Categories: Ne plan te pare

Spal-Inter – Ja formacioni i mundshem dhe te rejat e fundit: Keita Balde nga minuta e pare?

Rikthehet ne fushe Interi dhe e ben kete gje ne Mazza te Ferraras ku vitin e kaluar fitoi vetem nje pike per shkak te golit ne finale nga Paloschi. 

Kunder Spal, etapa e fundit e tour-de-force qe ka filluar me ndeshjen e humbur ndaj Parmes dhe qe ka vazhduar me 5 fitore rresht ndermjet kampionatit dhe Champions League.

Zikalterit kane arritur deri ketu me sukses dhe ne keto ndeshje nuk kane fituar vetem pike por edhe bindje ne aftesite e tyre duke ndezur nje sezon ku tifozet zikalter kane pritshmeri te larta.

Por le te shikojme te rejat e fundit nga te dyja kampet qe do te perballen sot. 

TE REJAT NGA SPAL – Skuadra e Leonardo Semplici, pas nje nisje shume te mire, vjen nga tre humbje rresht. Edhe per kete motiv do te kete nje deshire te madhe nga ata per te ndalur zikalterit.

Po shkon drejt konfirmimit formacioni 3-5-2 me Cionek, Vicari dhe Felipe te cilet pritet te jene treshja e mbrojtjes kunder zikalterve duke pare kushtet jo perfekte te Djourou dhe Bonifazi. Nderkohe dy dyshimet kryesore jane: Schiattarella apo Valdafiori. Per sa i perket te tjereve, Kurtic dhe Viviani do te jene jashte per shkak demtimi.

TE REJAT NGA INTERI – Ne shtepine zikalter mund te kete ardhur momenti i dy goditjeve te merkatos se veres. Spalletti mund te hedhe sot nga minuta e pare si Vrsaljko por edhe Keita Balde duke bere qe te pushoje ne kete ndeshje Danilo D’Ambrosio qe ka luajtur shume mire deri me tani. Ndersa do te kete nje shans edhe per senegalezin sulmues ne pozicionin e tij te preferuar: krahun e djathte te mbrojtjes.

Me pas, tekniku toskan duhet te hedhe Miranden nga minuta e pare bashke me Skriniar dhe Asamoah: De Vrij do e nise nga pankina kete ndeshje. Perseri nga minuta e pare Icardi dhe Nainggolan me Lautaro Martinez qe pritet te luaje por pjesen e dyte.

Nderkohe sot do te mungoje Brozovic i cili ka patur nje demtim dje ne stervitje dhe per te mos e rrezikuar, Spalletti e ka lene jashte listes se lojtareve qe mund te luajne sot. Ne vend te tij do te jete Borja Valero qe do te marre detyrat e regjise.

FORMACIONET E MUNDSHME:

SPAL (3-5-2): Gomis; Cionek, Vicari, Felipe; Lazzari, Everton Luiz, Schiattarella, Missiroli, Costa; Paloschi, Petagna.

Pankina: Milinkovic-Savic, Thiam, Djourou, Bonifazi, Dickmann, Fares, Vitale, Valdifiori, Valoti, Moncini, Antenucci, Floccari.

Tranjer: Semplici.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Viviani, Kurtic, Simic.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT:

INTER (4-2-3-1):

Samir Handanovic

Sime Vrsaljko

Joao Miranda

Milan Skriniar

Asamoah

Borja Valero

Matias Vecino

Radja Nainggolan (trekuartist)

Keita Balde

Ivan Perisic

Mauro Icardi

Paraqitja grafike e formacionit:

Pankina: Padelli, Berni, De Vrij, Ranocchia, D’Ambrosio, Dalbert, Gagliardini, Joao Mario, Candreva, Politano, Martinez.

Tranjer: Spalletti.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Brozovic.

ARBITRO: Maresca.

Asistent: Vivenzi e Valeriani.

VAR: Banti (Liberti).

Arbiter i katert: Illuzzi.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

52 mins ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

58 mins ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

1 hour ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

1 hour ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

1 hour ago