Categories: MerkatoNe plan te pare

Nainggolan zbulon gjithcka: “Ja pse ju hoq shiriti Icardit. Kush ma dha lajmin e largimit? Nuk ishte Marotta por Oriali.”

Radja Nainggolan ka dhene nje interviste te gjate per Corriere dello Sport. Belgu eshte rikthyer ne kohe dhe eshte ka folur per sezonin e shkuar me Interin dhe ka zbuluar disa prapaskena per ato qe kane ndodhur tek Interi.

Ja disa nga gjerat me te rendesishme qe ka thene ai sot per Corrieren.

Rikthimi yt tek Cagliari ka bere jo pak zhurme.

“Me kishte therritur Di Francesco dhe Montella. Por Giulini ka qene i pari qe me ka dashur. Nja dy vite me pare me kishte thene: nje dite duhet te vish tek mua, duhet te perfundosh karrieren tende tek Cagliari.”

Nje rikthim i ardhur me shpejt?

“Nje zgjedhje e imja. Ka qene me e lehte per shkak te problemeve te gruas sime. Tani jam me te dhe me familjen e saj, prinderit, shoqet me te mira te saj. Kjo eshte nje situate e veshtire por ajo po lufton shume. Eshte nje grua e forte. Mbase ndodh qe ndonje dite eshte pak me e dobet, por pastaj e merr veten menjehere.”

Semundja e gruas tende. Interi qe nuk te deshiron me…

“Kane qene te qarte me mua qe prej momenit te pare. Nuk me lane ne mes te rruges pa asnje shpjegim. Une i vleresoj njerezit qe ti thene gjerat ne fytyre. Me kane therritur ne fillim te sezonit dhe me kane thene: ti nuk ben me pjese ne planet tona.”

A ke folur ti me Marotten?

“Marotta nuk me ka folur kurre. Ka qene Oriali. Pastaj kam folur me Conten. Me ka thene qe me ka vleresuar gjithmone, por kjo ishte nje zgjedhje jo per aftesite e mia si futbollist por per motive jashte futbollit…”

Po ti?

“Edhe une disa faje per kete i kam ndoshta, e di.”

Me thuaj me shume per fajet e tua…

“Vizioni im i jetes nuk eshte ajo e futbollistit tipik. Pas ndeshjes, dikush shkon ne shtepi dhe qendron zgjuar prej adrenalines dhe flet me miqte. Une ndoshta kerkoj qe ta shijoj momentin e pas ndeshjes ndryshe…”

Flet per faje, por e ke mbrojtur gjithmone stilin e jetes tende.

“Nuk e nderroj sepese ma kerkojne kete. Eshte jeta ime. Por e kuptoj kur ajo ndikon ne mardhenie me te tjeret apo ne mardheniet me nje klub.”

Te dielen eshte Cagliari-Inter. Si e shikon? E ke vleresuar sinqeritetin po a ke deshire per hakmarrje?

“E qarte, dua te tregoj ne fushe qe kane gabuar, por jo vetem ne kete ndeshje por ne te gjithe kampionatin. Kam kerkuar qe ti nderroj idene Contes, u nisa ne turne me Interin, dhane gjithcka nga vetja po nuk ja dola dot.”

Do te pelqente ta kishte tranjer? 

“Ne ate muaj te deshtuar per mua e kam kuptuar qe eshte nje tranjer i madh. Di te motivoje, di si ta vere skuadren ne fushe, flet me te gjithe dhe i jep te gjitheve rendesi. Do me kishte pelqyer, do me mungoje si eksperience, por e pranoj zgjedhjen e tij.

Te luash me Barellen, sa do te pelqente? Ndiqni njeri-tjetrin, por per pak sa nuk luani bashke. Ishte pasardhesi yt tek Cagliari, pothuajse tek Roma dhe tani tek Interi…

“Ishte nje deshire e tij te vinte tek Interi. Kur erdhi me tha: Radja, une dhe ti duhet te luajme bashke, duhet te thyejme cdo mesfushe. Do te me pelqente ti jepja nje dore per tu rritur si lojtar por tani jemi ne dy realitete te ndryshme. Ka per tu bere i madh ai ama.”

Nuk do ta gjesh Icardin perballe. Ai ka bere nje zgjedhje ndryshe nga ti. Cfare ndodhi vjet? 

“Une mund te them qe Icardi nuk eshte nje djal i keq. Por vitin e kaluar ndodhen ato qe te gjithe i dini, gruaja beri ato deklarata, skuadra nuk ishte dakort me to dhe ne futboll jo te gjithe te falin.”

Ti e ke falur?

