Categories: MerkatoNe plan te pareSpeciale

Te larguarit, te konfirmuarit dhe pozicionet ne dyshim: e ardhmja ne perqindje

Nje tjeter sezon negativ per te hedhur mbrapa kraheve, me sezonin 2015-2016 qe prezantohet, qe ne muajin prill, si rasti i disate per te rifilluar. Mbas ndeshjes kunder Parmes, Roberto Mancini ishte shume i qarte: “Viti i ardhshem? Ndonjehere duhen revolucione per te ndryshuar gjerat”. Fjale te qarta, dhe qe nuk lene vend per interpretime te tjera. Pavaresisht se kane ngelur edhe 9 ndeshje ne perfundim te sezonit, pyetja qe shtrohet spontanisht: kush do ti thote lamtumire Interit ne fund te sezonit dhe si do te ndryshopje skuadra qe trajneri Jesino do te kete ne dispozicion sezonin e ardhshem?

TRAJNERI

ROBERTO MANCINI (Itali, 1964) 

Shoqeria ka vendosur qe ti besoje ketij njeriu qe rreth 10 vite me pare triumfon ne Milanon zikalter. Mbas veshtiresite me Mazzarrin dhe shkarkimin e rradhes, Thohir e zgjedh si personin e rilindjes. 14 nentori 2014 fillon, keshtu, aventura e dyte e Mancio-s zikalter. Pavaresisht entuziasmit dhe euforise qe rikthimi i tij gjeneron, nuk kane pushuar thashethemet rreth nje kauzole qe i lejon teknikut te largohet ne muajin korrik 2015 ne rast se kane pikepamje te ndryshme mbi merkaton dhe perspektivat me klubin. Nje eventualitet i tille, gjithsesi nuk ekziston. Ka qene tekniku qe e ka bere te qarte disa here, sezoni i ri do te rifilloje, mbi te gjitha, nga ai. QENDRIMI: 100%.

PORTIERET

#1 SAMIR HANDANOVIC (Sloveni, 1984) 

Nje ardhme e paqarte per portierin e Lubjanes. Javet e ardhshme do te jene decizive per te kuptuar nese, ne sezonin e ardhshem, porta zikalter do te flase serish slovenisht. Me kontraten ne skadence me 30 qershor 2016, shoqeria mund te vendose ta shese ne veren e ardhshme, me objektivin per te pretenduar sa me shume nga largimi i tij dhe te marre nje element “low cost”. Nje peshe e rendesishme, e qarte, do ta kete dhe vullneti i lojtarit. Ne rast te nje largimi, zgjidhja me e mundshme duket se eshte e Petr CechQENDRIMI: 50%

#30 JUAN PABLO CARRIZO (Argjentine, 1984) 

Ashtu si kolegu, nuk ka qartesi rreth te ardhmes se tij me bluzen zikalter. Kontrata do te skadoje ne fund te sezonit, dhe nuk eshte per tu perjashtuar qe shoqeria ti ofroje edhe nje vit kontrate. Ne te njejten kohe, nuk duhet harruar qe skuadra sezonin e ardhshem do te luaje me shume mundesi ne dy kompeticione. Ne kete menyre hapesira per te luajtur per ish portierin e Boca Juniors dhe Lazios do te reduktohet shume. Gjithsesi peshorja e tij anon me shume ne krahun… zikalter. QENDRIMI: 70%

#46 TOMMASO BERNI (Itali, 1983) 

Zgjedhje kurajoze, duke konsideruar edhe moshen, qe zgjodhi te vishte “rrobat” e portierit te trete, pavaresisht emrit qe ka Interi. Ai, ka dale nga shkollat zikalter, do te qendroje me shume mundesi ne sezonin 2015-2016. QENDRIMI: 90%

MBROJTESIT

#2 CICERO MOREIRA JONATHAN (Brazil, 1986) 

Sezon i mallkuar ky qe ka perjetuar mbrojtesi i krahut i Conselheiro Lafaiete, mungon ne fushe qe prej shtatorit te shkuar, atehere kur skuadra drejtohej nga Walter Mazzarri. Te shumta problemet fizike, duke i shtuar dhe nje kontrate ne perfundim ne qershorin e ardhshem, e nxjerrin automatikisht jashte Interit te se ardhmes. Pothuajse e sigurte qe ish-lojtari i Parmes do te largohet ne fund te sezonit. QENDRIMI: 1%

 #5 JUAN GUILHERME NUNES JESUS (Brazil, 1991) 

Nje siguri jo e plote duke pare edhe paraqitjet e tij. Pavaresisht dashurise ndaj ketyre ngjyrave, tashme nuk eshte me nje utopi te mendosh qe JJ mund te jete larg Milanos ne te ardhmen. Pa te ardhurat e kupave europiane dhe me FPF (Fair Play Financial) qe duhet respektuar, shoqeria nuk mund te lejoje qe te mos marre parasysh ofertat ndaj tij duke siguruar te ardhura. Dhe ne kete liste emri i qender mbrojtesit te Belo Horizonte eshte prezent. Klubi e vlereson me nje cmim qe nis me 10 milione €, per tu pare sesi do te reagojne pretendentet e mundshem. QENDRIMI: 75%.

