Categories: Ne plan te pare

Zanetti: “Ja cfare ka qene Fachetti per mua. Per Spallettin ju them se ai ka dhene…”

Ne pritje te daljes se librit te tij te ri, zevendes presidenti i Inter-it, Javier Zanetti ka dhene nje interviste ne mikrofonat e Corriere della Sera ku ne plan te pare tregon se per cfare ben fjale libri: “Te gjithe prisnin qe une te angazhohesha ne pjesen sportive, por me terhiqte me shume qe te fokusohesha ne ambicje te tjera. kam filluar te studioj ne Bocconi dhe kam filluar nje jete ndryshe. kete gje tragon libri”.

Cfare do te thote te jesh lider dhe kapiten? Si nderlidhen keto dy role?
“Liderin e njeh nga shembujt, per menyren sesi punon. E respektojme lidershipin nese ai tregon se kush eshte”.

Citoni nje parim te Nelson Mandela-s mbi sfiden. “Une nuk humbas kurre: ose fitoj ose mesoj”. Jeni i sigurte se mund te realizohet?
“Ne cdo sfide eshte e nevojshme te kesh kuraje dhe besim. Nese fiton meson, por edhe humbja te meson. Duhet te jesh elastik, te kesh forcen per tu ringritur, duke kuptuar nga gabimet”.

Nje tjeter hap: kampioni nuk mund te jete egoist. Por karakteri i kampionit nuk eshte ekzaktesisht kjo?
“Kampioni ndonjehere eshte edhe lider, por duhet te jete shembull per te tjeret dhe suportues. Egoizmi ta fsheh kete kualitet. kur shikoj lojtare qe nuk ndalojne per te dhene autografe ose per te bere nje foto, trishtohem”.

Per Zanettin, eshte me e veshtire te menaxhoje fitoren apo humbjen?
“Kur gjendem ne veshtiresi kerkoj dicka per te rinisur. Fitorja eshte e rrezikshme, rrezikon te relaksohesh, por ne vitin e Triplete-s me Mourinho-n ishte e pamundur te relaksoheshe”.

Si ja ben nje futbollist sot qe te mos humbase mendjen e tij?
“Kush fiton shume kerkon ti beje te gjitha, kerkon te bleje Ferrari-n. Une me parate e para qe kam bere, kam blere nje apartament. Duhet te jesh midis njerezve te duhur”.

 

Ju keni kaluar tre presidente. Nuk keni menduar asnjehere te shkoni ne nje klub tjeter?
“Jo. Doja qe te isha prezent sepse isha pjese e ADN-se se Inter-it. Mendoja te ndihmoja ne situata te ndryshme. tashme jemi kthyer ne Champions League, por eshte nje pikenisje per te synuar me lart”.

Tregoni per Mou dhe Bielsa. Si e gjykoni Spalletti-n?
“Te pergatitur. Ka vendosur shenjen e tij dhe vazhdimesine. Tashme kerkon gjithmone te rrise nivelin”.

Te qendrosh prane Zanetti-t drejtues, eshte e veshtire?
“Besoj se eshte e drejte te pretendojme, por me mire eshte qe ti bejme njerezit te ndihen te qete. Ne zyrat e Inter-it gjithmone them: ‘Temperatura e vertete nuk eshte plani i fundit i ne drejtuesve, por i atyre akoma me poshte’. Nese duam te kuptojme sesi po shkojne gjerat, eshte e nevojshme te flasim me personat qe jane ne nivelet me te uleta”.

Ndiheni me afer Facchetti-t?
“Ka qene gjithmone nje pike referimi. Fliste shume pak, por personalitetin e tij e transmetonte vetem duke te shikuar ne sy”.

Eshte e veshtire te heqesh dore nga te luajturit?
“Gjeja me e veshtire eshte te mendosh: cfare do te bej tani? Mund te vazhdoja edhe dy vite te tjera, por eshte me mire te heqesh dore kur ne maje dhe te mos shikosh kë ke rrotull dhe qe nuk ka guximin te thote se nuk ja del me”.

Cfare do te sjelle Marotta?
“Do te perforcoje drejtimin. Figura te tilla e rrisin nivelin”.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

1 hour ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

2 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

2 hours ago