“Une as nuk i degjoj ato gjera, nuk shoh televizion apo programe futbolli.”

Inter-Lecce, e ke pare?

“E pashe, por vetem sepse ishte e hene dhe nuk kisha dale.”

Me ke je me shume i lidhur tek Interi?

“Jam lidhur shume me Politanon. Pastaj me Brozovic, Perisic, Handanovic, Ranocchia.”

Monchi dhe Roma. Roma dhe Nainggolan. Cfare nuk funksionoi?

“Ti mendo qe une e kisha ndare mendjen qe Di Francesco nuk me donte dhe qe kishte rene dakort me Moncin. Por me vone me telefonoi tek Sampdoria dhe me tha: “Te dua me mua”. I habitur i thashe qe “mund te zbavitemi”. Keshtu ai qe sme donte ishte Monchi…”

Je sulmuar ne rrjete sociale sepse pergezove Dzekon qe rinovoi me Romen.

“Nuk dua te shtirem qe te kenaq njerezit. Kam mbetur i lidhur me Dzekon dhe jam i lumtur qe ai eshte i lumtur. Kam bere te njejten gje me Lukaku kur erdhi tek Interi.”

Me thuaj ndonje gje per Spallettin.

“Ai ka shume force, por ne muajin e fundit, me vdekjen e vellait, e kam pare per here te pare te rene moralisht. Nga une nuk ka patur mundesine e suportit te duhur. Por edhe pse kishim shume demtime, arritem ta kapim objektivin.”

Ai thote se ti je nje Marcedez me motorr AMG.

“Ma thoshte kete gjithmone. Ai zbuloi se mund te luaja perpara une, ne nje pozicion ku u vleresova shume ne fushe. Me te jam kenaqur gjithmone.”

Nje raport i vecante ky i juaji.

“Ai me vlereson, nuk linte te kalonte asgje pa u vene re. Nje dite ne Torino po humbisnim 1-0 dhe une po beja nje ndeshje muti. Isha aty, pothuajse i mbaruar dhe ai erdhi dhe me dha nje shishe uje si per te me treguar qe e kishte vene re.”

Po ti?

“Une hic. Gjithmone i heshtur. Kam dashur dhe respektuar te gjithe. Nuk jam tipi i lojtarit qe ben probleme ne publik. Te tjeret ama kane probleme me jeten time.”

Po kjo dobesia e te pirit alkol, cfare me thua?

“Here pas here ndonje gote e kthej, me pelqen, nuk e mohoj, por e di kur duhet ta bej dhe kur nuk duhet ta bej. Nese kaloj nje nate duke u kenaqur per qefin tim si bej keq askujt. E rendesishme eshte qe te bej punen time ne fushe, jeta ime pastaj mbetet jeta ime.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani: “Idhulli im ka luajtur tek Interi i Tripletes: kam qene i dashuruar me te. Do i kerkoja vetem…”

Protagonisti i episodit te fundit te "A coffee with..." ka qene Kristjan Asllani, qe ka folur praktikisht per shume gjera…

3 hours ago
  • Uncategorized

Handanovic largohet? Inter zgjedh portierin e ri zevendesues: “Ausilio ka kerkuar ta bleje edhe perpara Onanas”.

Duket sikur sa me shume kohe kalon, aq me i sigurt po behet largimi i Samir Handanovic nga Inter ne…

3 hours ago
  • Uncategorized

Onana zbulon: “Tifozet e Interit? Dashuri qe se kisha pare kurre me pare. Kur pashe Barellan i thashe Lukakut se…”

Dalin ne pah disa fjale te Andre Onana perpara se te publikohet intervista e tij e plote per SportWeek ne…

4 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, cfare lajmi: “Dje ne Katar ka ndodhur takimi i pare i Ausilios me agjentet e Thuram: ja detajet”.

Te Borussia Moenchengladbach e dine prej kohesh: heret ose vone do e humbasin Marcus Thuram, yllin e skuadres. Shpejt do…

4 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Tranjeri i Belgjikes jep super lajmin per Lukakun: “Mund t’ju them pa problem se lojtari ka…”

Me sa duket ka nje lajm shume te mire nga Kombetarja e Belgjikes per sa i perket zikalterit Romelu Lukaku.…

21 hours ago
  • Uncategorized

Kun Aguero i habit te gjithe: “Kunder Arabise Saudite nuk ishte ndeshje per Lautaron dhe do jua shpjegoj: ai nuk…”

Boterori ne Argjentine ka nisur me nje humbje teper te papritur nga ana e Argjentines ndaj Arabise Saudite. Ka qene…

21 hours ago