Categories: Ne plan te pare

Conte sulmon ashper pas ndeshjes Marotten: “Me kane sulmuar mua dhe lojtaret, por klubi ska bere asgje qe…”

Antonio Conte ka qene shume i ashper ne konferencen per shtyp pas ndeshjes ku me sa duket, ne nje fare menyre, ka sulmuar ashper edhe Marotten.

“Te mos harrojme dicka: Une Sanchez per tre te katertat e kampionatit nuk e kam pasur ne dispozicion. Interi nuk e ka perdorur dot.”

“Ai ishte alternativa e pare e Lukaku-Lautaro ne sulm dhe per fatin e mire ata te dy ja kane dale duke punuar me shume se te tjeret.”

“I duhet dhene merita djemve, 82 pike jane shume dhe tregojne qe kemi punuar mire. Me vjen keq sepse kam pare Interin qe eshte sulmuar nga te gjithe ne menyre te shemtuar.”

“Sulme falas per mua, sulme falas per lojtaret. Kjo nuk me ka pelqyer sepse kam pare shume pak mbrojtje nga ana e klubit ne drejtimin tim dhe te skuadres.”

“Ne keshtu jemi kompaktesuar me njeri-tjetrin dhe jemi bere me te forte. Por sot keto pike i gezojme vetem ne, une dhe lojtaret, ne ne Appiano, edhe pse keto 82 pike nuk tregojne asgje.”

“Kush fiton futet ne histori, te mos e harrojme. Ky eshte nje rezultat qe une e shtrengoj fort per vete, per lojtaret, per magazinieret, fizioterapistet, Orialin, per ata qe na kane qendruar afer si skuader. Dua ta nenvizoj kete.”

“Getafe? Ne dy ndeshjet e fundit kemi fituar ndaj Napolit dhe Atalantes. Keta te fundit kishin shenuar ne 28 ndeshje radhazi, ndersa me ne nuk shenuan dot.”

“Dua ta duartrokas Gasperinin dhe lojtaret e tij, sepse kane sjelle dicka te re ne kete kampionat per te gjithe.”

“Ashtu si ne te kaluaren, shume kane kopjuar ate qe kam bere une sot dhe Giampiero per ne eshte nje pike referimi.”

“Komplimente per ata, dhe klubin e tyre. Kane bere nje sezon fantastik. Perfitoj nga ky rast per ti pergezuar.”

“Nderkohe me Getafen do te jete nje ndeshje e veshtire sepse spanjollet jane nje skuader teper fizike.”

“Ata luftojne shume, mjafton te shikosh sa vuan Reali i Madridit dhe Barcelona ndaj tyre sa here qe luan.”

“Do te jete nje beteje, por une besoj tek lojtaret e mi qe me duken te zotet per te kaluar perpara ne kete kompeticion.”

“Tifozeve i them se do te bejme gjithcka dhe do te japim gjithcka ne fushe, edhe pse nuk e di nese do te mjaftoje per te sjelle kupen ne shtepi. Do ta shesim shtrenjte lekuren me siguri.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, besim te Onana por cfare prapaskene ne vere: “Ai u transferua tek Inter edhe fale… Alexis Sanchez”.

Portieri i Interit, Onana, do te jete titullar ne ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Camp Nou. Ai keshtu…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, La Repubblica i cmend te gjithe: “Ja formacioni anti-Barcelona qe po mendon Inzaghi: jo Asllani por…”

Me sa duket, edhe La Repubblica eshte e bindur per formacionin qe pritet te zbrese ne Barcelone nga minuta e…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak perpara Barcelones, Dzeko jep nje keshille per Lautaron: “Te mos shqetesohet per golin: do vije atehere kur…”

Vetem dy dite perpara ndeshjes shume te rendesishme ndaj Barcelones, per mediat eshte ndalur te flase Edin Dzeko. Boshnjaku qe…

8 hours ago
  • Uncategorized

Onana apo Handanovic ne Camp Nou? “Ne kete moment Inzaghi duket se i ka zhdukur dyshimet: do te luaje…”

Inzaghi duket se deshiron te besoje prape te Onana per ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Champions League. Portieri…

8 hours ago
  • Uncategorized

Barca, hidhet ne aksion edhe Laporta: “Ne Milano e kemi pesuar keq nga arbitri. Nuk dua te mendoj se…”

Edhe Joan Laporta eshte hedhur ne aksion dhe direkt ka folur per arbitrimin e Slavko Vincic ne ndeshjen Inter-Barcelona. Keto…

8 hours ago
  • Uncategorized

Sabatini zbulon: “Mendoj se dicka e rendesishme ka ndodhur tek Inter: klubi i ka thene Barella se…”

Inter po behet gati per te luajtur me Barcelonen por ne Itali po vazhdohet te flitet ende per fitoren ne…

8 hours ago