Categories: Ne plan te pare

Spalletti: “Me te forte se viti i kaluar, do te luftojme per kampionatin. Lojtari per te cilin ve bast eshte…”

Rikthehet Serie A dhe bashke me te rikthehen edhe konferencat e prag ndeshjeve me Luciano Spallettin ne Suning Training Centre. 

Ne vigjilie te transfertes ne Reggio Emilia, tekniku zikalter i ktehn keshtu pergjigjet e tij perpara gazetareve prezent.

Kjo eshte konferenca e plote e tranjerit:

Cila eshte gjendja e pergjithshme e grupit? Do te gjeni nje kundershtar qe vitin e kaluar ju ka vene vertete ne veshtiresi.

“Gjendja eshte shume e mire. Kemi pare gjithcka qe duhet pare. Po dalim nga fabrika pa bere prova te tjera, por jemi gati per te luajtur kunder te gjitheve. Kunder cdo kundershtari. Sassuolo vitin e shkuar kunder nesh ka treguar qe nuk eshte e thjeshte te luash me ta, ka qene gjithmone nje ndeshje e veshtire. Do te jete e veshtire, shume e veshtire. Por tashme nuk eshte vere per ne, ka ndeshje qe vlejne e duhet te japim maksimumin.”

Mendoni se keni nje skuader me te forte? Ju vjen keqe qe nuk keni Nainggolan me vete? 

“E ndjej qe kam nje skuader me te forte sepse pertej merkatos kemi me vete bindjen tek vlerat tona dhe tek objektivi qe duhet te kapim. Duhet te permiresojme klasifikimin e fundit. Eshte e qarte qe kur te mungon ndonje lojtar per demtim, ka veshtiresi edhe kur skuadra ka shume alternativa, por jemi ne rregull sepse ata qe kemi ne dispozicion jane te forte gjithashtu. Po rekuperon ai, jemi te kujdesshem qe te mos e rrezikojme.”

A mendoni se mund te drejtoniu nje skuader qe mund ti hape probleme Juventusin?

“Nuk e di, por besoj se do njeri qe ti japim kampionatin e fituar Juventusit perpara se ta luajne. Ne, Napoli, Roma, Milan, Lazio, mendojme se mund te luftojme te gjitha per kampionatin. Jemi perforcuar te gjitha. I bej komplimenta te gjithe klubeve qe kane bere goditje te rendesishme kete vere ne merkato dhe kur mendoj kete mendoj per Ancelottin. Jemi nje nga pese skaudrat qe mund te luftojne per kampionat me Juventusin. Pastaj ka edhe skuadra te tjera qe mund te hapin shume probleme gjate sezonit. Do te shohim me kalimin e kohes si do te ecin gjerat.”

Perisic dhe Vrsaljko do te jene menjehere titullare? 

“Jane dy analiza te ndryshme. Perisic e njeh skuadren, Vrslajko akoma ju. Por te dy nuk kane luajtur ne miqesoret e bera dhe duhet pare ne menyren e duhur dhe se si do te zhvillohet loja. Jo vetem per zgjidhjen nga minuta e pare por edhe gjate lojes.”

Ka ndonje gje qe te kenaq me shume ne kete faze pergatitore dhe qe mund ta quani si me e mira?

“Nuk me mungon asgje, por me kenaq fakti qe kane ardhur lojtare me peshe dhe kualitet, te nje niveli interist. Me pelqen disponibiliteti i skuadres, menyra se si po punon grupi. Me jep besim per te ardhmen.”

Vitin e kaluar keni pare nje merkato te vaket kurse kete vit mund te jeni ju anti-Juve. Kishit me shume presion vjet apo e ndjeni me shume kete vit?

“Ne nivel personal presionet i kam menaxhuar shume vite me pare. Tani per mua cdo gje eshte emocionuese dhe eksituese. Ky vit ka filluar pak keq nga ajo qe ndodhi ne Genova dhe perfitoj nga rasti ti dergoj nje perqafim familjeve te prekura.”

Kush jan objektivat qe ka vendosur klubi per sezonin dhe per tre kompeticionet qe jane per tu luajtur?

