Categories: Fokus

Teknike dhe loje me dy pasime: Interi eshte rritur fale lojes nga ‘i fundit i klases’

Bast, zhgenjim, i fershellyer, i brishte, i padobishem. Marcelo Brozovic erdhi nga Dinamo i Zagreb per rreth 8 milione euro dhe qe ne pasat dhe kombinimet e para ne fushe me bashkeatshetarin e tij Kovacic, u duk sikur Interi kishte bere nje goditje te mire ne merkato. Madje dhe me teper se kaq, potencialet e tij si nje mesfushor i kompletuar qe thuajse ngjasonte si vellai sllav i Frank Lampard, ishin krahasime te cilat me kalimin e kohes i’u kthyen kompletesisht kunder tij.

Pritshmerite qe kishin tifozet nga Brozovic jane lekundur shpeshhere kjo dhe per shkak te sjelljes se tij shpeshhere te paqendrueshme, shpesh per shkak te nje sjelljeje te cuditshme taktike, gjithashtu edhe nga deshira e paket ne fushe dhe mosreagimi duke qene i afte per ta braktisur anijen ne momentin e pare te veshtire. Keto ishin disa nga arsyet se perse Brozovic u kthye ne nje zhgenjim ne zemrat zikalter.

Teksa e sheh keto ndeshje qe ka marre ne dore timonin e mesfushes zikalter, mesfusha me e mira estetikisht dhe teknikisht, mesfusha me funksionale qe ka pare ekipi zikalter ne vitet e fundit, ne nje menyre te vjen nje kenaqesi e pabesueshme.

“I fundit i klases”, i lodhur duke kaluar ditet pas kuintave, i ka dhene vetes nje shkundje te mire dhe eshte kthyer ne flamurin e mesfushes dhe nen petkun e seriozitetit dhe pranise ne cdo cep te fushes, ai eshte bere lideri deciziv i saj. Qe per te thene te verteten Brozovic asnjehere nuk eshte pare te lodhet ne fushe dhe gjithmone ka qene ne majen e lojtareve me më shume kilometra te pershkruara ne fushe.

Por te vjen keq qe shume nga keto kilometra te bera i kane shkuar bosh, mbase per faktin se nuk ka qene i vendosur ne pozicionin e tij ideal ne fushe, roli i trekuartistit duke mos qene roli i tij natyral shpeshhere e shtynte ate te bente lojera te dobeta. Nga ana tjeter, kroati shfrynte ne cdo top te humbur prej tij ne fushe saqe shume tifoze harronin pjesen tjeter te shumte te frymes te cilen kroati harxhonte duke vrapuar.

Sot, Brozovic eshte nje mesfushor total, i kudondodhur, dominues i mesfushes zikalter qe prej ndeshjes ndaj Napolit, kur filluan te ringjalleshin aftesite e tij. Mbi te gjitha, qetesia e tij ne fushe u kthye ne pike kyce per bashkelojtaret e tij te cilet ndiheshin me te sigurte per te ndermarre aksione ofensive. Ne njefare menyre, impakti i tij ne rolin e tij si mesfushor para mbrojtjes eshte po aq i rendesishem sa dhe roli i Rafinhas ne rigjallerimin e manovrave sulmuese te ekipit zikalter. Me ne fund, topi nuk i besohet tashme vetem sulmueseve anesor zikalter, me ne fund kontrollin e topit e ka marre mesfusha dhe kjo mund te quhet nje mrekulli.

Perkrah tij, nganjehere Rafinha, nganjehere Cancelo dhe nganjehere te dy sebashku me Brozovic kane arritur ti japin ekipit zikalter cilesine teknike qe i mungonte, duke bere kombinime te jashtezakonshme qe as vete braziliani i ardhur nga Barcelona nuk i kishte menduar keto kombinime. Shenjat qe tregojne se gjithcka ka ndryshuar, duhet te kerkohet pikerisht ne kete artikull te kushtuar Brozovic.

Qe Perisic dhe Icardi te jene faktore kyc per te zgjidhur nje ndeshje te Interit, tashme dihet boterisht, por mesa duket paska edhe faktore te tjere vendimtare tek Interi, Brozovic ne kete rast, vetem nese perjashtojme periudhen letargjike te tij te dy muajve te fundit, periudhe ne te cilen kroati ishte ne “emigrim” total nga skuadra zikalter, per t’u rikthyer ne ndeshjet e fundit. Ajo qe te habit me se shumti, eshte se flitet shume pak ose aspak per kete evoluim te kroatit por me shume flitet per Icardin dhe festimit te 100 golave te kapitenit zikalter apo te rikthimit te Perisic.

Kjo eshte e bukura e ketij Interi te ri, te nje pastertie dhe nje futbolli te luajtur mire, sepse tashme ne skene nuk jane vetem Icardi dhe Perisic, kemi aktore te shtuar qe po tregohen vendimtar, Brozovic ne krye te kesaj liste.Kjo gje nuk shihej prej vitesh dhe qe ne fakt konsiston dhe ne punen teper domethenese te Spallettit.

Pune e cila konsiston per t’u hequr pergjegjesine me te madhe sulmueseve si percaktues te fatit zikalter apo si shpetimtar te ekipit por qe kjo pergjegjesia te shperndahet ne te gjitha kampet e skuadres dhe arritja e kesaj gjeje do te thote qe eshte marre mesim nga gabimet e se kaluares. Duke pare situaten teper te rendesishme qe na pret dhe duke pare ndeshjen vendimtare (derby) qe na pret, nuk mund te themi vecse kjo atmosfere ne ekip do te na ndihmoje shume me teper drejt suksesit.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: brozovicicardiperisicRafinha

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

2 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

3 hours ago