Categories: Ne plan te pare

Shqyrtim Inter-Qarabag – Te shumta jane mungesat. Guarin prapa Icardit, dhe celesi ne mediane tek M’Vila

Ne me pak se nje jave kane ndryshuar gjykimet. Nga nje alternative serioze te dypoleshit te Roma dhe Juventus ne nje krize. Humbja me Cagliarin ka kthyer Interin ne toke: nga elozhet e shfrenuara kemi kaluar ne nje katastrofe absolute. Mazzarri eshte teknik navigues, e njeh lojen dhe nuk e lejon veten te influencohet, duke ia lene te gjithen gjykimit te fushes. Dhe sonte, ne Meazza, pritet nje pergjigje bindese.

Taktika – Tekniku toskan duhet te beje pa shume elemente, duke filluar nga Kovacic. Kroati nuk eshte ne formen e tij me te mire dhe do te lihet pushim ne kuader te ndeshjes ne Firenze. Ish futbollisti i Dinamo te Zagrebit as nuk eshte grumbulluar ashtu si Campagnaro, Dodo dhe Jonathan. Do te jene ne pankine Vidic, Medel, Osvaldo dhe Palacio. Do te kemi keshtu modulin 3-5-1-1, me Guarin ne krahet e Icardi dhe M’Vila te cilit i eshte besuar celesi i manovres. Nga minuta e pare edhe Andreolli, Hernanes dhe Kuzmanovic. Nagatomo dhe D’Ambrosio do te jene ne krah.

Kundershtaret – Qarabag vjen ne San Siro pas barazimit te shkelqyer ne debutimin me Saint-Etiene. Skuadra azerbaxhianase ka ardhur surprise deri ne fazen e grupeve (ka eleminuar Twente ne playoff). Tekniku Gurbanov duhet te beje pa dy elemente te rendesishem si Chumbinho dhe Danilo Dias, elemente te rendesishem per modulin e tij 4-2-3-1. Impakti i lojes do te konfirmohet edhe ne Meazza, ku trajneri eshte betuar se kerkon te luaje per te fituar.

Rreziqet – Kujdes nga Reynaldo dhe nga George, i cili ka luajtur ne fushat e Eredivise nga 2006 deri me 2013 me fanellat e Utrecht dhe Nec. I rrezikshem edhe maqedonasi krijues Muarem dhe 27 vjecari Nadirov.

Ku te godasim – Mbrojtja mbeshtetet mbi eksperiencen e kapitenit Sadygov, 32 vjec i cili ka mbi shpatulla nje karriere te gjate nderkombetare. Repart i mireorganizuar dhe qe nuk depertohet lehtesisht, sic konfirmon rezultati 0-0 me francezet e Saint-Etiene. I rendesishem mund te rezultoje dhe ndikimi i forces se Guarin, nje qe mund te ndaje ne dysh mbrojtjet kur eshte ne dite te mire. Gjithashtu, si gjithmone do te jene fondamentale anesoret per te shmangur ‘murin’ e parashikueshem perpara portierit boshnjak Sehic.

Syte mbi… – M’Vila. Francezi kthehet titullar pas debutimit ne Kiev me Dnipron dhe do te provoje te luaje perpara mbrojtjes me detyren e dyfishte, ate te prishjes se lojes se kundershtareve dhe te niset me pasime menjehere te dobishme. Nje paraqitje pozitive kunder azerbaxhianasve mund te binde Mazzarrin ta vere perkrah Medel edhe ne kampionat, duke i dhene jete modulit 3-4-1-2 ndoshta me te ekuilibruar dhe me pak te zbuluar ndaj sulmeve kundershtare sidomos kur nuk je ne nje dite te mire si te dielen e kaluar kunder Cagliarit.

 Formacionet e mundshme:

INTER (3-5-1-1): Handanovic; Andreolli, Ranocchia, Juan Jesus; D’Ambrosio, Hernanes, M’Vila, Kuzmanovic, Nagatomo; Guarin; Icardi.
Pankina: Carrizo, Vidic, Mbaye, Medel, Obi, Palacio, Osvaldo.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: asnje.
Nuk jane ne dispozicion: Jonathan, Campagnaro, Kovacic, Dodò.

QARABAG (4-2-3-1): Sehic; Medvedev, Guseynov, Sadygov, Agolli; Qarayev, Almeida; George, Nadirov, Muarem; Reynaldo.
Pankina: Veliyev, Teli, I. Gurbanov, Ahmadov, Yusifov, Taghiyev, Isgandarov.
Trajner: G. Gurbanov.
Te skualifikuar: asnje.
Nuk jane ne dispozicion: Chumbinho, Danilo Dias.

ARBITER: Kulbakov (BULL).

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: shqyrtim Inter-Qarabag

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

28 mins ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin nuk permbahet: “Beni mire te mbani mend dicka per Lautaro Martinez: kur te mos shenoje per dy ndeshje…”

Ne kete moment, tek Inter ka vazhduar edhe njehere tjeter momenti magjik i sulmuesit Lautaro Martinez. Pasi ka shenuar dy…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi zbulon: “Ja pse e bera zevendesimin Lautaro-Bellanova ndaj Fiorentines: nuk…”

Fitorja e Interit ne minuten e fundit ne Franchi ka qene nje fitore shume e rendesishme dhe sipas Inzaghit, ka…

1 day ago