Categories: Ne plan te pare

Shakhtar-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Simone Inzaghi: “Nje surprize nga minuta e pare: ulet ne stol edhe…”

Rikthehet Champions League per nje Inter qe ka shume deshire te marre tre piket e para pas asaj humbje te pafat ne raundin e pare ndaj Real Madrid.

Ashtu si vitin e kaluar, zikalterit kane ne rrugen e tyre Shakhtar Donetsk, qe kete sezon stervitet nga italiani De Zerbi dhe qe ne ndeshjen e pare jane mundur ne menyre surprize nga Sheriffi i Tiraspolit.

Ne Olimpiyskiy te Kiev pritet keshtu nje ndeshje shume e rendesishme, ndermjet dy skuadrave ne kerkim te fitores se pare.

TE REJAT E FUNDIT NGA SHAKHTAR DONETSK – Te provosh qe te tregosh idete e tua edhe ne Europe: ky eshte qellimi qe i ka vene vetes De Zerbi me kalimin nga Sassuolo te Shakhtar.

Ish-tranjeri i Sassuolos ka vendosur te luaje te skuadra e re me nje 4-2-3-1 dhe kerkon gjithmone kualitetin nga lojtaret e tij.

Pyatov eshte i konfirmuar ne porte ne pritje te rekuperimit total te Trubin, ndersa ne mbrojtje hapsire per Marlon perkrah Matvienko.

Balotazh te roli i trekuartistit ndermjet Marcos Antonio (qe mund te luaje edhe me prapa) si dhe Marlos e Alan Patrick.

Nderkohe, ne te majte me shume Pedrinho se sa Solomon. Por kujdes edhe nga Traore, sulmues ish-Ajax. Jashte Dentinho, Fernando dhe Junior Moraes.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Inzaghi e di mire rendesine e kesja ndeshje dhe do te besoje te lojtaret e zakonshem.

Ne porte do te jete Handanovic dhe perpara tij treshja e palevizshme: Skriniar, De Vrij dhe Alessandro Bastoni.

Do te duhet te gjendet nje ekuiliber i mire sot sepse Interi duhet te beje shume kujdes edhe nga kundersulmet e ukrainasve.

Ne mesfushe ka nje dyshim te forte: Calhanoglu nga minuta e pare apo Vecino? Por turku duket si me i avantazhuar ne kete moment edhe pse surprizat nuk perjashtohen.

Brozovic dhe Barella do te jene ne fushe si zakonisht ne mesin e fushes e po ashtu Perisic ne te majte.

Ne te djathte surpriza e madhe: Dumfries nga minuta e pare perballe Darmian qe do te ulet ne stol. Kesaj radhe hollandezi do te duhet te beje mire nga minuta e pare.

Ne sukm dyshja Dzeko-Lautaro nuk preket: kjo edhe per faktin se as Correa e as Sanchez nuk mund te luajne 90 minuta te plota.

Ne pankine nderkohe eshte ulur edhe nje rikthim i rendesishem: Vidal eshte integruar perseri me skuadren. Jashte kesaj ndeshje eshte vetem Sensi por natyrisht edhe Eriksen.

FORMACIONI I MUNDSHEM: 

SHAKHTAR DONETSK (4-2-3-1): Pyatov; Dodò, Marlon, Matvienko, Ismaily; Stepanenko, Maycon; Teté, Marcos Antonio, Pedrinho; Traoré.

Ne pankine: Trubin, Shevchenko, Vitao, Kryvtsov, Bondar, Konoplya, Kornienko, Alan Patrick, Marlos, Solomon, Mudryk, Sikan.

Tranjer: De Zerbi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Dentinho, Fernando, Junior Moraes.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Darmian, Dimarco, Gagliardini, Vidal, Vecino, Correa, Sanchez.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Eriksen, Sensi.

Arbiter: Kovacs.

Asistent: Marinescue Artene.

Arbiter i Katert: Chivulete.

Var: Fritz (Hategan).

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Icardi, Wanda Nara e godet rende me fjale: “Une jam marre vetem me kontratat: ka qene ai qe ka…”

Wanda Nara gjendet ne kete moment ne Argjentine, dhe te gjithe reflektoret mediatik jane kthyer nga ajo dhe nga Icardi.…

2 mins ago
  • Uncategorized

Xavi totalisht i obsesionuar me Interin: “Ne El Classico na mundi nje skuader e madhe si Real. Por me Interin…”

Nuk ka paqe per Barcelonen por as per tranjerin e saj Xavi Hernandez qe eshte kthyer ne nje te obsesionuar…

6 mins ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, mbyllet marreveshja sponsorizuese me E-BAY: “Ja te gjitha detajet: klubi do perfitoje…”

Ne shtepine Inter vazhdohet te punohet gjate gjithe kohes per partnere te rinj komercial qe mund te ndihmojne klubin. Madje…

9 mins ago
  • Uncategorized

Nainggolan ben gomarllikun me te madh ne karriere: “Gjate ndeshjes ndez nje cigare ne pankine dhe…”

Radja Nainggolan vazhdon qe te beje te fitet per te per ceshtje ekstra fushe dhe jo per ato brenda fushes…

12 mins ago
  • Uncategorized

Sulmi i Interit, gati nje goditje e madhe jashte Italise? “Prej muajsh ka nje emer te nxehte ne seli: cilesohet si i destinuar per…”

E ardhmja mund te jete me afer nga sa e mendojme per Interin. Mbi te gjitha ne sulm, ku Inter…

18 mins ago
  • Uncategorized

Inter, sot eshte dita e vertetes: “Simone Inzaghi do te marre vesh nese ndaj Fiorentines do te kete edhe…”

Sipas asaj qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport, sot do te jete dita e se vertetes per Romelu Lukaku.…

43 mins ago