Marreveshja historike ndermjet Interit dhe Pirelli ka nisur ne 1995 e larget por ka daten e skadences shume afer: ne 30 qershor 2021.
Tashme duket se cdo gje ka perfunduar dhe se nuk ka kthim prapa: klubi zikalter po kerkon prej kohesh nje main sponsor.
Te shumta kane qene lajmet ne ditet e kaluara per kete, dhe tashme largimi i gjigandit te gomave shihet si e sigurt.
Flitet se bashkepunimi do te vazhdoje, por me siguri ne forma te tjera dhe jo si main sponsor ne te ardhmen.
Por nga lajmet e fundit, duket se Suning ka dhene nje ultimatum per te gjitha kompanite qe interesohen te zene vendin e Pirellit.
Sipas Tuttosport, Zhang Jindong eshte shprehur shume qarte me te gjithe pretendentet: qe te shfaqeni ne fanellen e Interit si main sponsor duhet te paguani te pakten 35 milione euro.
Kjo do te ishte nje nga cmimet me te larta ne Europe dhe do te sillte tek Interi para te freskta qe do te ndihmonin jo pak cdo sezon zikalterit.
Suning nderkohe me ne krye Steven Zhang (djalin e pronarit te Suning), po tenton qe ta beje Interin te pavarur duke afruar keshtu sponsora te rendesishem dhe qe zikalterit te kthehen ne nje makineri e vertete ne kete sport.
Kush eshte marka me afer Interit ne kete moment? Flitet se eshte Hisense, por edhe Evergrande nuk eshte aspak prapa.
Ka shume deshire per Andre Onana mes tifozeve te Interit. Normalisht, pa munguar respekt ndaj Samir Handanovic. Te gjithe e…
Direkt pas suksesit ne Champions League kunder Barcelones, Inter do te tentoje direkt te rimarre rrugen e duhur ne kampionat.…
Onana duket se ka vene presion te forte mbi Handanovic. Sipas Corriere dello Sport, parakalimi i kamerunasit ndaj sllovenit pothuajse…
Juventus vertete nuk ndalet dhe pasi ka humbur me shume se 30 gjyqe verdalle neper Itali dhe Europe per Calciopolin,…
Takimi eshte programuar per pas Barcelones, pra, pas nje jave, por nderkohe tek Inter kane filluar te levizin te gjithe…
Ish-lojtari i Interit, Antonio Cassano, ka folur perseri ne profilin e ti ne Instagram, duke folur keshtu per ndeshjet ne…