Categories: Ne plan te pare

Thohir: “Do te marrim nje sulmues”. Dzeko i perzgjedhuri, Torres i sigurte, Morata rasti i duhur. Profilet e secilit dhe shifrat

Dzeko, Torres ose Morata? Edhe une i kam degjuar keto emra. Mbase njera nga keta te tre mund te vi me te vertete. Sulmuesi qe do te vi duhet te kete nje moshe mesatare midis Palacios dhe Icardit. Dhe nuk eshte e thene qe te shitet nje lojtar i madh per te marre nje kampion. Nderkohe ne fund te sezonit do te ulim shume rrogat. Dhe me pas mund te marrim ndonje lojtar ne huazim, qe te na jape mundesine te mos shesim nje nga lojtaret tane me te mire ne ekip”.

Keto jane fjalet e Erick Thohir te qarta ne intervisten e Gazzetta dello Sport. Dzeko, Torres dhe Morata: me largimin e Diego Militos, tashme e sigurte, duket se me te vertete sulmuesi qe do te vije ne ekip do te jete njera nga keta te tre. Dhe atehere ti shikojme ne detaje pro dhe kunder profilet e monitoruara nga Piero Ausilio.

EDIN DZEKO – Boshnjaku, mbase, eshte i preferuara i Mazzarrit dhe Ausilios. Fuqi e madhe, por edhe teknike dhe loje skuadre. Bomber po, por me nje ndjenje te forte te punes ne grup. Ish futbollisti i Wolfsburg ka kontraten ne skadence me 30 qershor 2015. I lindur me 17 mars 1986, Dzeko sapo ka mbushur 28 vjec dhe per kete arsye ai eshte ekzaktesisht sipas parametrave te kerkuara nga dirigjenca e re. Asgje per te thene ne profiling teknik. Ne kete sezon, 7 ndeshje ne Champions (2 gola) dhe 21 ndeshje ne Premier League (8 gola), por me Pellegrinin nuk ka ndonje marredhenie kush e di se cfare, per me teper tekniku kilien i ka dhuruar pankinen shpeshhere duke preferuar me shume Negredon si mbeshtetje ndaj Agueros. Dy jane pengesat: rroge e larte (pothuajse 5 milione € ne sezon dhe mungesa e pjesemarrjes ne Champions League e zikalterve. Vlera e kartonit: 20 milione €

FERNANDO TORRES – Ne listen e tre sulmuesve duket me i perballueshmi, por edhe me pak i deshiruari. Me 20 mars ka mbushur 30 vjec dhe kjo gje nuk eshte ne favorin e tij. Nese Jose Mourinho nuk e konsideron titullar, nje arsye e ka. 5 ndeshje ne Champions (3 gola) 22 ndeshje ne Premier League (4 gola): nuk jane numra prej Torresi te vertete. Harrojeni “El Ninon” qe masakronte kundershtaret ne kohen e Liverpoolit. Dhe ende, ne kete Serie A ne nivel me inferior sesa ai i kaluari, nje si puna e tij mund te beje akoma diferencen. Kontrata me Chelsean i skadon me 30 qershor 2016, por Abramovich do ta linte te lire duke pare qe e ka shume te larte rrogen 10 milione ne sezon. Me pas i ngelet ish kapitenit te Atletico Madrid te ambjentohet ndaj standarteve te Thohir. Vlera e kartonit: 15 milione €

ALVARO MORATA – I ri, ai qe eshte i vitlindjes 1992, por tashme i etiketuar si nje i predestinuar. Numrat ne anen e tij, marreveshja eshte e mundur ne aspektin ekonomik, por nuk eshte e sigurte nese hyn ne parametrat teknike te stabilizuar nga Mazzarri. Sic thote Thohir, kerkohet nje sulmues jo shume i ri por dhe jo shume i vjeter. Kete vit per te shume pak hapesire: 4 gola ne 17 ndeshje midis Liges Spanjolle dhe Champions League. Pritej nje konsiderate me e larte nga ana e Ancelottit dhe Serie A po tenton qe ta marre. Real Madrid eshte i gatshem ta lere te lire, por kerkon qe te fuse ne marreveshje te drejten e riblerjes. Vlera e kartonit: 12 milione €

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: alvaro moratadzekoedin dzekofernando torresmoratatorres

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

9 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

14 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

14 hours ago