Categories: Ne plan te pare

Toldo: “Jeta ime me Interin dhe Fiorentinen. Moratti, Samir dhe…”.

Ka veshur bluzen zikalter nga 2001 deri me 2010, duke fituar 5 skudeto, tre Kupa Italie gjithashtu edhe Superkupen e Italise dhe Champions League. Eshte votuar si portieri i 14 me i mire ne bote ne dekaden e pare te millniumit te ri dhe heroi i Itali-Hollande ne Euro 2000. Sot Francesco Toldo aktivizuar ne Inter Campus dhe gjithashtu si pergatites i portiereve te kombetares italiane Under 21 te Gigi Di Biagio. Ka zgjedhur te jape nje interviste ne FcInterNews, mendimet e tij mbi sfiden midis zikalterve dhe toskaneve, mbi karrieren e tij te jashtezakonshme dhe raportin e tij me Massimo Moratti-n.

Neser eshte ndeshjea Inter-Fiorentina. Ndeshja e jetes per ju?
“Sigurisht. Tete vjete tek Fiorentina dhe nente vjet tek Interi: Serie A e imja eshte e gjitha ketu. Kane qene dy eksperienca te mrekullueshme. Ardhja ime tek Fiorentina nga Serie C. Do te gjej nje ambjent te ngrohte dhe duhej te adaptohesha sa me shpejt ne nje faze te tille. Ishim nje grup te rinjsh, me deshiren per te bere mire. Fituam dy Kupa Italia dhe nje Superkupe italiane ne nje klub qe prej 20 vitesh nuk kishte fituar asnje trofe. Nje situate e njejte, gjithashtu dhe nje deshire e madhe per fitore qe mungonte prej kohesh, do ta gjeja edhe te Interi. Me pas u fitua shume.

Kujtimet tuaja me te bukura me te dyja bluzat?
“Momentet per te kujtuar me zikalterit jane te panumerta, nga pritja kunder Valencias deri ne shume permbysje rezultatesh te «cmendura». Nqse me duhet te zgjedh vetem nje eshte rruga kur po ktheheshim ne Milano kur fituam skudeton me 2007. Festime te tille jane klasike ne futboll por ju siguroj ti perjetosh te dhuron emocione te vecanta. Edhe ne Firenze e kam nje te tille: qyteti ishte mbushur me njerez qe festonin, ne pritje te kthimit tone nga Bergamo ku sapo kishim fituar Kupen e Italise me 1996”.

Nje episod nga te tuat Inter-Fiorentina?
“Nje ndeshje ne Milano, luaja per Fiorentinen dhe ishte sezoni 1996/97. Kujtoj se doja te beja me te vertete nje figure te mire sepse mendoja: «nuk e di asnjehere se ky mund te behet stadiumi im…». Do te bej nje pritje gjigante ne dalje mbi Djorkaeff. Ishte me te vertete nje pritje e bukur, e pakujdesshme dhe instikt i paster”.

Po per dy formacionet aktuale cfare idesh keni krijuar?
“Interi dhe Fiorentina me duken si dy skuadra te vendosura per te mbajtur kontrollin e topit ne anen e tyre. Jane formacione qe kerkojne te dominojne kundershtarin dhe krijojne nje loje te pelqyeshme. Pare nga nje ish-portier: jane karakteristika qe japin shume siguri dhe vetebesim te gjitheve ne ekip”.

Ku mund te arrijne ne kete kampionat?
“Shume e veshtire te thuhet tani. Mendoj gjithsesi se te dyja do te jene pjesen e pare te klasifikimit. Cikli zikalter duhet te rifilloje mbas tre viteve ri-themelim. Besoj se brenda nje kohe te shkurter tifozeria zikalter do te rikthehet te enderroje si njehere e njekohe. Me kujtohet se kur erdhi Mourinho me 2009 nje gazetar me pyet nese ishim gati per te fituar Champions League. Dhe i kthej pergjigje se nuk kishte ardhur akoma koha por rruga qe po ndjekim ishte ajo e sakta. Tashme, mendoj se Mazzarri eshte personi adapt per te drejtuar skuadren. Dhe ne te ardhmen mendoj se behen investime te rendesishme”.

