Categories: Ne plan te pare

Spal-Inter, ja nje detaj super i rendesishem qe askush nuk e ka vene re: Spalletti me ne fund ja doli!

Analiza e drejtorit te FcInter1908, Daniele Mari, mbi fitoren e Interit kunder SPAL-it.

Interi ndeshkon ne fushen e vet SPAL-in dhe “fluturon” ne vendin e trete. Duke analizuar vetem renditjen, mund te analizojme vetem kete statistike. Mbas nje nisje shume poshte pritshmerive, me dy humbje plotesisht te papritura dhe nje barazimi me Torinon, Interi tashme e ka vendosur makinerine ne rrugen e duhur.

Prej ketij momenti fillon kampionati i vertete, me zikaltrit ne vendin e trete qe i duhet te mbrojne pozicionin e tyre ne zone Champions me ndeshjet kunder Milan-it, Lazio-s dhe Roma-s, me Sampdorian spektatore e interesuar.

Por ka akoma me shume ne fitoren e Interit kunder SPAL. Evidentohet nje tregues, shume i qarte, i nje procesi te permisimit te skuadres, tregues qe vlen me shume se tre pike. Sepse Spalletti e ka komunikuar, kesaj rradhe eshte treguar mese i qarte, javen e kaluar: “Tek Interi eshte gjithmone nje problem mental, ka shume presion per te risjelle klubin aty ku e meriton”. Gjithmone nje problem mental: nuk mund te ishte me i qarte se kaq.

Pervec humbjes me Sassuolon, me Interin akoma “te paketuar” dhe protagoniste e nje ndeshjeje te keqe, dy hapat fals te ketij fillim kampionati ishin te karakterizuara nga e njejta prirje: nje Interi i mire vetem ne pjese te pare, episode negative dhe nje skuader plotesisht e paafte per te reaguar ndaj situatave te tilla.

Problem mental, paaftesi per te reaguar ndaj episodeve negative, perkundrazi plotesisht e braktisur. Mbi kete gje ka punuar shume fort Luciano Spalletti ne keto muaj te pare te sezonit. Dhe punes se tij po fillojme ti shikojme frytet e para.

Interi peson klasiken “goditjen e se djeles” kunder PSV, ndodhet ne disavantazh pavaresisht se po luan mire, dhe te gjithe fillojne te mendojne: “ja filluam prape”. Ndersa skuadra vazhdon te rrise ritmin dhe e kthen rezultatin sikur asgje nuk ka ndodhur, tamam si nje “komando”.

Kunder SPAL-it reagim akoma me i konsoliduar: skuadra vuan, formacioni i Semplici-t luan me nje ritem te larte dhe ne fund barazon. Perseri? Absolutisht jo, Spalletti fut ne loje Lautaro Martinez, Interi fillon te marre serish ne kontroll mesfushen e SPAL dhe rikthehet ne avantazh. Kane kaluar vetem 6 minuta nga goli i Paloschi-t.

Nje fortesi mentale impresionante. Me ne fund. Asnje drame per episodin e pafat, siguri mbi forcen e tyre dhe kapacitetin per te rezistuar. Spalletti i ka “shkundur” lojtaret e tij, me shembuj te pergjithshem por edhe te vecante ndaj cdo komponenti te skuadres. Dhe mesa duket “shkundja” ka levizur gurin nga vendi: Interi nuk eshte me gjah per tu gjuajtur, tashme ka sigurite e tij dhe kerkon te tregoje se vlen.

Dhe kjo tashme eshte nje sukses dhe nje pikenisje shume e mire. Sepse tashme nuk behet me shaka: Milan, Barcelona dhe Lazio presin zikaltrit mbas ndeshjeve te kombetareve. Qe nga ky moment gjendja behet jashtezakonisht serioze.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

10 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

10 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

11 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

11 hours ago