“Jane gjithmone ato qe te pozicionohemi sa me mire dhe te bejme nje paraqitje sa me te mire ne Europe. Por duhet te fitojme sa me shume ndeshje, te qendrojme ne Champions. Mundesisht te ofrojme nje spektakel nga ana e skuadres ne fushe nepermjet lojes por edhe me rezultate. Pastaj te shohim si do zhvillohen gjerat. Nuk eshte ceshtja te them dicka tani, ceshtja eshte te bejme mire ne fushe. Jane blere lojtare qe per te cilet jane vene ne rresht skuadra nga La Liga dhe Premier League per ti marre qe per momentin jane kampionate me nivel te larte. Por tani po preferojne edhe Serie A lojtaret dhe ne si klube duhet ti japim atyr shansin te shprehen ne fushe. Pastaj shikoj numri ne te abonuarve dhe nje interes mjaft te larte per Serie A jashte Italise. Kjo gje me pelqen. Eshte nje arritje per ne.”

Jeni me i kenaqur se viti i kaluar? Ka ndonje lojtar per te cilin do te vinit bast?

“Une doja qe cdo gje te ishte e qarte qe te mos iluzionoja tifozet e mi. Klubi ka bere nje pune mjaft te mire dhe publiku akoma me te mire. Tan ina presin gjithe ato ndeshje ne fushe. Jem ite lumtur por duhet te luajme ne maksimum cdo ndeshje. Duhet te dergojme pike sa me shume ne shtepi qe ne fillim. Sepse mendojme se suksesi duhet te filloje tek ato 20 minuta te fundit ndaj Lazios vjet. Por duhet te bejme pune serioze qe ne fillim. Dua te ve bast per disa nga lojtaret e mi, jo vetem per nje. Pervec te rinjve, ai qe me ben kurioz eshte Brozovic sepse dua ta nise pikerisht aty ku e la jet. Pres te shoh nje lider ne nivel skuadre qe te kete kuptuar sektorin e fushes te cilit i perket dhe te beje diferencen.”

Cfare mendon per mundesine per te shtyre gjithe javen e pare te Serie A? Cfare keni munduar dje per komunikaten e klubit? 

“Une e kam ndare mendjen dhe nuk flas per Modric, flas vetem per lojtaret e Interit. Per sa i perket Genvoas, problemi nese duhet shtyre ose jo nuk eshte nje problem, problemi eshte te mos ndodhin me keto gjera. Nese do te ndihmonte te ndalej Serie A, do te isha i pari qe do te isha dakort. Por bota e sportit eshte prekur shume nga gjiteh ajo qe ndodhi. Them vetem ate qe thash edhe me pare: i qendrojme afer familjareve.”

Skriniar mund te rekuperohet per neser?

“Duhet te vleresojme. Sot eshte stervitur nje pjese me skuadren, por cdo ore mund te jete e rendesishme per te vendosur se cfare do te beje neser. Eshte nje lojta ri forte, jeton me futbiollin, mund te behet kapiten i cdo skuadre per nga menyra si eshte i ndertuar nga mendja por edhe nga muskujt.”

Cfare pret nga Vecino? Cfare problemesh fizike kane ndikuar tek sezoni i tij i fundit?

“Jam dakort ketu, pres me shume se sa viti i kaluar nga ai. Ka qene i ndalur per shkak te pubalgjise dhe nje pjese te mire te kampionatit e ka luajtur i demtuar dhe me pas erdhi perkeqesimi pas nje ndeshje ne kombetare. Por pres edhe nje menaxhim me te mire edhe nga ai te situates. Pastaj ai duhet te na tregoje vlerat e tij, ka shume talent. Eshte nje lojtar qe ka potencial te madh, shume me te madh se rendimenti i vitit te kaluar.”

Me pas, tekniku e ka mbyllur me nje diskutim per Joao Mario: 

“Joao Mario nuk eshte prezent per shkak te nje demtimi muskular. Nuk eshte jashte skuadre sic ka thene ndonje gazetar aty-ketu. Te grumbulluarit i vendos une dhe ai nuk do te perfundoje ndonjehere jashte skuadres.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

3 days ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

3 days ago