#6 MARCO ANDREOLLI (Itali, 1986) 

Rendiment i sigurte per ate qe ne Milano eshte bere nje “rezerve titullare”. Nje emer i pamerituar per nje lojtar te cuar dem qe te zbrese ne fushe shume pak here, duke konsideruar edhe paraqitjet e tij, qe sa here eshte therritur per te kontribuar per kauzen interiste, ka dhene performanca te mira. Per te gjetur hapesira me te medha (meriton nje post prej titullari), produkti i shkolles zikalter duhet te largohet nga Appiano Gentile. QENDRIMI: 40%.

#14 HUGO ARMANDO CAMPAGNARO (Argjentine, 1980) 

Eshte ne skadence kontrate me Interin, shume veshtire qe ish-besniku i Mazzarrit do te beje pjese ne rrugetimin e ri zikalter. Pavaresisht se Roberto Mancini i ka dhene shpeshhere raste duke shprehur besim ndaj tij, kontrata e tij nuk mund te rinovohet. QENDRIMI: 1%.

#15 NEMANJA VIDIC (Serbi, 1981) 

Nje nga keqardhjet me te medha te ketij sezoni, pa dyshim. Ish-lojtari i Manchester United nuk eshte paraqitur sipas pritshmerive. Nje mekat i madh, sepse vazhdon te qendroje nje nga interpretuesit me te mire ne sektorin e mbrojtjes. Kontrata e tij skadon me qershor 2017, por ndarja ne fund te kampionatit duket shume afer. QENDRIMI: 30%.

#21 DAVIDE SANTON (Itali, 1991) 

Disa vite me pare u largua nga Milano prej “Bambino”, ne janar eshte kthyer i “rritur”. Produkti i shkolles zikalter, ka dhene paraqitje shume te mira, ka qene nje intuite e madhe ne merkato, qe jo vetem siguroi vendin e titullarit, por eshte ne listen e terzino-ve me te mire te kampionatit italian. Mancini ka besim tek ai, sot dhe neser. QENDRIMI: 100%.

#22 PIRES RIBEIRO DODO’ (Brazil, 1992) 

Surpriza e fillim sezonit, sidomos ne fazen perpara kampionatit, dhe dalengadale filloi te zhdukej, ne nje vit ku edhe ka pesuar nje demtim ne gjurin e majte. I ardhur nga Roma praktikisht me blerje te detyruar te ndare ne dy sezone, zgjedhja me logjike ne kete rast eshte nje konfirmim i tiji ne ekip. Ne nje rol vecanerisht delikat – ne merkaton aktuale nuk ka shume sasi talentesh, – mosha eshte ne avantazhine tij. QENDRIMI: 80%

#23 ANDREA RANOCCHIA (Itali, 1988)

Sezon shume i “hallakatur” per qendermbrojtesin nga Assisi. U be kapiten mbas “telenoveles” te fillim sezonit, edhe per kete ka qene ne qender te shume kritikave. Rinovimi i kontrates eshte zyrtarisht dicka e mbaruar, ashtu sic kane lene te kuptohet si numri 23 zikalter ashtu edhe shoqeria, por me revolucionin qe, me shume mundesi qe do te preke edhe sektorin e mbrojtjes, vendi i tij prej titullari mund te mos jete kaq shume i sigurte sezonin e ardhshem. Gjithsesi do te jete nje nga elementet me me shume “eksperience zikalter”. QENDRIMI: 95%.

#26 FELIPE DA SILVA DALBELO DIAS (Brazil, 1984)

Ne ndeshjen e pare prej titullari eshte pergjigjur “prezent”, pikerisht kunder ish skuadres se tij. I ardhur nga Parma si lojtar me parametra zero, nese Interi do te kualifikohej ne 1/8 e Europa League transferimi i tij ishte i sigurte. Mundesite per ta pare serish ne Pinetina edh sezonin e ardhshem jane shume te vogla. QENDRIMI: 5%

#33 DANILO D`AMBROSIO (Itali,1988)

Pavaresisht disa “thashethemeve” qe ne javet e fundit kane vene ne dyshim numrin 33 per sezonin e ardhshem, ish-lojtari i Torinos do te qendroje ne Milano. Per ta perforcuar nje gje te tille ekziston vullneti i te dyja paleve per te rinovuar kontraten, gjithsesi, do te shikojme ne te ardhmen. E ardhmja e lojtarit quhet Inter. QENDRIMI: 100%

