Categories: Ne plan te pare

Spalletti flet pas takimit me arbitrat: “Ja cfare kerkuan ata nga une dhe Interi. Tani do ja them edhe skuadres…”

Prezent me koleget e tij ne takimin midis trajnereve dhe drejtuesve te Aia ne zyrat e Lega-s, Luciano Spalletti i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve.

Koleget kane deklaruar se ishte nje takim pozitiv. Per cfare keni folur specifikisht?
“Jam dakord, ishte nje takim pozitiv, shume e rendesishme per nje bashkepunim ne te ardhmen. Argumenti i takimit ishte VAR-i. Me pas jane rishikuar epidsodet qe mund te jene ne kundershtim, por nese kane te njejtin zhvillim, duke arsyetuar vendimin, dhe jane prekur shume tema: faulli me dore, shtyrjet ne zone, pozicionet jashte loje”.

“Debati u perqendrua ne temen sesi duhet te persoret VAR-i, jane bere hapa perpara te dukshme sepse nuk eshte me ne diskutim prezenca e saj, nderkohe qe deri ne fund te vitit te kaluar flitej per nje ceshtje te tille”.

“Tashme te gjithe jane te ndergjegjshem per fuqine e ketij instrumenti, te gjithe e kemi kuptuar nje gje te tille dhe shpesh polemikat lindin nga mungesa e perdorimit te saj sesa nga aplikimi i saj. Duke konsideruar kompeticionet qe nuk perdoret VAR, e kuptojme qe dicka mungon, nje monitorues per zhvillimin korrekt te situatave”.

“Nese konsiderojme ndeshjet ku eshte perdorur, vihet re se ka qetesi ne vazhdimesine e ndeshjes sepse eshte pershtypja qe epidosi eshte ekzaminuar dhe nuk le vend per dyshim per ate qe ka ndodhur me pare”.

“Sepse edhe vete tifozet ne stadium e perceptojne dhe e kalojne episodin pa e permendur problemin deri ne fund. Mbase dhoma e VAR-it, eshte teknologjia ne dispozicion te arbitrit, akoma me shume eshte e nevojshme te presim qe te krijohet nje raport me konfidencial per te zhvilluar vendimet ne nje kohe te shkurter dhe me shume mundesi do te duhet urtesia e arbitrit ekspert tek VAR-i”.

“Nga keto mbledhje te gjithe marrin benefite, eshte permendur qe kur ndodhin episode ne te cilat arbitrat perballen me shume zera dhe ne dhomen e VAR krijohet konfuzion, kjo eshte pjesa qe ata duhet te menaxhojne. Kuptohet qe do te ndeshkohen me shume lojtaret qe shkojne dhe protestojne”.

“Persa me perket mua do te kerkoj qe te nderhyj me skuadren derisa nuk krijohet grupi i lojtareve per te protestuar, por duhet te shkoje nje lojtar per te marre shpjegime mbi vendime te ndryshme, dhe shpeshhere duhet te jete kapiteni”.

Kur flisni per arbitra eksperte kerkoni te komunikoni qe ekziston ndonje propozim?
“Kam thene se ka vendime qe merren ne pak sekonda. Limiti me perpara per arbitrat ishte mosha, bazohej ne aspektin fiziologjik. Me keto mekanizma te reja vlen me shume te kesh eksperience me keto lloj episodesh. Nje reflektim normal per keto qe ben kete pune”.

Keni folur per nje mundesi te kerkeses nga pankina per te nderhyre me VAR?
“Jo, nuk kemi folur. Nese futen shume gjera fillon te behet barre.

Ju keni thene qe polemikat fillojne kur mungon perdorimi i VAR-it?
“Me pare polemikat fillonin nga fakti qe vihej ne diskutim prezenca e saj, tashme eshte e kunderta sepse krijohen polemika mbi faktin qe nuk eshte nderhyre”.

Ju kane shpjeguar sesi kete vit duket sikur VAR-i ka nderhyre me pak?
“Na kane dhene te gjitha pergjigjet ne baze te pyetjeve. Micciche ka prezantuar numrat me te cilat ka shpjeguar elementet qe punojne ne kete levizje. Ne kete menyre na kane komunikuar qe kemi nje sjellje inteligjente, serioze dhe prosionale”.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

17 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

17 hours ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

17 hours ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

18 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

1 day ago