Categories: Ne plan te pare

“Te paprekshmit, ne dyshim dhe ata qe do te largohen: ja zgjedhjet e Interit. Vetem 11 lojtare te sigurt per qendrimin.”

Inter vazhdon te jete e perqendruar te e tashmja sepse ka nje sezon ende per ta drejtuar andej nga duhet.

Fokusi i lojtareve dhe i drejtuesve eshte ne fushe, por nga ana tjeter, Marotta me shoke po programojne edhe te ardhmen.

Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se si vetem 11 lojtare nga 25 elemente ne skuader jane te sigurt per te qendruar ne Milano edhe sezonin tjeter.

Ata e nisin shkrimin e tyre nga lojaret qe jane te sigurt per te qendruar, ndersa e perfundojne me ata qe sipas Gazzettes, jane largime te sigurta.

SIGURITE – Le te themi se ne projektin teknik te Interit ka shume lojtare qe ndodhen ne qender dhe qe nuk shihen si ne merkato.

Asnje nuk enderron qe te diskutoje Skriniar dhe Bastoni, por as Brozovic. Nderkohe, asnje dyshim as per Barella dhe Calhanoglu ne mesfushe.

Ne sulm, te sigurt qe qendrojne jane correa dhe Dzeko. Te gjithe keta me larte kane sigurine se do te qendrojne edhe sezonin e ardhshem me fanellen e Interit.

Bashke me ta, ne kete liste jane edhe Dimarco, Dumfries, Darmian dhe Gosens. Normalisht, secili eshte i shitshem, por vetem per ndonje oferte te pabesueshme qe nuk mund ti thuhet jo.

Por asnje prej tyre nuk e ka cmimin “ne shitje” ne qafe. Interi nuk i mendon si lojtare ne merkato ata.

NE DYSHIM – Nuk jane pak, por perkundrazi. Kjo liste eshte e perbere me lojtare qe mund te qendrojne, por qe perpara nje oferte serioze mund te largohen.

Per shembull, vlera e Lautaros, nuk diskutohet ne skuader, por nje shitje e tij mund ti garantoje Interit shume milione euro.

Ai pelqehet nga gjysma e Europes: ne rastin e tij, shifra do te beje diferencen. Edhe Perisic eshte ne fije te perit me rinovimin e tij.

Nje tjeter ne dyshim eshte Handanovic, qe eshte ne diskutime rinovimi. Pastaj vjen Ranocchia dhe D’Ambrosio.

I fundit por jo me pak i rendesishmi este De Vrij. Nuk ka asnje shenje per rinovimin e tij dhe kontrata skadon ne 2023. Mjafton kjo per te menduar se hollandezi kete vere mund te largohet.

LARGIME TE SIGURTA – Te sigurt per tu larguar, gjithmone sipas La Gazzetta dello Sport, jane shume.

Te paret jane dy kilienet: Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal. Me pas, bashke me ta edhe Vecino, Kolarov, Radu dhe Caicedo.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

9 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

14 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

14 hours ago