#54 ISAAC DONKOR (Gane, 1995)

Lideri i Primaveres te Stefano Vecchi ka debutuar ne ekipin e pare, duke koleksionuar minuta te rendesishme. Karta e identitetit e perjashton qe te qendroje edhe nje vit tjeter tek Primavera, por pa impenjimet ne kupat europiane shume veshtire se do te qendroje ne ekipin e pare. Me shume mundesi, nje eksperience i huazuar larg nga Appiano Gentile. QENDRIMI: 10%

#55 YUTO NAGATOMO (Japoni, 1986)

Rrugetim i ngjashem me ate te Handanovic. Kontrata i skadon me 2016, por duke mos qene ne listen qe pelqehen nga Mancini shoqeria mund ta marre seriozisht shitjen e tij. Per te marre mbrojtesin e krahut te Ehime 8-9 milione mund te mjaftojne. QENDRIMI: 60%.

#93 FEDERICO DIMARCO (Itali 1997)

Ne pankine ne ndeshjen e fundit kunder Parmes, djaloshi i ri nga Milano mund te qendroje edhe nje vit te Primavera. QENDRIMI 80%.

MESFUSHORET

 

#10 MATEO KOVACIC (KROACI, 1994)

Rinovimi i kontrates se tij dhe disa deklarata te agjentit te tij Nikky Vuksan duket se e kane larguar nga ndonje sakrifikim i mundshem. Por, sebashku me Mauro Icardin, baby i Linz eshte elementi i vetem qe mund te sjelle likujditet ne arkat e shoqerise zikalter. Shoqeria do te beje gjithcka per te mos ta shitur, por futbolli aktual italian nuk mund ti mohoje vetes propozimet qe vijne nga jashte. Ne kete rast, eshte e sigurte, qe do te kete rradhe jashte portave te Angelo Moratti-t. QENDRIMI 85%

#13 GUARIN VASQUEZ FREDY ALEJANDRO (Kolumbi, 1986) 

Ka qendruar ne Milano i ndjekur nga momente negative, do te ishte e cuditshme po te spekuloje nje largim te tijin tashme me Mancinin ne pankine. I paprekshem per trajnerin nga Jessi, ish-lojtari i Portos nga Puerto Boyaca ka treguar nje vazhdimesi te tille te rendimentit ne muajt e fundit, duke gjetur mbase zonen e tij ideale taktike ne pjesen e mezzala-s se djathte. Teknike, fuqi dhe nje doze te caktuar anarkie taktike, qendron nje vlere e shtuar per kete Inter.

#17 ZDRAVKO KUZMANOVIC (Serbi, 1987) 

Nje nga lojtaret e fjales revolucion, te cituar nga Mancini pas ndjeshjes kunder Parmes. Ne kete rast ish-lojtari i Fiorentines dhe Stuttgart-it, pavaresisht se ka dhene gjithcka ne fushe, mund te largohet nga Milano, pavaresisht nje kontrate qe i skadon me qershor 2017. QENDRIMI: 35%

#18 GARY ALEXIS MEDEL SOTO (Kili, 1987) 

Shume e vene ne dyshim rendesine e ketij lojtari ne ekipin zikalter. Ka ardhur, i kerkuar, me Mazzarrin, ka mbajtur te njejtin nivel performance prej nje lojtari titullar qe edhe Mancini nuk ja ka mohuar dot. Ndeshja ne shtepi kunder Lazios konfirmon “peshen” e Pitbull-it kilen, kur pikerisht tekniku jesino hoqi dore nga fuqia dhe grinta e tij qene fillim, qe me vone e vendos ne fushe ne fund te pjeses se pare. Nga karakteristikat qe zoteron eshte nje nga sigurite e kesaj skuadre. QENDRIMI: 100%

#20 JOEL CHUKWUMA OBI (Nigeri, 1991) 

Zikalter me fragmente, e ardhmja e tij duhet ta shikoje ate ne nje skuader te mesme-te vogel per te gjetur minutat e nevojshme qe te tregoje qe vlen. Nje siguri qe tek Interi nuk mund ta kete. Per rritjen e tij do te ishte me mire qe te gjendej nje zgjidhje jashte Appiano Gentile.

