Categories: FokusMerkatoNe plan te pare

Susic: “Nuk kam dyshime, e dua Interin”

Tino-Sven Susic mesfushori 22 vjecar i Hajduk Split eshte nje nga lojtaret qe po ndiqet nga Interi ne kete fillim te muajit te merkatos. Boshnjaku ka folur per Corriere dello Sport nepermjet telefonit dhe nuk ka fshehur asgje nga deshirat e tij. Gjate komunikimit, ai tha qarte se eshte i gatshem t’i bashkohet Interit.

Susic, a ndiheni i gatshem per Serie A?

“Po jam gati. E di qe liga juaj eshte me e veshtire se ajo e Kroacise dhe se Serie A eshte nje nga ligat me te forta ne bote, sepse aspekti teknik eshte shume i rendesishem dhe lojtaret jane me shpejte dhe me teknike ne krahasim me ata ne Kroaci. E pashmangshme eshte nje periudhe e shkurte e pershtatjes, por jam i sigurte se do beja mire.”

Shume klube te medha jane pas teje, por ti ia ke bere te ditur agjentit tend; “E dua Interin.” Pse?

“Sepse eshte klub me histori te madhe dhe jam krenar qe drejtuesve te tyre ju pelqej. Per mua eshte nje enderr ta vesh bluzen zikalter.”

Ti tanime na tregove per deshiren tende per 2015…

“Shpresoj qe bisedimet te shkojne mire dhe shpresoj qe te nenshkruaj kontrate me Interin menjehere qe te filloj te luaj atje qe ne fillim te sezonit tjeter. Te luaj ne nje klub te rendesishem si Inter, eshte deshira ime e vetme qe kam pasur qe nga femijeria.”

Kush ishte ai qe ju zbuloi juve, Milan Rapaic ju ka rekomanduar juve tek Inter?

“Milan eshte i bindur qe Interi eshte klubi ideal per mua, te cilet do te me ndihmojne mua qe te rritem dhe t’i zhvilloje edhe me shume aftesite e mia.”

Keni folur me ndonje nga lojtaret e Kombetares per Serie A?

“Po, kam folur me Pjanic. Ai me ka thene qe eshte nje lige e madhe, por njekohesisht me ka thene se une i kam te gjitha aftesite qe atje te beje mire. Shpresoj qe te kete te drejte.”

Cfare tipi i lojtarit jeni ju?

“Nuk eshte e lehte ta pershkruaj veten, por jam nje mesfushor ofanziv, fizikisht i forte dhe me pelqen te luaj me topin ne kembet e mia. Me kane thene qe eshte tipari im me i mire.”

Ju duhet t’i bashkoheni Interit, pastaj ata mund ta transferojne edhe ndonje lojtar tjeter te kombetares suaj. Keni luajtur ne Kupe te Botes ne Brazil.

“I thirrur ne Kupe te Botes per Bosnjen ka qene nje surprize e madhe. Aty e kam kuptuar se cfare eshte te luash nen presion dhe pastaj jam kthyer ne Hajduk ne vere, une mendoj se aty e kam rritur me shume nivelin tim te performancave. Besoj se kam bere nje progres dukshem te mire, por une ende mund te zhvillohem ne shume aspekte. Te luaj ne Itali do me ndihmonte shume ta beja kete.”

Cilin lojtar te Interit e njihni personalisht?

“Ne te kaluaren kam luajtur kunder Kovacic. Ai ka qene pjese e Dinamo Zagreb, ndersa une Hajduk Split. Mateo eshte nje talent i madh me nje te ardhme te madhe perpara tij.

Kush jane idollet tuaj kur keni qene i vogel?

“Braziliani Ronaldo dhe Zidane i cili pak a shume ka luajtur ne ate pozite qe luaj une”

Shume te krahasojne me ate (Zidane).

“Eshte nje nder per mua, por une jam Susic.”

Ju keni nje mbiemer te rendesishem ne boten e futbollit: Axha juaj Safeti eshte treneri i kombetares se Bosnjes dhe ka qene nje trekuartist i madh per Jugosllavine, po ashtu babai juaj ka qene sulmues i Yllit te kuq te Beogradit.

“Ky poashtu eshte nder per mua. Dua qe te beje mire ne Itali poashtu per shkak te mbiemrit tim.”

Adonis Rexha

Share
Published by
Adonis Rexha
Tags: Susic

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Nike vendos perfundimisht: “Cmimi i fanellave te Interit do te rritet: ja sa do te kushtojne prej 2023”.

Nga Inter te Barcelona, duke kaluar per nga Paris Saint-Germain: Nike po behet gati te rrise cmimin per produketet e…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Walter Zenga i ‘terheq veshin’ Inzaghit: “Mendoj se ka gabuar: nuk duhet te kishte futur aspak…”

Walter Zenga, ish-portier i Interit, ka folur edhe njehere tjeter per situaten tek Inter dhe normalisht eshte ndalur edhe te…

8 hours ago
  • Uncategorized

Lele Adani shprehet shume ashper: “Inter nuk me duket nje skuader e besueshme: nuk i shoh gati per…”

Lele Adani, ish-mbrojtes i Interit, gjate Bobo TV, eshte shprehur shume i ashper me formen qe po kalon Inter. Ai…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet legjenda Julio Cesar: “Kujdes neser ne Camp Nou, atmosfere e rende. Onanes i them vetem te…”

Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te…

8 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ANSA – Barcelona, Xavi humbet dy lojtare te tjere kunder Interit: “E pamundur te jete prezent nje si…”

Tashme ndeshja Barcelona-Inter eshte shume afer dhe gjithcka do te ndodhe pikerisht diten e neserme ne mbremje. Ne oren 21:00,…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta po studion goditjen e pare me parameter 0 per 23-24? “Kujdes, mund te vije qe ne janar si Eriksen”.

Merkato e dimrit do edhe disa muaj, por qe tani kane filluar qe te degjohen zerat e pare ne Serie…

8 hours ago