Categories: Ne plan te pare

Si ndryshon Interi me “Faktorin 9′

Eshte minuta e shtate e pjeses se dyte. Interi e ka futur Genoan ne mesfushen e saj, por lodhja po fillon te behet e rrezikshme. Mazzarri bashkon Mauriton ne fushe bashke me te perhershmin Palacio. Rezultatet u pane shpejt, edhe pse Icardi nuk eshte ne 100% te formes se tij (kjo ishte arsyeja qe nuk e nisi ndeshjen nga fillimi). Keshtu, skuadra zikalter kthehet ne nje sulm me peshe, nje numer 9 i vertete dhe i denje, pas disa muajsh perpjekje per te gjetur nje bomber rrace, ne mungese te Princit Milito.

Fraksioni i pare zikalter ka kujtuar ne disa rrethana Interin e kampionatit te kaluar. Shume impenjim, bujari, por pak ndertues ne zonen gol. Me nje sulmues perpara, me nje terminal ne fillim te zones kundershtare, shtyrja e 11-tshes se Mazzarrit ka prodhuar raste per gol. Si gjithmone, me pozitivi ka qene Palacio. Karakteristikat e tij jane te dukshme: do te kaloje ne te majte dhe me pas te futet ne qender te zones per te shenuar ose per te dale ne shume raste ne assistet vertikale qe vijne nga mesfusha (si ne rastin me Guarin per te çuar shifrat ne 2-0).

Nga sulmues i pare tek sulmues i vetem, ish lojtari i Boca Juniors eshte i destinuar te vuaje, i mbyllur ne morsen e qendermbrojtesve kundershtare. Ne te kundert, Icardi i terheq markuesit e tij me gjithe qejf. Dhe prezenca ne 16 metrat e fundit eshte nje faktor deciziv per ta hedhur Interin ne sulm, ne kerkim te nje fitoreje te merituar. Qe nga ai moment, formacioni i Liverani eshte mbyllur ne gjysme fushen e tij, sic nuk kishte ndodhur kurre ne 1 ore loje.

Levizshmeria e italo-argjentinasit te shkolles te Barcelones nuk ka qene akome e kenaqshme plotesisht, per shkak te problemeve qe Icardi kishte nga ndeshja me Cittadellen. Por traversa e goditur me koke, dhe iniciativat e ndryshme te marra nga ai kane treguar gjalleri. Nderkohe, me nje Belfodil ne pankine per gjithe ndeshjen, nje Milito qe po rekuprohet nga demtimi ne gju dhe qe mezi pret te kthehet te beje rolin e Princit me te dashur nga populli interist, mesazhi duket i qarte: perpara nje Inter me dy sulmues. Dhe nese merkatoja do t’i dhuroje Mazzarrit nje surprize me emrin Samuel Eto’o, ne ate moment “Faktori 9” mund te kthehet ne piken kyce te sezonit zikalter.

Andi Prifti

Share
Published by
Andi Prifti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

18 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

18 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

18 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

18 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Moratti shume i ashper: “Nje Inter pa asnje lojtar me fantazi. Duhet thene se dikush nuk…”

Duke folur per Sky Sport, ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka folur per momentin e skuadres se Inzaghit.  Keto…

19 hours ago