Categories: MerkatoNe plan te pare

Tonali-Inter, vjen dita? Gazzetta zbulon: “Ja oferta e Marottes per lojtarin: Brescia do te perfitoje keshtu…”

Diten e djeshme, ne kanalin PPTV, ne tv e Suning ne Kine, ne prezantimin e Inter-Brescia, u publikua nje fotomontazh i Contes qe ishte veshtur si showman dhe brenda nje kutie ishte Tonali me bluzen zikalter.

“Por me shume se sa nje tregues merkatoje, duket nje konfirmim i radhes se sa Tonali eshte ne mendimet e botes zikalter.”

“Ai eshte mesfushori qe eshte dizenjuar te jete lideri i projektit te se ardhmes dhe mbi te Interi do te perqendroje te gjitha forcat e saj ne merkato ne ditet e ardhshme.”

Kete gje e konfirmon La Gazzetta dello Sport. Por diten e djeshme nderkohe, mesfushori i lindur ne vitin 2000 nuk ka zhvilluar nje paraqitje te mire edhe pse assist per Donnarumma e dha, por ky i fundit nuk shenoi dot.

NJE FAZE NDALESE – Ashtu si tregon e perditshmja italiane, ne javet e ardhshme, Interi dhe Brescia do te rimarrin kontaktet per te zhbllokuar marreveshjen.”

“Tani jemi ne nje faze ndalese, por vetem sepse Interi kishte prioritete te tjera.”

“Nga njera ane ishte Hakimi, nga tjetra mbrojtja e nga njera ane Lautaro Martinez dhe sulmet e Barcelones.”

“Per Tonali nderkohe, duhet limuar distanca ndermjet kerkeses dhe ofertes.”

“Cellino kerkon gjithmone 50 milione euro ndersa Interi nuk e vlereson me shume se 30 milione euro plus 5 milione bonuse. Kjo eshte oferta e Interit dhe Presidenti i Brescias e di.”

“Nderkohe, Marotta dhe Ausilio po mendojne per nje formule alla Barella per te, pra nje huazim me detyrim blerje.”

“Tonali, nga ana e tij, ka bere me dije se preferon Interin perpara Juventusit, nje klub tjeter ky i interesuar per te.”

“Ky aspekt, i bashkuar edhe me deshiren e Contes, dhe vullnetin e klubit per ta bere nje yll te se ardhmes, mund te beje diferencen.”

“Tani i takon Interit qe te gjeje menyren per te bere goditjen finale”, tregon La Gazzetta dello Sport.

Njeriu qe po shtyn me se shumti tek Interir per te blere Tonalin, eshte si gjithmone, ai qe i ka pike te dobet lojtaret italiane: Beppe Marotta.

Por emri i Tonalit eshte nje emer qe ben bashke te gjithe tek zikalterit: qe tek presidenti Zhang, e deri tek stafi i Contes.

Askush nuk eshte kunder ardhjes se tij, sepse talenti eshte i padiskutueshem. Edhe pse per Conten Tonali duhet te vije bashke me nje lojtar tjeter ne mesfushe, mundesisht me eksperience.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

21 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

21 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

21 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

21 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

21 hours ago