Eshte nje pyetje qe shpesh here kete moment ka ngacmuar tifozet e Interit por jo vetem ata: edhe njerez te futbollit ne Itali.
Sa milione euro ka shpenzuar Interi deri me tani ne merkato dhe pse duket sikur ka nje ndalese ne kete moment?
Do i marim me radhe, por le te ndalemi pak te momenti, ku Interi po ben nje merkato totalisht low cost.
I fundit qe ka ardhur zyrtarisht te zikalterit, ka qene Alexis Sanchez me parameter zero vetem pak dite perpara finales se Europa League.
Ai mund te pasohet keshtu nga Aleksandar Kolarov, i cili pritet te kushtoje vetem 1 milione euro plus 500 mije euro bonuse te mundshme.
Nderkohe, pas tij mund te vije nje tjeter lojtar me parameter 0, Arturo Vidal nga Barcelona qe po negocion me keta te fundit per te zgjidhur kontraten.
Deri me ketu, do te kishim si shpenzime kartonash, vetem 1 milione euro, por perseri mbetet pyetja: sa ka shpenzuar Interi deri me tani?
Atehere, zikalterit i kane nisur blerjet per kete sezon me blerjen e Achraf Hakimi nga Real Madrid per 40 milione euro.
Deri me tani, duke sikur bashke me Kolarov, merkato e Interit ka kushtuar vetem 41 milione euro, por nuk eshte aspak keshtu.
Kjo sepse Interi ka Barella dhe Sensi ne huazime me te drejte dhe detyrim blerje.
Per Sensin do te paguhet te skuadra e Sassuolos (nese nuk eshte paguar akoma) rreth 20 milione euro per blerjen e kartonit te tij.
Ndersa per sa i perket Barella, ai ka ardhur ne nje huazim 12 milione euro vjet, plus detyrim blerje 25 milione euro (te ndara ne dy pagesa ne dy sezone) dhe 8 milione euro bonuse.
Pra, Interi i ka paguar kete sezon Cagliarit per Barella 12.5 milione euro te tjera, per kestin e dyte te Barella.
Keshtu, zikalterit kane paguar deri me tani ne kete radhe:
Hakimi: 40 milione euro
Sensi: 20 milione euro
Barella: 12,5 milione euro
dhe pritet te paguajne:
Kolarov 1 milione euro
Totali i shpenzuar deri me tani (duke llogaritur edhe Kolarov) eshte 73,5 milione euro, me shume se cdo klub ne Serie A.
E te mos harrojme nese llogarisim edhe cmimin e Eriksen ne janar, shifrat e shpenzuara ne 2020 nga Interi i kalojne 100 milione eurot ne nej vit kaq te veshtire dhe i prekur rrenjesisht nga Pandemia.
Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…
Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…
Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…
Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…
Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…
Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…