Categories: Fokus

Shqyrtim: Inter-Saint-Ettiene – Mazzarri me mbulesa, Hernanes nje far. Nga 1′ Guarin prapa Icardit: mini-turnover

Ja ku kthehet Europa League, se bashku me te edhe Interi qe sonte pret francezet e Saint-Ettiene ne San Siro. Ne Evrope gjerat po shkojne mire, 2 ndeshje, 2 fitore dhe 6 pike. Mazzarri do te kerkoj te fitoj kete loje qe do t’i mundesonte atij te vinte ne akull kualifikim per raundin tjeter dhe te bej turnover masive ne ndeshjet tjera qe t;i jap me shume hapesire kampionatit.

TAKTIKA – Tekniku toskan ka ende lojtar ne te cilet mund te llogarise. Eshte rekuperuar Campagnaro, por eshte lenduar Medel (asgje serioze do luaj me Cesenan). Gjithsesi ai nuk do te kishte luajtur duke pare M’Vilan perpara mbrojtjes, se bashku me Kuzmanovic dhe njerin mes Hernanes (favorit) dhe Kovacic. Ne mbrojtje kthehet Andreolli me Vidic dhe te palodhshim Juan Jesus. Pushim per Ranocchian. Ne krahe, duke pare problemet, mund te pushoj Dodo dhe te luajne titullat Obi dhe Mbaye: mbetet rebus. Guarin do te luaj nga fillimi pas shpines se njerit mes Icardi dhe Palacio. Dyshimi i fundit: Handanovic apo Carrizo? Argjentinasi eshte pak me i favorizuar.

KUNDERSHTARI – gjithcka per tu zbuluar tek Saint-Ettiene i Christopher Glatier. Pa Clerc, Mollo dhe Erdinc, tekniku francez nuk ndryshon skemen dhe i mbetet besnik 4-4-1-1, me Cohade pas sulmuesit te vetem Van Wolfswinkel. Ne mbrojtje duhet te kthehet kapiteni Perrin per ti bere vend edhe vellait te Paul Pogba. Balotazh ne krah: Hamouma favorit mbi gradel.

RREZIQET – Holandezi Van Wolfswinkel, ish-lojtar i Utrecht, Norwich dhe Sportinh Lisbona po lufton te gjej vazhdimesine qe e kishte ne fillim te karrieres dhe deri me tani me francezet ka shenuar vetem nje gol ne lige dhe kupe. Ai mbetet rreziku numer 1. Pastaj syte mbi klasin e Cohade (edhe pse disi i ngurte ne ecje) dhe vendosjet e Monnet-Pasquet.

KU TE GODASIM – Dy barazimet 0-0 kunder Qarabag dhe Dnipro japin nje fotografi perfekte te identitetit te ekipit. Nje ekip qe vuan te shenoj gola, aq sa edhe ne Ligue 1 pas dhjete ndeshjesh kane 10 gola te shenuar dhe 10 te pranuar. Nje skuader komplekse. Mund te vihen ne veshtiresi sidomos nese sulmohen ne shpejtesi dhe ne rast te kundersulmeve, me pak kur mbrojtja eshte e rreshtuar.

SYTE MBI – …Hernanes. Pas performances se shkelqyer kunder Napolit, thirret per te konfirmuar Interin. Do sherbeje nje prove, per te dhe skuadren, per te bindur se kriza e fundit ka kaluar, te projektojne kualifikim dhe ne kampionat te luajne me siguri dhe qetesi me te madhe. Hernanes sic eshte pare edhe te dielen ne mbremje eshte lojtari qe eshte nje gjendje te bej hapa kualiteti per te gjithe skuadren.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-1-1): Carrizo; Andreolli, Vidic, Juan Jesus; Mbaye, Hernanes, M’Vila, Kuzmanovic, Dodò; Guarin; Icardi.
Pankina: Handanovic, Ranocchia, Campagnaro, Obi, Kovacic, Palacio, Bonazzoli.
Trajner: Mazzarri.
Te skualifikuar: asnje.
Jashte dispozicionit: Jonathan, D’Ambrosio, Osvaldo, Nagatomo, Medel.

SAINT-ETIENNE (4-4-1-1): Ruffier; Theophile-Catherine, Sall, Perrin, Tabanou; Hamouma, Lemoine, Clement, Monnet-Paquet; Cohade; Van Wolfswinkel.
Pankina: Moulin, Pogba, Brison, Diomande, Gradel, Corgnet, Saint-Maximin.
Trajner: Galtier.
Te skualifikuar: asnje.
Jashte dispozicionit: Clerc, Erdinç, Mollo.

ARBITER: Taylor (ANGLI).

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: Europa Leagueshqyrtim

Recent Posts

  • Uncategorized

Di Canio kapet keq me Inzaghin: “Ka thene dicka qe eshte shume e ulet: ajo qe di une eshte se me Conten…”

Gjate Sky Calcio Club, Paolo Di Canio ka komentuar deklaratat e Simone Inzaghit te dhena pas Juventus-Inter. Keto kane qene…

5 mins ago
  • Uncategorized

Bergomi super i ashper me nje lojtar te Interit: “Si ka mundesi qe beri ate gafe? Ne ate moment duhet te bente menjehere faull dhe pike”.

Ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, sot opinionist per Sky Calcio Club, ka tentuar te komentoje humbjen e Interit dje ndaj…

9 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta kryqezon kater lojtare: “Ja te gjithe emrat e atyre qe ‘tradhetuan’ dje skuadren: i pari nga fajtoret…”

La Gazzetta dello Sport kete mengjes ka dashur te ndalet te disa lojtare ne vecanti tek Inter qe ndaj Juventusit…

12 mins ago
  • Uncategorized

Inter, ka nje te dhene qe dhemb me shume se 11 piket largesi nga vendi i pare: “Behet fjale per…”

Nje tjeter ndeshje e madhe e humbur nga Inter dhe kesaj radhe ne Allianz Stadium ne Torino eshte nje 2-0…

16 mins ago
  • Uncategorized

Inter, vihen duart njehere e mire mbi nje super goditje per te ardhmen: “Konsiderohet nje prej…”

Me sa duket, gjithcka eshte e vertete dhe Inter ne keto jave po programon nje prej goditjeve te saj me…

2 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, cfare sulmi: “Ndeshjen me te shemtuar dje ne fushe e beri vetem nje lojtar i Interit: behet fjale per…”

La Gazzetta dello Sport duket se ka gjetur nje fajtor madhor per humbjen e Interit diten e djeshme ndaj Juventusit.…

2 hours ago