Categories: Ne plan te pare

Wanda: “Juve e donte Icardin, jo Higuainin. Ofronin më shumë por ai dëshiron të jetë Totti i Interit”

Wanda Nara, e intervistuar nga SportWeeek, ka treguar detajet e ripërtërirjes së kontratës së Mauro Icardit me Interit deri më 2021: “Ne zonjat, në qoftë se e ndajmë mendjen për një gjë…Unë asnjëherë nuk kam thënë që “Mauro dëshiron largimin” por “Mauro dëshiron të qëndroj”. Ai ëndërron që të bëhet një simbol i Interit ashtu sic është Totti për Romën. Dhe është e qartë që edhe unë kam preferuar qëndrimin në Milano: jam shtatzënë, fëmijët janë ambientuar në shkolla. Nuk do të lëvizte vetëm një person. Ne jemi një familje e madhe!”.

TELEFONATA ME AUSILION – “Që tre vite e ndihmoj me cështjet e të drejtave të imazhit, tashmë kam mbyllur marrëveshje me marka shumë të rëndësishme. Punoj si modele që kur kam qenë katër vjec dhe gjithmonë jam marrur personalisht me kontratat. Para dy viteve kur edhe i skadoi kontrata me agjentin, më tha: “Vazhdo e vetme sepse e di si bëhet kjo punë”. Kështu e kam telefonuar Piero Ausilion: “Përshëndetje Wanda, c’kemi? Ke nevojë për dicka?”. “Desha të prezantohem: jam agjentja e Mauros!”. Sipas meje i ra telefoni nga dora!”.

MARRËDHËNIA ME DREJTORIN SPORTIV ZIKALTËR – “Jemi miq ashtu sic ishim më parë: është një profesionist i madh. Nuk e di se nga sa para hoqi dorë vetëm që Mauro të qëndroj tek Interi por mund të them që sigurisht se ishin shumë. Juve provoi për Mauron deri dy minuta para mesnatës së ditës kur edhe mbylli marrëveshjen për Higuain. Oferta e Napolit ishte e rëndësishme dhe meritonte respekt. De Laurentiis më propozoi një film. Iu përgjigja me një jo: ku të gjej kohë me pesë fëmijë?”.

LOJTARË TË TJERË JU DUAN SI AGJENTE – “Dy lojtarë të kombëtares argjentinase dhe një i asaj italiane që luan tek Inter, por kam shumë punë me Mauron. Ansaldi, bashkëlojtari i tij, e ngacmon me fjalë: “Ti je një njeri tjetër kur flet me Wandan si grua dhe një tjetër kur flet me Wandan si agjente!”.

NJERIU VLEN MË SHUMË SE SULMUESI – “Icardi është më i mirë si njeri sesa si sulmues. Më ndihmon shumë. Në 7:30 të mëngjesit i zgjon fëmijët. Rrjetet sociale për neve janë biznes. Në Argjentinë në qoftë se e bën një postim atëherë je e paguar, të shohin si një objekt. Njerëzit gjykojnë por nuk do të shohin asnjë fotografi tonën në ndonjë klub nate!”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Mauro IcardiWanda Nara

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, tre mungesa te rendesishme ne Munchen? “Duket se asnjeri prej tyre nuk do te luaje sepse…”

Inter tani duhet te mendoje menjehere per Champions League, edhe pse si rralle here, ndeshja ndaj Bayern Munich ne Champions…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inzaghi, cfare fjalesh per Gosens: “Do te vije momenti i Robin. Ja pse nuk e futa sot ne fushe: fajin e kishte…”

Pasi ka folur per Sky dhe DAZN, Inzaghi ka dale dje perpara mediave ne nje konference per shtyp, duke folur…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shqetesim i larte per nje lojtar pas ndeshjes se djeshme? “Dy demtime brenda nates, por stafi mjekesor ka marre nje…”

Inter ka fituar ndaj Sampdorias nje ndeshje teper delikate pa shume histori duke marre keshtu tre piket me nje rezultat…

4 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, cfare shkrimi: “Nga posteri ne dhome deri te goli ne fytyre: Barella godet Dekin dhe zbulon se…”

Nje gol alla Stankovic, pikerisht perpara idhullit te tij Deki. Nicolo Barella ka zgjedhur kete menyre per te vazhduar me…

4 hours ago
  • Uncategorized

Perpara mes konfirmimesh, rikthimesh dhe nje largim tashme i sigurt ne merkaton e janarit: Inzaghi ka vetem nje detyre!

Vazhdon magic moment per Interin, qe ka fituar 3-0 ndaj Sampdorias dhe ka zgjatur keshtu strishen me rezultatet pozitive. Ne…

5 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Inter-Sampdoria: “Cfare note per Barella dhe per Bastoni. Lojtari me i dobet i ndeshjes ka qene…”

Inter ka marre nje fitore te cmuar ndaj Sampdorias se Dejan Stankovic, me nje rezultat te paster 3-0 ne Meazza.…

16 hours ago