Categories: MerkatoNe plan te pare

SPECIALE – Ja si Interi realizoi kuotën 45 milionë Euro deri më 30 qershor: ja të gjitha numrat!

Pas mbylljes së buxhetit 2018, Inter arriti objektivin e të paktën 45 milionë eurove në fitimet kapitale(plusvalence të fasmshme), duke u përfshirë në parametrat e marrëveshjes settlement agreement nënshkruar me UEFA.

Të gjithë pa shitur Big, por duke përfituar nga ato sektori i të rinjëve cilët po shkëlqejnë në vitet e fundit.

Skuadra vigjilente e UEFA-s vëzhgoi me vëmendje, duke pritur për 30 qershor 2018.

Një datë e rëndësishme për Interin, duke qenë se Zikaltërit u thirrën për të “rregulluar” llogaritë e tyre me buxhetet e tyre të mëparshme, duke kapur 45 milionë euro në fitimet kapitale(plusvalence). Por pikërisht, çfarë është një fitim kapital(plusvalence)? Eshtë diferenca (nëse pozitive) në mes të vlerës së shitjes të një lojtari dhe ndikimit të lojtarit në bilancin e sezonit sportiv në të cilin bëhet transaksioni.

Nëse ndryshimi është negativ, nuk përfiton një fitim(plusvalence), por një humbje. UEFA është shumë e rreptë në këtë kuptim, veçanërisht në qoftë se ekziston një marrëveshje shlyerjeje (settlement agreement )me një klub.

Në këtë rast, Interi, i cili në maj të vitit 2015 nënshkroi një marrëveshje UEFA-n për të shmangur gjobat e rënda për arkat e klubit. Pasi arriti kufirin e deficitit buxhetor prej 30 milionë euro sezonin e kaluar në 30 qershor 2016, Inter ishte i detyruar për të barazuar edhe bilancin në 30 qershor, 2017, dhe pastaj duhet të arrijë 45 milionë euro plusvalence deri me 30 Qershor 2018, data e skadimit të marrëveshjes së settlement agreement. Objektiv që drejtuesit e Interit kanë arritur ta kapin (të paktën 50,575,000 euro fitim).

Merkatoë hyrje solli dy lojtar të rëndësishëm si Radja Nainggolan dhe Matteo Politano (blerje të cilat do të ndikojnë në bilancin e ardhshëm), por duke sakrifikuar elemente të ndryshme të sektorit të të rinjëve(por gjithsesi duke marë edhe një të drejtë riblerje për mos të humburasnjë talent në të ardhmen), që konsiderohej si thesar në Itali dhe një pasuri e vërtetë në formimin e talenteve të klubit. Një zgjedhje që mund të ketë mërzitur dikë, por që ka lejuar klubin të shmangte largimine lojtarëve kryesoë të Luciano Spalletti-t, megjithatë, duke hequr dorë nga elemente me potencial të madh, siç tregoi një sezon plot sukseseve kombëtare të të rinjëve (si Kampionati Primavera, suksesi i dytë rresht).

Vlen të theksohet se për të arritur këtë objektiv Ausilion nuk i shiti të gjithë të rinjtë premtues (u larguan vetëm 4) por edhe lojtar të tjetë borxh ose nga ekipi A.

Vërtetë u larguan talente premtues si qendërmbrojtësi Bettella, mbrojtësi krahut Valietti, trekuartisti Zaniolo dhe sulmuesi Odgaard por Interi nuk leshoi disa talente ku beson më shumë si mesfushori Pompetti, sulmuest Merola dhe Pinamonti, portiei Di Gregorio dhe sidmos Sulmuesi argjentinas Colido i cili u ble vjet për 7 milion Euro, mesfushori Belg Emmers, të cilin thuhet e bllokoi Spalleti dhe qëndërmbrojtësi i fortë Vanheusden.

Por le te rikthehemi tek shifrat dhe te shikojmë numrat si arriti Interi të tejkalojë 45 milionë euro, duke marrë parasysh se këto shifra mund të përdoren në operacione të tjera merkatoje.

Me poshte, rendi eshte: Emri lojtarit, Vlera në bilancin e 30/06/2018, Vlera shitjes, Plusvalenca dhe Skuadra blerëse:

Jens Odgaard, 1.175.000€, 5.000.000€, 3.875.000€, Sassuolo.

Jonathan Biabiany, 0€ (parameter zero), 1.500.000€, 1.500.000€ Parma.

Davide Bettella 0€ (settore giovanile), 7.000.000€, 7.000.000€, Atalanta.

Marco Carraro 0€ (settore giovanile), 5.000.000€, 5.000.000€, Atalanta.

Geoffrey Kondogbia* 17.200.000€, 25.000.000€, 2.500.000€, Valencia.

Davide Santon 1.200.000€, 9.500.000€, 8.300.000€, Roma.

Nicolò Zaniolo 1.440.000€, 4.500.000€, 3.060.000€, Roma.

Andrei Radu** 0€ (settore giovanile), 7.500.000€, 7.500.000€, Genoa.

Federico Valietti 0€ (settore giovanile), 7.500.000€, 7.500.000€, Genoa.

Yuto Nagatomo 260.000€, 3.000.000€, 2.740.000€, Galatasaray.

Rey Manaj** 400.000€, 2.000.000€. 1.600.000€, Albacete.

*: Në bazë të marrëveshjeve të bëra në kohën e blerjes së Kondogbia nga Monaco, francezët përfitojnë 3.1 milionë euro, dhe 2.2 milionë euro për agjentin e lojtarit, duke ulur fitimin në 2.5 milionë euro.
**: dhënia borxh me detyrim blerje cilësohet she njihet si shitje përfundimtare nga UEFA-n.

Falenderojme anetarin e Inter Club Albania, Elis Karaj, qe ka perkthyer materialin nga Italishtja.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

1 min ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

22 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

22 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

22 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

22 hours ago