Flasim pikerisht per kete te ardhme: si e vlereson kete kalim te pronesise?
“Nqse president Moratti ka zgjedhur ne kete menyre do te thote se ka bere vleresime te thella, qe e kane bindur. Per me teper, eshte ne doren e tij te marre te tilla vendime”.

Na flisni pak per raportin tuaj me Massimo Morattin.
“Ka qene gjithmone e karakterizuar nga nje dialog i sinqerte dhe i hapur. Nuk i kam fshehur mendimet e mia, duke vene ne rradhe te pare te miren e Interit. Presidenti, eshte nje person qe per te ka domethenie te madhe futbolli”.

Momenti me i bukur i raportit tuaj ishte kur bashke me Luis Figo-n keni prezantuar projektin e Inter Campus ne Onu ne nentor 2012?
“Me 2010 kam vendosur qe te lija futbollin e luajtur. Ja kam komunikuar Morattit menjehere mbas fitores ne Madrid. Ai me ka kerkuar direkt: «Francesco, do te doje te punoje ne nje zyre. Me cfare ke deshire te merresh?». Une zgjodha Inter Campus dhe prej tre vitesh jam ambasador. Eshte nje projekt i papare qe na ka cuar deri ne Kombet e Bashkuara ne New York: nje kujtim fantastik”.

Kthehemi te futbolli i luajtur: nje gjykim prej ish portieri: e shikoni veten tuaj tek Handanovic?
“Me duhet te them po, Duke filluar nga menyrat, gjithmone te qeta dhe te perulura. Besoj gjithashtu edhe karriera eshte e njejte: nga nje skuader si Udinese ne bluzen zikalter. Teknikisht me pas, eshte nje portier me i gatshem, i besueshem, qe i jep siguri repartit dhe nuk ndjehet kurre fajtor”.

Dhe si pergatites i portiereve te kombtares Under21, cfare ideje keni per Bardin?
“Nqse vazhdon te rritet ne kete menyre, perpara tij do te jete nje e ardhme e jashtezakonshme”.

Per te perfunduar, cfare ndeshje prisni neser ne mbremje?
“Ne 20 minutat e para skuadrat do te studoijne njera-tjetren. Me pas imagjinoj nje pjese te dyte ekzaltuese, me emocione nga te dyja palet”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: toldo

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, besim te Onana por cfare prapaskene ne vere: “Ai u transferua tek Inter edhe fale… Alexis Sanchez”.

Portieri i Interit, Onana, do te jete titullar ne ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Camp Nou. Ai keshtu…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, La Repubblica i cmend te gjithe: “Ja formacioni anti-Barcelona qe po mendon Inzaghi: jo Asllani por…”

Me sa duket, edhe La Repubblica eshte e bindur per formacionin qe pritet te zbrese ne Barcelone nga minuta e…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak perpara Barcelones, Dzeko jep nje keshille per Lautaron: “Te mos shqetesohet per golin: do vije atehere kur…”

Vetem dy dite perpara ndeshjes shume te rendesishme ndaj Barcelones, per mediat eshte ndalur te flase Edin Dzeko. Boshnjaku qe…

7 hours ago
  • Uncategorized

Onana apo Handanovic ne Camp Nou? “Ne kete moment Inzaghi duket se i ka zhdukur dyshimet: do te luaje…”

Inzaghi duket se deshiron te besoje prape te Onana per ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Champions League. Portieri…

7 hours ago
  • Uncategorized

Barca, hidhet ne aksion edhe Laporta: “Ne Milano e kemi pesuar keq nga arbitri. Nuk dua te mendoj se…”

Edhe Joan Laporta eshte hedhur ne aksion dhe direkt ka folur per arbitrimin e Slavko Vincic ne ndeshjen Inter-Barcelona. Keto…

7 hours ago
  • Uncategorized

Sabatini zbulon: “Mendoj se dicka e rendesishme ka ndodhur tek Inter: klubi i ka thene Barella se…”

Inter po behet gati per te luajtur me Barcelonen por ne Itali po vazhdohet te flitet ende per fitoren ne…

7 hours ago