Categories: Ne plan te pare

Stefano Sensi, del ne pah statistika e tmerrshme e tij tek Interi: “Ai me zikalterit ka qene…”

Edhe njehere tjeter, fati i keq ka ndjekur nga pas Stefano Sensin: mesfushori i Interit ishte deklaruar titullar ne sfiden e Kupes se Italise ndaj Fiorentines, por ai me pas eshte detyruar te ngreje flamurin e bardhe.

Gjate nxemjes, ai ka ndjere dicka ne pulpe dhe ka pasur frike per ndonje demtim te mundshem dhe ka lajmeruar Conten se mbase eshte me mire te mos luaje.

E kshtu ka vazhduar kalvari i gjate pa fund i mesfushorit te Interit, qe ndermjet nje demtimi apo nje tjetri, nuk luan nje ndeshje si titullar qe ne daten 30 shtator.

Ne ate kohe ai ishte ne fushen e lojes ndaj Beneventos, dhe ajo eshte ndeshja e tij e vetme si titullar ne kete sezon te ri.

KALVARI PA FUND – Edhe pse fundi i tunelit u duk afer, pas demtimit muskular qe e mbajti jashte fushave per rreth nje muaj ne nentor, Sensi ishte rikthyer ne dispozicionin e Contes qe po e perdorte ne menyre te kufizuar ne rotacionet e mesfushes duke gjetur ne menyre progresive minutazh.

Pastaj, ne fillim te 2021, filluan kembanat e para te alarmit: dy pankina rresht ndaj Sampdorias dhe Romes.

Nderkohe, kur te gjithe menduan se erdhi momenti i tij ne Kupen e Italise kunder Fiorentines, e ku dukej nje shans i arte per te hedhur pas shpine problemet qe kishte pasur, fati i keq ka vendosur edhe njehere qe ai te mos luaje.

NUMRA TE TMERRSHEM – Ne kete sens, numrat e mungesave te Sensit per shkak te demtimeve po behen te tmerrshem.

Sipas La Gazzetta dello Sport, qe prej ndaleses se tij te pare (qe ka ndodhur ndaj Juventusit ne tetorin e 2019), ish-lojtari i Sassuolos ka munguar ne plot 29 ndeshje zyrtare, perballe 19 te luajtura.

Ai ka qendruar jashte per nje total 168 ditesh te cilat i ka kaluar te gjitha ne infermieri.

Jane vertete shume per nje lojtar qe pretendon te kete nje rol protagonisti, me Interin dhe me Kombetaren e tij.

Te gjithe keto probleme natyrisht qe kane ndikuar edhe ne moralin e Sensit: shpresa ne kete moment eshte qe ai te gjeje vazhdimesine e nevojshme, ashtu qe te gjithe te mrekullohen nga ai lojtar qe beri per vete Camp Noun.

Interi dhe futbolli Italian kane nevoje per nje si ai. Te gjithe kane nevoje per Sensin.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

16 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

16 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

21 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

21 hours ago