#29 GASTON CAMARA (GUINEA, 1996)

Nje nga elementet me me shume kualitet ne Primaveren e Stefano Vecchi-t. Ashtu si shoku i tij Donkor, me shume mundesi mund te dergohet ne huazim per te marre eksperience. QENDRIMI: 20%

#77 MARCELO BROZOVIC (Kroaci, 1992)

Nje nga lojtaret me performanca pozitive per kete vit te hidhur. E kerkonte edhe Milani ne merkaton e kaluar te dimrit, por Interi arriti ta mberthente pergjigjen pozitive te Dinamo Zagreb-it duke siguruar nje element shume te rendesishem per te tashmen, per me shume edhe te ardhmen. Do te jete nje nga titullaret e Interit te se nesermes. QENDRIMI: 100%

#88 ADERSON HERNANES (Brazil, 1985)

Zikalter qe nga 31 janari 2014, kur Interi e ka rrembyer nga Lazio per rreth 18 € (plus 2 bonuse), braziliani i Recife-s nuk ka treguar akoma ato aftesi prej top pleyer-i qe e kane shoqeruar gjate eksperiences se tij me biancoceleste-t. Do te ishte nje nga elementet qe do te garantonte likujditet te menjehershem, por ne rastin e largimit sigurisht Erick Thohir duhet te “menaxhoje” nje minusvalence te rendesishme. Edhe per kete, sezoni 2015-2016 duhet te filloje nga Milano. QENDRIMI: 85%

SULMUESIT

#8 RODRIGO SEBASTIAN PALACIO (Argjentine, 1982) 

Bishti i tij nuk eshte me i atyre viteve me pare, por vazhdon te qendroje nje element i cmueshem. Sigurisht, 3 milion € rroge te vendosur me klubin ne momentin e rinovimit te nenshkruar marsin e vitit te kaluar perfaqesojne nje “peshe” jo indiferente, por Mancio ka besim tek ai, pavaresisht se mosha e tij eshte 33 vjec. Sezoni ardhshem do te jete i katerti per “El Trenza” me bluzen e Interit. QENDRIMI 100%

#9 MAURO EMANUEL ICARDI (Argjentine, 1993) 

Copy+Paste i “mendimin ndaj Kovacic. Njeriu me deciziv i ekipit do te behet akoma me i forte, dhe Mancio do te ishte shume i lumtur qe te rifilloje nga ai, por ne futbollin e diteve te sotme oferta super te top klubeve europiane mund te ligeshtojne kedo. Klubi dhe menaxheri i tij jane prej kohesh ne pune per te rinovuar, qe gjithsesi eshte akoma e gjate (skadon me 2018), me drejtuesit qe vazhdojne te theksojne rendesine ne te ardhmen te talentit te Rosario-s. Kush e di, se si do te reagoje nese Chelsea, Atletico Madrid ose Manchester United do te vijne te trokasin ne deren e shoqerise se Vittorio Emanuele me nje oferte shume te “rende”. QENDRIMI: 85%

#11 LUKAS JOSEF PODOLSKI (Gjermani, 1985) 

I ardhur nga Arsenal-i ne huazim te thjeshte ne janar, kampioni i Botes nga Gliwice ka qene nje nga lojtaret qe ka “stonuar” ne kete pjese te dyte te kampionatit. Asnje gol i shenuar dhe shume kritika per nje transferim qe, deri me sot, nuk ka luajtur me te njejtin rendiment me skuadren. Fati i tij duket, tashme eshte i shkruar, dhe do te jete larg Interit. Ne fund te sezonit Arsene Wenger do te marre nje vendim perfundimtar rreth te ardhmes se tij. QENDRIMI: 0%

#28 GEORGE ALEXANDRU PUSCAS (Rumani, 1996) 

Titullar ne barazimin kunder Parmes, pikerisht, ne pozicionin e Poldi-t, talenti i Marghita-s do te jete nje nga elementet ne te cilin shoqeria do te mbeshtetet per te ardhmen. Per te pershpejtuar fazen e rritjes, me shume mundesi nje transferim me huazim ne fund te kampionatit. QENDRIMI: 20%

#91 XHERDAN SHAQIRI (Zvicer, 1991)

Eshte transferimi i madh i epokes-Thohir. I vjedhur nga Bayern Munich, pavaresisht konkurrences se madhe, zviceriani ka ardhur ne Milano ne formen e huazimit me te drejte blerjeje me nje cmim te fiksuar prej 15 milion €. Mancini e ka aktivizuar pothuajse perhere si trekuartist. Ndonjehere nuk arrin te dale nga veshtiresite e pergjithshme, talenti i Gjilanit mund te konsiderohet tashme si Top-Player-i i ketij Interi. QENDRIMI: 100%

#97 FEDERICO BONAZZOLI (Itali, 1997) 

Nje e ardhme e afert tashme e shkruar per baby-in e Manerbo-s, te ardhmen e larget… kush e di. Interi, ne fakt, ka perfunduar nje marreveshje me Sampdorian per transferimin e tij definitiv ne Liguria per rreth 6-7 milion €, duke garantuar ne te njejten kohe edhe te drejten e riblerjes ne shifren e 15 milion €. QENDRIMI: 0%

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

1 day ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

1 day ago