Categories: MerkatoNe plan te pare

Te gjitha pagat 2013-2014. Milito me i paguari, por sa ulje!

Paralelisht me fushaten e blerjeve, ka qene edhe nje objektiv tjeter per te cilin drejtuesit zikalter po punojne prej disa vitesh: uljen e totalit te pagave. Mes detyrimeve te Fair-Play-t Financiar dhe krizes ekonomike, Massimo Moratti ka vendosur te ule ndjeshem pagat qe klubi paguan per futbollistet. Dhe prandaj jane bere gjithe ato shitje te rendesishme, si dhe jane vendosur paga me te uleta per lojtaret e sapoardhur.

Mjafton te hedhim nje veshtrim tek shifrat aktuale per te kuptuar diferencen e dukshme mes kesaj skuadre dhe asaj te Tripletes. Faktikisht, pagat e konsideruara ‘te larta’, kane ngelur vetem dy, ajo e Militos (rreth 4,5 milion ne vit) dhe ajo e Cambiasso (4 milion ne vit). Por te dy jane ne skadence kontrate ne qershor dhe qellimi i shoqerise eshte t’i ule edhe keto shifra.

Ne skadence ne vitin 2014 jane edhe disa zikalter te tjere, ku dallojne emrat e Javier Zanetti, Walter Samuel dhe Cristian Chivu: faktikisht, lojtaret e fundit te ngelur nga Tripleta. Mes te tjerash, keta te tre kane ridiskutuar marreveshjet e tyre me klubin, duke ulur dukshem pagen ne krahasim me vitet me te mira. Pervec tyre, ne 2014 skadojne edhe kontratat e Castellazi dhe Mariga.

Gjithsesi jane emblematike, shifrat e ‘strategjise te re’ te klubit.Ai qe fiton me shume eshte Rodrigo Palacio (u afrohet 3 milion ne vit), pastaj ndjekin Kovacic, Guarin, Ranocchia dhe Pereira. Ben shume pershtypje paga e nje lojtari klasi, nga me te miret ne bote (ndoshta me i miri) si Samir Handanovic, qe nuk i arrin as 2 milionet. Dhe nese Walter Mazzarri po konsiderohet si lojtari i vetem i madh i kesaj merkatoje, do te kete patjeter nje motiv: per te ka nje kontrate 2 vjecare qe i lejon te perfitoje 3,4 milion ne vit, me bonuse deri ne 400.000 euro.

Nje ulje shpenzimesh aq i nevojshem sa i detyrueshem: prej kohesh, minusi ne bilanc eshte nje konstante e klubit dhe financat e familjes Moratti nuk e lejojne me kete. Mjafton te mendojme qe vitin e shkuar, jane prere pagat shume te renda te Sneijder (6 milion), Stankovic (2,7), Cassano (3). Dhe gjithashtu 1,5 milion eshte ‘kursyer’ me huazimin e Silvestre tek Milan.

Me poshte keni ne detaje te gjitha pagat dhe daten e skadences te kontrates aktuale per te gjithe futbollistet e shkuadres. 

Portiere:

Samir Handanovic 1,75 (2016)

Luca Castellazzi 500.000 (2014)

Juan Pablo Carrizo 700.000 (2015)

Mbrojtes:

Juan Jesus 700.000 (2016)

Javier Zanetti 2,5 (2014)

Marco Andreolli 1 (2017)

Hugo Armando Campagnaro 1,5 (2015)

Walter Samuel 2 (2014)

Cristian Chivu 2,1 (2014)

Andrea Ranocchia 2,1 (2015)

Rolando 1,2 (in prestito)

Wallace 600.000 (in prestito)

Jonathan 1,2 (2015)

Yuto Nagatomo 900.000 (2016)

Alvaro Pereira 2 (2016)

Mesfushore:

Esteban Cambiasso 4 (2014)

Ricardo Alvarez 1 (2016)

Fredy Guarin 2,2 (2016)

Gaby Mudingayi 1,1 (2015)

McDonald Mariga 800.000 (2014)

Patrick Olsen 200.000 (2015)

Zdravko Kuzmanovic 1,5 (2017)

Mateo Kovacic 2,2 (2017)

Saphir Taider 800.000 (2017)

Sulmues:

Rodrigo Palacio 2,7 (2015)

Mauro Icardi 900.000 (2018)

Ishak Belfodil 700.000 (2018)

Diego Milito 4,5 (2014)

Trajner:

Walter Mazzarri 3,4 (2015)

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

31 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

31 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

31 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

31 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

31 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

31 mins ago