Categories: Fokus

Vidic: “Objektivi Champions League. Duhet te adaptohem me arbitrat. Ferguson dhe arbitrat…”

Kesaj radhe pak me ndryshe. Eshte vetem Nemanja Vidic, ish-mbrojtesi i Manchester United ne vend te Walter Mazzarrit qe ka preferuar te mos dal para shtypit por te qendroj i fokusuar tek ndeshja e radhes me Palermon dhe ta analizoj ate. Keto jane fjalet e serbit:

Cfare Interi do te shohim ne Palermo pas fitoreve kunder Sassuolos dhe Dnipros?
“Gezohem qe kemi fituar ndeshjet e para, edhe pse kemi barazuar ne ndeshjen e pare ne Torino. Vijme nga nje seri pozitive, tani duam te bejme mire edhe ne Palermo.”

Cfare idesh keni krijuar per Serie A? Mund te luftoj Interi per skudeto?
“Sigurisht qe une duhet te pershtatem akoma sepse nuk njof gjithcka ne menyre te perkryer, duke konsideruar qe Serie A eshte ndryshe nga Permier League. Duhet te pershtatem edhe me arbitrat, kurse sa i perket objektivave mendoj se eshte heret per te thene dicka. Mendojme ndeshje pas ndeshje, objektivi eshte qe te kualifikohemi per Champions League.”

Te kane dhene detaje per menyren se si arbitrojne ne ndeshjet italiane?
“Kam vene re disa ndryshime nga Premier League, por duhet te konsiderojme edhe lojtaret qe shpesh nuk e bejne te lehte punen e arbitrave. Ne Angli lojtaret i ndihmojne arbitrat ne ndeshje, keshtu une duhet te adaptohem me arbitrat dhe kundershtaret. Kam biseduar me nenpunesit e Interit per arbitrat dhe shpresoj te kuptoj gjithcka sa me shpejt te jete e mundur.”

Ndjeheni pike referimi per te rinjte?
“Ne kete rast duhet te flas per te gjithe, ne nivel te pergjithshem. Ka shume lojtar ekspert, si ne menyren e trajnimit, edhe per sjelljet jashte fushe. Do te perpiqemi qe te arrijme objektivat tona dhe duke punuar se bashku mund ta arrijme.”

Keni gjetur ngjashmeri mes Mazzarrit dhe Ferguson?
“Mendoj qe gjeja me e rendesishme qe duhet pasur, ne nivelin e skuadres, eshte nje atmosfere e bukur. Taktikisht ne Manchester kemi luajtur me 4-4-2 ose 4-5-1, por ketu eshte ndryshe.”

Si po shkon pershtatja ne mbrojtjen me tre?
“Jemi duke punuar shume, por duhet te them se ndjehem rehat. Shpresoj ta tregoj edhe ne Palermo. Ne qeofte se punojme mire eshte merite e gjithe skuadres, jo vetem e individeve. Per fat te mire jemi duke treguar besueshmeri ne mbrojtje.”

Si e vleresoni Stankovic si zevendes te Stramaccionit? Do te pelqente te sterviteshit nga ai ne te ardhmen?
“E kam pare Dekin kur kemi luajtur kunder Sassuolos. Eshte i lumtur qe ben trajnerin dhe ka bere eksperience duke punuar me njerez te rendesishem. Personalisht, pasi ta mbyll karrieren si lojtar, shpresoj te behem nje trajner profesionist ne te ardhmen.”

Si keni reaguar kur keni mesuar per interesimin e Interit?
“Kam qene shume i emocionuar kur me kane informuar per Interin. Kam pasur mundesi qe te vij ne Serie A edhe hereve te tjera, por ky ishte momenti i duhur per te ardhur ketu. Kur kam ardhur tek Inter te gjithe me kane pritur shume mire, edhe pse ditet e para ishin pak te cuditshme.”

Eshte e vertete qe Manchester United eshte perpjekur qe te transferoj ty pasi kishit firmosur per Interin?
“Tashme kisha vendosur qe te vija tek Inter dhe jam ndare mire me United. Nuk me kane kerkuar pas transferimit.”

Do te jete me e lehte qe Championsi te arrihet permes Serie A apo duke fituar ne Europa League?
“Te dy situatat do te ishin te mira. Por duhet te mendojme ndeshej pas ndeshje. Pas pushimit duam te vazhdojme ne menyren me te mire te mundshme.”

Ne Itali ka tendence per te simuluar. Mendoni qe mentalitet eshte nje aspekt per tu ndryshuar ne futbollin italian?
“Sa me perket mua une nuk kam ardhur ketu qe te ndryshoj dicka. Nese me pyesni se cfare preferoj te them, them qe menyra e te luajturit ne Premier League eshte me e mire. Nje faull mund te ndodh, dhe e pranoni ate qe keni bere. Ritmi i lojes, i lidhur me situatat, mund te ndryshohet per ta bere ate me te shpejt dhe me te kendshme.”

Mbi mbrojtjen, qe ne ndeshjet e para nuk ka peasuar ende gol mbrojtesi arrin ne nje perfundim te tille: “Mendoj se eshte e rendesishme qe te tregojme fortesi ne mbrojtje, edhe per sulmuesit qe ne kete menyre do te kene me pak presion per te kerkuar rrjeten. Nuk do te jete e lehte te vazhdojme keshtu, por gjeja me e rendesishme eshte qe te fitojme, paraqitja vlen me shume se sa te mbajme porten pa pesuar gol.”

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: konferenceVidic

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

5 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

5 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

5 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

5 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

5 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

5 mins ago