te keq skuadra nuk po lufton per te fituar trofe por vetem per tu futur ne Europe. Por ky vit eshte keshtu, tani ka vetem rendesi te hyme ne Europe”.

Si gjendesh me lojtare me te rinj?

“Ndihem mire. Ka disa djem qe jane shume te shpejte por perpiqem te stervitem gjithmone ne maksimum. Kur isha 20 vjec nuk isha kaq i vemendshem dhe shkonte gjithcka mire. Tani perpiqem ti kushtoj me shume vemendje fizikut tim”.

Inter eshte ne nje faze tranzicioni. Cfare po ndodh?

“Jane momente qe i kalojne te gjitha klubet. Tashme prej disa vitesh po perpiqen te krijojne nje grup qe te mund te garoje per trofe te te rendesishem. Tani ka ndryshuar dhe presidenti. Nuk eshte nje justifikim por ndryshimi eshte nje fakt i rendesishem”.

Sa eshte e veshtire te kalosh nga nje skauder qe lufton per gjithcka tek nje skauder me objektiva inferiore?

“Eshte e veshtire, ajo skuader eshte shperbere per 2-3 vjet por kjo eshte normale. Kishte tek ajo skuader lojtare me moshe por presidenti i ri ka nje projekt dhe ka marre tashme lojtare te rendesishem si Vidic. Pak e nga pak gjerat kane per tu sistemuar”.

Presidenti i ri te ka folur per rinovimin?

“Kam folur me familjen time dhe dua te mendoj vetem per te luajtur. Nuk dua te flas asgje tjeter per respekt te klubit. Ne fund do te me thone cfare mendojne ata dhe une do te them cfare mendoj une. Nuk kam folur me askend akoma. Ndoshta mund te largohem por nuk do te ishte ndonje drame. Me pare dua te flas me Interin per te pare cfare mendojne ata dhe per ti komunikuar atyre se cfare mendoj une”.

Keshtu ju doni akoma te luani dhe nuk ka rendesi se ku?

“Po, mendimi im eshte te vazhdoj akoma te luaj edhe nje vit. Kur kam luajtur jam ndjere mire dhe ndjej se mund te luaj akoma dhe per nje vit”.

Kur Milito te thote qe te shkosh te luani tek Racing cfare i pergjigjeni? Qe duhet te flisni me Interin?

“Milito me cmend kur flet per Racing! (qesh) I sheh te gjitha ndeshjet, vuan shume per Racing, eshte tifoz i madh i tyre. Po, ndonjehere me flet per Racing, ben shaka por e di gjithashtu qe une indetifikohem me klube te tjera”.

Cfare mendoni per situaten qe po kalon Boca?

“Jane duke kaluar nje moment si i yni. Bejne mire ne ndonje ndeshje por me pas nuk gjejne vazhdimesi. Por Boca eshte nje klub special dhe gjithsesi te gjithe e respektojne”.

Argjentina eshte nje kapitull i mbyllur?

“Nuk mund te ankohem per karrieren time me Argjentinen edhe pse fakti qe nuk kam fituar asgje me Kombetaren te le nje shije te hidhur edhe pse kemi pasur nje skuader te madhe. Brazili? E shoh mire, Sabella ka krijuar nje grup te mire dhe kjo eshte e rendesishme. Ka skuadra te tjera te forta, shpresoj qe te bejne mire. Sic ka thene Sabella, ka shume qe Argjentina nuk mberrin te pakten ne gjysmefinale”.

Keni marre oferta nga klube te tjera?

“Jo por sepse nuk dua te mendoj per kete gje per momentin. Inter nuk po kalon nje moment te mire dhe dua te perqendrohem vetem ne objektivin per te arritur Europen me Interin. Me pas do te flas me shoqerine”.

 

 

 

 

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: walter samuel

Recent Posts

  • Uncategorized

Termet tek Juventusi, gazetari i Sky Sport zbulon: “Marotta e kishte parashikuar gjithcka: i kishte thene Agnellit se…”

Me sa duket ajo qe ka ndodhur dje te Juventus i ka lene te gjithe te habitur, por sipas gazetarit…

4 hours ago
  • Uncategorized

Didier Drogba shume i ashper: “Duhet ta pranoni qe keni gabuar rende me Lukaku: po e shihni vete se ai…”

Edhe pse ndaj Marokut nuk pati ndonje impakt te dukshem, per Didier Drogba, Romelu Lukaku eshte nje lojtar i pazevendesueshem…

5 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, Scaloni fut ne valle ne menyre te papritur edhe Correa? “Duhet ta pranojme se perjashtimi i tij…”

"E kemi mbyllur ndeshjen me Meksiken me nje mbrojtje me pese lojtare, por e kemi nisur ndeshjen ashtu si kemi…

5 hours ago
  • Uncategorized

CM i habit te gjithe: “Kessie-Inter, po ndodh e papritura? Nga Barcelona behet me dije se jane gati te…”

Franck Yannick Kessie, ish-mesfushori i Milanit nuk po gjen hapsirat e deshiruara dhe ato qe mendonte te Barcelona. Prandaj, ai…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana i thote lamtumire Kombetares me nje leter prekese: “Kam provuar gjithcka, por me doren ne zemer…”

Vetem nje dite pasi ka shperthyer ceshtja Onana, duket se kesaj radhe lojtari e ka thyer heshtjen dhe ka vendosur…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zamorano godet keq Juventusin: “Te Inter kam kaluar vitet me te mira, por Juventusi na vodhi hapur: ata jane…”

Nga Boterori te Italia dhe Kili, me shume kujtime prej interisti ne mes, dhe normalisht, fjale te hidhura per 1997/98. Ivan…

8 hours ago