Categories: Ne plan te pareSpeciale

Thohir: “Interi në majë me Mancinin, do t’i arrij skuadra e dëshiruar shumë shpejt. Toure…”

“Asnjëri nga ne nuk është i kënaqur me mënyrën sesi kanë shkuar gjërat. Humbja është e rëndë, vuajnë mbështetësit ashtu sic vuajmë edhe ne. Gjithashtu, është e vështirë ta pranosh një barazim sic ishte ai në derbi, sepse skuadra ka luajtur mirë dhe e ka merituar fitoren. Askush nuk ka dëshirë të dorëzohet, duhet t’i përvishemi sa më shpejtë të jetë e mundur punës”. Kjo është porosia të cilën e dërgon Erick Thohir nëpërmjet të përditshmes Corriere della Sera. “Mancini? Është i guximshëm dhe ambicioz, dua ta falenderoj për mënyrën sesi e ka përgatitur derbin. Vitin e ardhshëm do ta ketë një skuadër të dizajnuar nga vetë ai, duhet t’i japim kohë”.

Interi do të rikthehet në nivele të larta? Presidenti nuk ka dyshim
“Mendoj se është thelbësore përcaktimi i një strategjie për t’u rikthyer në nivelin botëror si garues. Për t’u rritur duhet ndjekur rregullat dhe vendimet kolektive duke mos u nxituar, në mënyrë që të mënjanohet një rast tjetër i ngjashëm me atë të Parmas, histori e cila peshon në imazhin e klubit tonë. Kam folur me presidentët tjerë dhe kam fituar përshtypjen që jane njerëz mendjehapur, disa hapa të rëndësishëm janë bërë dhe duhet të vazhdojmë të mendojmë për interesin kolektiv. Dua gjëra të cilat i konvenojnë Interit por edhe Serisë A. Për momentin Premier League është shumë përpara, mirëpo Serie A nuk duhet të jetë shumë prapa Bundesligës dhe La Ligas”.

Vetëm lavde për Massimo Morattin.
“Duhet ta falenderoj sepse më ka lejuar të bëhem president i Interit. Ai është një ikonë për këtë klub: ka bërë historinë, një histori fantastike. Moratti dhe unë nuk kemi vizione të ndryshme: dëgjohemi shpesh dhe kur jam në Milano takohemi, flasim për vendimet të cilat duhet t’i marrim dhe përballemi së bashku me provlemet. Jo gjithmonë zgjedhjet tona duken më të mirat: në futboll e di se në cfarë po investon por jo edhe rezultatet, një ndryshim i madh me botën e biznesit. Nuk është ide e jona ajo që të shesim dhe pastaj të blejmë. Në afatet kalimtare të fundit e kemi dëshmuar që jemi të gatshëm të bëjmë sforcime vetëm që trajneri të mbetet i kënaqur. Mund t’iu garantoj se do të vazhdojme ta bëjmë këtë gjë, mirëpo gjithmonë duke i respektuar rregullat e FPF-së”.

Do të arrij me të vërtet Toure?
“Toure na pëlqen dhe jemi të sigurtë që Mancini do të dinte ta përdorte dhe ta vlerësonte në mënyrën më të mirë. Besojmë tek trajneri ynë dhe në të ardhmen së bashku me të. Toure ka një kontratë më City dhe duhet ta respektojmë, mirëpo nuk mund ta parashikoj mënyrën se si do të shkoj merkato”.

Nga Mazzarri tek Mancini: a keni menduar ndonjëhre se keni bërë gabim?
“Jo, nuk mendoj se është e drejtë të bëhen këto krahasime. Kam zgjedhur, kemi bërë një zgjedhje, për shkak të një liste të gjatë me arsye, dhe kur je në këtë pozitë duhet të bësh zgjedhje për të mirën e shoqërisë. Mazzarri është një njeri i mirë, gjithmonë ka punuar shumë: në qoftë se e kemi zgjedhur Mancinin është sepse besojmë se ai është personi i duhur që të na sjellë tek trofetë. Ta themi në gjuhën angleze: Mazzarri good man, Mancini dicka më i mirë”.

Icardi do të largohet?
“Icardi nuk largohet, është një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Është një djalosh tashmë i rritur, i vëmendshëm për punën e tij. Paratë në futboll ndonjëherë mund të shëndërrohen në një problem, në një rrezik për disa lojtarë të rinj. Por Icardi, nuk është njëri nga ata, ka këmbët në tokë. Me Mancinin është përmirësuar, është bërë më i kompletuar dhe jemi duke punuar për ripërtërirjen e kontratës. Është e rëndësishme që të qëndroj me ne dhe që në ta shpërblejmë”.

Në fund përgjigjet për zgjedhjet e tij se kë do ta zgjidhte në mes Ronaldos, Messit dhe lojtarëve të tjerë të mëdhenj.
“Do ta zgjedhja Zanettin, e dua një skuadër që përbëhet prej 11 Zanetti. Ka ardhur nga Argjentina kur ishte shumë i ri, është shëndërruar në një lojtar, kapiten dhe tani drejtues. Ka qenë një lojtar i madh, dhe një njeri me principe dhe vlera. Babai im më ka mësuar se tek këta persona duhet të mbështetemi”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Erick Thohirmancinimorattispecialezanetti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

7 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

7 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

8 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

8 hours ago