Categories: FokusNe plan te pare

Thohir: “Tek Inter tani ka drejtues te mire. Per marken, San Siron e ri dhe FPF…”

Eshte edhe Erick Thohir midis te ftuarve te nderit ne Leaders Sport Business Summit, ne takimin qe po zhvillohet sot ne Londer ne shtepine e Chelsea, Stamford Bridge. Se bashku me padronin e Interit eshte edhe James Pallotta (Roma). Keto jane fjalet e presidentit zikalter, i cili ka nderhyre mbi raportin dhe administrimin e dy klubeve te tij, Inter dhe DC United.

“Per te qene i pranishem provoj te jem ne Mialno nje here ne muaj, ndersa ne SHBA tre here ne vit. Nevojitet te kesh nje dirigjence te mire per te ndertuar nje skuader te forte. Marr periodikisht raporte nga skuadra. Kemi vene shume drejtues te mire shtate muajt e fundit tek Inter. Tek DC United kemi ndryshuar te gjithe drejtuesit, jo per faktin se me pelqejne apo nuk me pelqejne disa persona, por sepse mendoj se duhet te kete nje ekuiliber te duhur midis sportit dhe biznesit. Futbolli eshte nje produkt mediatik por edhe konsumi, duhet ti jepen objektiva drejtuesve dhe tu besosh personave te kualifikuar”.

Flitet per perhapjen e markes ne Azi: “Evropa eshte zona ekonomikisht me e forte, por Azia po rritet. Ne Azi jeton gjysma e popullates se botes dhe nga 260 milione tifoze potenciale te Interit, 165 milione jane aziatike. Synojme te rrisim marken tone ne Evrope por mbi te gjitha ne kontinentin aziatik dhe ne SHBA. Kemi inaguruar 3 kanale dixhitale ne Indonezi, kemi lancuar tre akademi ne Kine, nje ne Japoni, nje ne Indi dhe punojme per Arabine Saudite. Duma te rritim marken dhe te bejme te lumtur tifozet tane, ti bejme te ndihen pjese e familjes tone; kemi mare tashme pergjigje pozitive dhe kemi projekte te medha. Duhet te forcojme dhe kapacitetin e qytetit te Milanos, qe sic e dini nuk eshte vetem futboll por edhe mode dhe ushqim”.

Kapitull i ri per stadiumin, diskutim qe prek si Interin dhe Dc United: “Ne MLS 16 nga 20 skuadrat kane stadiumin e tyre, kjo eshte themelore te per te garuar me klube te medha. Tek Inter pjesa me e madhe e te ardhurave vjen nga pjesa tjeter, si merchandising etj. Stadiumi eshte i rendesishem per klubet italiane nese duan te garojne me klubet evropiane dhe duhet perdorur gjithe vitin, jo vetem per ndeshjet: shtepia e tifozeve duhet te jete funksionale 365 dite. Por te besh San Siron funksional nuk eshte e thjeshte sepse ka nje kapacitet prej 80.000 vendesh. Kur te mbarojne punimet per stadiumin e DC, do te perdoret jo vetem per futbollin por edhe per evente dhe sporte te tjera si koncerte, futboll amerikan, hokej. Po flasim me Milanin per San Siron, duhet te kuptojme nese do te qendrojne apo do te largohen. Por te dy klubet dam te kemi impiantin tone. Por fakti i te pasurit nje stadium privat nuk eshte i majftueshem, me i rendesishem ne fakt eshte biznesi ne stadium. Eshte e drejte te kesh nje stadium privat ne menyre qe edhe tifozet te mund te nderveprojne ne menyre dixhitale me skuadren, te dergojne mesazhe, te lidhen lehtesisht me wi-fi dhe te jene te perfshire. Pallotta ka diskutuar gjate me kryebashkiakun e Romes, edhe ne jemi tani duke folur me qytetin e Milanos per te bere te mundur qe ky projekt te realizohet”.

Pyetja perfundimtare eshte mbi dallimin midis merkatos evropiane dhe asaj amerikane: “Ne SHBA duhet te kuptohet qe ekziston nje merkato e madhe dhe nje merkato e vogel dhe nuk ka renie nga kategoria. Pronari i nje klubi qe vepron ne merkaton e vogel duhet te kerkoje rruget e duhura per te garuar. Nderkohe ne Evrope ka klube te medha por edhe mesatare. Dhe Fair Play Financiar po kufizon mundesite e klubeve duke favorizuar te medhenjte. Keshtu ndodh qe ne shume klube evropiane te mos paguhen pagat dhe pronaret te largohen”.

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: Erick Thohir

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, ekziston nje hipoteze per te ardhmen e Skriniar qe nuk duhet lene menjane aspak: “Po mendohet per…”

Ka shume jave qe ceshtja e kontrates se Milan Skriniar eshte nje nga me te rendesishme ne te gjithe kampin…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, merret vendimi per sulmin 2022-2023: “Marotta ka vendosur te largoje dy lojtare: ja emrat dhe detajet”.

Lukaku, Lautaro dhe po pastaj? Reparti i sulmit tek Inter duket se do te ndryshoje njehere e mire gjate sezonit…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Calcio e Finanza zbulon: “Ja sa do te kushtoje Romelu Lukaku ne fund te 23-24: plot…”

Romelu Lukaku eshte bler enga Chelsea vetem dy vera me pare per 115 milione euro pikerisht nga skuadra e Interit.…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene nga vera: “Marotta tentoi te blinte keto dy lojtare per sulmin ne Serie A por nuk ja doli dot”.

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te nje prapasken e rendesishme e veres se Interit. Normalisht gjithcka…

19 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare fjalesh: “Edhe pse kam Boterorin e Katarit perpara, te jeni te sigurt se une per Interin nuk…”

Mungon vetem pak me shume se nje muaj qe prej debutimit ne Boteror qe do te beje Argjentina e Lautaro…

19 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te shtunen do te tentohet te thyhet nje rekord qe mungon ne Firenze prej 1980?

Inter eshte gati per tu nisur ne Firenze, ku perballe do te kete skuadren e Fiorentines qe gjithashtu nuk po…

19 hours ago