Categories: Merkato

Schelotto dhe Silvestre largohen, pastaj shume ne dyshim. Lavezzi, Sanchez? Tani…

Kush vjen dhe kush iken. Mauricio Isla do te behet shume shpejt lojtari me i ri i Interit, duke mbushur krahun e djathte te lene bosh nga Zanetti. Kileni do te jete blerja e shtate e Interit, pas atyre te IcardiBelfodil, Andreolli, Campagnaro, Botta e Laxalt. Walter Mazzarri eshte i kenaqur, edhe pse akoma mungojne disa pjese per te plotesuar organiken.

Mungon mbi te gjitha mesfushori i forte dhe dinamik qe te vendoset ne mes te Kovacic dhe Guarin. Emri i Nainggolan eshte ai qe nxeh zemrat e tifozeve, por ka probleme me anen ekonomike, duke pare kerkesen e larte te Cellono. Dhe nuk mund te perjashtohet nje goditje ne te majte, ku nje largim i mundshem i Alvaro Pereira do te bente te niste sulmi per Kolarov, i cili ka deshire te kthehet ne Itali.

Dje testi i pare, qe ka treguar si peshat e punes ne kete pjese te pare te pregatitjes kane qene te renda. Me mire keshtu, ka treguar qe puna e bere ka dhene efekt. Dhe pikerisht ne fund te pregatitjes ne Pinzolo, Mazzarri duhet ti jape nje raport te vogel shoqerise, ku i tregon kush duhet te qendroje dhe kush mund te largohet.

Ne dyshim jane shume emra. Qe Ranocchia nuk ka siguri absolute se do vazhdoje te qendroje ne skuadren zikalter, nuk eshte nje e re tani, por do te largohet vetem ne rast te nje oferte te pershtatshme (me OK te Walter Mazzarri). Pikerisht per kete rast eshte bllokuar Dragovic i Bazelit. Nje tjeter largim i mundshem eshte Chivu, per te cilin ne oret e fundit ka dale interesimi i Ajaccios te bashkekombasit Mutu. Sigurisht do te largohen nga Milano Schelotto (Chievo eshte afer) dhe Silvestre (Genoa shtyn).

Me pare folem per Pereira, por edhe e ardhmja e Mbaye, Alvarez dhe Kuzmanovic ngelet e paqarte. Mbrojtesi i ri senegalez pelqehet ne Premier League, por mund te largohet vetem ne huazim. Kuzmanovic po i pelqen shume Mazzarrit, por po kerkohet seriozisht nga West Ham, te cilet jane te gatshem te paguajne 5,5 milion euro, te cilat Interi mund ti shpenzonte per nje perforcim ne mesfushe: Antonio Nocerino (piste e nxehte prej kohesh), Luca Marrone (eshte veshtiresuar pak), dhe Wellington (rruge jo e lehte).

Dhe pastaj  eshte Ricky Maravilla: Mazzarrin do e ndihmonte shume, por ne rast oferte mund te largohet. Branca dhe Ausilio nuk do te gjenden te papregatitur, dhe dikush flet per Lavezzin perseri nen urdhrat e Mazzarrit (i mbyllur tek PSG nga Cavani me shoke) ose per Alexis Sanchez (i lodhur nga pankina ne Barcelona). Per momentin asgje konkrete, por dihet qe mundesite e merkatos jane pafund. Dikush largohet, dikush vjen…

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: merkato

Recent Posts

  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ndodh e papritura me Robin Gosens? “Ne janar mund te transferohet te nje skuader ne… Serie A: ja detajet”.

Robin Gosens mund te largohet vertete gjate merkatos se dimrit por kesaj radhe ne horizont per te mund te jete…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak minuta perpara supersfides ne Camp Nou, Inzaghi ka nje dyshim te madh: “Te luaje apo jo me…”

Inter ne ndeshjen e pare ka bere nje kryeveper nese llogaritet se si jane marre tre piket dhe ne cfare…

3 hours ago
  • Uncategorized

Barca, flet edhe Xavi: “Mund te jete nje nate e madhe per ne, por nga 2010 kam makthe: Inter atehere nuk…”

Duke folur direkt per mikrofonat e Amazon Prime, Xavi ka folur per ndeshjen ndaj Interit dhe rendesine qe ajo ka…

3 hours ago
  • Uncategorized

“Ne ndeshjen e pare Inzaghi e habiti Xavi me Calhanoglu. Tani eshte radha per levizjen e radhes? Po mendon per…”

Do te jete nje klime vertete e ndezur ne Camp Nou qe pritet te kete ne brendesi me shume se…

7 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA BARCA – Xavi rekuperon nje lojtar ne minutat e fundit? “Eshte mire, do te jete ne pankine”.

Ndeshja Barcelona-Inter tashme eshte shume afer dhe gjithcka do te luhet diten e sotme ne Camp Nou ne oren 21.00.…

7 hours ago