Categories: FokusNe plan te pare

“San Siro i ri, ja projekti i Interit dhe Milanit. Klubet do te tentojne te perfitojne ne sezon plot…”

Marco Bellinazzo i Sole24 Ore shpjegon ne Goal.com planet e Inter-it dhe Milan-it persa i perket San Siro-s. Te dy klubet kane gjetur me ne fund nje akord qe lejon kthesen ne kete sens.

“San Siro eshte nje nga 5 stadiumet me te njohura ne bote, nje institucion qe do te ishte nje gabim i madh te abandonohej.”

“Me pak fjale, nje nderhyrje ne strukturim dhe modernizim, e balancuar nga nje koncesion nga ana e Komunes me te drejte prej 99 vitesh, i ngjashem me modelin e Udinese-s”.

“Mund ti kushtoje te dy shoqerive me pak sesa nese secila prej tyre do te ndertonte nje stadium nen pronesine e saj – ka shkruar Bellinazzo -.”

“Nese me pas koncesioni zgjerohet edhe tek te drejtat e dedikimit, shpenzimi mund te kompensohet ne nje pjese te madhe”.

“Per ti dhene emrin e duhur San Siro-s se re nje sponsor i kalibrit nderkombetar mund te paguaje midis 5 deri ne 8 milione € ne vit.”

“Nga ketu e deri ne fund te vitit nje grup ekspertesh do te kete detyren per te hartuar ajo qe eshte rrugetimi me i mire i rinovimit per te mbajtur sebashku nevojat e te gjithe paleve ne kauze, Komuna qe nga San Siro arketon qera per me teper se 8 milione € ne vit, fondacioni Elliot dhe Suning”.

Investimi total sipas Bellinazzo-s, mund te kushtoje nga 100 deri ne 200 milione €, ne nje hark kohor per te realizuar punimet e ndertimit jo me shume se 4 vjet. “Objektivi eshte te zoterosh nje stadium qe te siguron 100 milione € te ardhura ne vit per secilen skuader – shton eksperti -.

“Ky eshte niveli i arketimeve qe klubet e medha si Barcelona, Real Madrid, Arsenal, dhe Manchester United, arrijne dhe i kalojne cdo sezon”.

Juventus-i, nderkohe, maksimumi i arketimeve qe ka arritur eshte 60 milione € nga Allianz Stadium, kjo edhe per shkak te kapacitetit. Qellimi i milanezeve eshte qe te trefishojne te ardhurat aktuale qe arrijne ne shifrat 35 milione per kuqezinjte dhe 34 milione per zikaltrit.

“San Siro e re do te kete tashme dyfishin e eventeve sportive ne krahasim me cdo impiant tjeter te modernizuar – vazhdon Bellinazzo -.

“Qartesisht do te inkorporohen ne stadium te gjithe sherbimet qe sot performohen nga palet e treta persa i perket parkimit, ushqimit, pijeve dhe merchandising”.

“Nje mundesi e ofruar nga rregullat aktuale qe ne rast te rinovimit te stadiumit i lejon klubeve te zhvillojne ne ekskluzivitet te gjitha aktivitetet komerciale ne nje perimeter prej 300 metra, nga 5 ore perpara deri ne tre ore mbas ndeshjes”.

“Ne kete menyre mund te vendosen kushtet per ti dhene jete nje strukture ne gjendje qe te gjeneroje me shume fitime si nga dita e ndeshjes (60/70 milione € ne sezon per klubin), si dhe nga evente te tjera (20/30 milione €), duke kontribuar ne rilindjen perfundimtare te futbollit meneghino”.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

2 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Calhanoglu ndalet te flase per UEFA: “Cfare nate fantastike ajo te marten. Ne vecanti falenderoj…”

Match winner i te martes ne mbremje ne Champions League, me nje gol shume te bukur, ka folur per kanalin…

2 hours ago
  • Uncategorized

Nje lojtar nga tifoz dhe pjestar i Curva Nord, sot eshte titullar i Interit: “Histori e pabesueshme ajo e…”

Nje moment shume i bukur per dimarcon, qe pas dopietes ne Kombetaren e Italise, ka gjetur golin edhe me Interin…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, do te luaje Asllani ndaj Sassuolos apo jo? Inzaghi ka vendosur: “Mikhytarian do jete ne…”

Ata qe kane bere diferencen me Barcelonen nuk kane qene vetem mbrojtesit, por edhe kualiteti ne mesfushe. Calhanoglu ne regji,…

3 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, po perendon era Handanovic? “Me sa duket kapiteni zikalter ka marre nje…”

Ka shume deshire per Andre Onana mes tifozeve te Interit. Normalisht, pa munguar respekt ndaj Samir Handanovic. Te gjithe e…

7 hours ago