Categories: Ne plan te pare

Strama: “Tek Inter rekord fitoresh, me pas 16 demtime. I perzene nga Thohir? Jo por…”

Eshte nje Andrea Stramaccioni shume i karikuar, i cili eshte intervistuar nga Corriere dello Sport, pak dite nga transferta e Torinos kunder Juventusit qe rikthen kujtime te medha per ish teknikun zikalter: “Te shtunen luajm kunder Juventusit kunder se ciles kam mare pa dyshim fitoren me te bukur kur isha tek Inter. Per ta ishte humbja e pare, e para ne Juventus Stadium. Ndeshje e fituar me personalitet, qe na lejoi te ishim vetem nje pike larg tyre. Me pas ne fazen e dyte ishim shume pa fat, kemi arritur te numerojme edhe 16 demtime. Ne futboll numra te tille harrohen shpejt. Dhe madje kemi arritur rekordin per Interin me 10 suksese rradhazi dhe me 10 fitore ne transferte.

Pati polemike me Marottan? Jemi sqaruar dhe kemi bere nje udhetim te kendshem sebashku, ai me ka shpjeguar qe nuk donte te ishte ofensiv. Tha nje fraze me mikrofonat e fikur ne nje pragndeshje delikate dhe me mbeti nje shije e keqe. Me pas me ka shpjeguar gjithcka dhe kemi mbyllur polemiken. Te shtunen do ta pershendes sic kam bere ne raste te tjera. Midis Inter dhe Juventusit eshte gjithmone nje klime e tensionuar. Ka rivalitet, por kjo eshte e bukura e sportit. Jane dy tifozeri qe nuk do te duhen kurre.

Kujtime nga Inter? Mbaj nje kujtim shume pozitiv, te besh 55 ndeshje ne pankinen zikalter eshte nje enderr. Kam pasur gjithmone por edhe tani dashurine e tifozeve, edhe ne momente negative te pjeses se dyte te kampionatit, eshte fantastike. Njerezit kane kuptuar situaten e nje emergjence te madhe qe kemi perjetuar. Lidhja ime me Interin perfundoi kur perfundoi epoka e Morattit. Kuptoj qe kur vjen nje pronesi e re ajo deshiron qe te beje zgjedhjet e saj. Nuk e them qe me ka larguar Thohir, por kur Moratti me komunikoi vendimin pas humbjes kunder Lazios ishte nje moment me nje dhimbje te madhe. Me tha qe nuk do te shiste thjesht vetem nje pjese te kuotave, por te gjithe paketen e mazhorances. Aty kuptova qe perfundoi eksperienca ime. Isha nje krijese e tij, do te kisha firmosur nje kontrate tre-vjecare, me perseriste qe do te vazhdonte me mua”.

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: stramaccioni

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

2 days ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

2 days ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

2 days ago