Categories: Ne plan te pare

Zanetti: “Moratti nuk kthehet, ai eshte pjese e Interit qe do jete gjithmone i madh. Ndersa Mancio…”

Eshte nje moment delikat ne shtepine Inter. Ne fushe nuk po vijne rezultatet e pritura dhe zerat per nje rikthim te Morattit ne presidence nuk kane bere gje tjeter vec se t’i hedhin benzine zjarrit dhe te shtojne konfuzionin qe mbreteron ne planetin zikalter. Javier Zanetti, zv/presidenti i Interit, ka folur per kete tek Sky: “Mendoj qe se bashku me presidentin Thohir po bejme nje rrugetim dhe qellimi eshte te vazhdojme keshtu. Po kalojme disa veshtiresi por qe nuk do te nderprese rrugen drejt ovjektivit final qe eshte ai qe te cojme sa me lart te jete e mundur Interin. Jam i cuditur nga zerat per Morattin sepse Moratti eshte brenda Interit, e kam thene qe nga dita e pare, qe kur Thohir ka marre mazhorancen qe Moratti ben pjese ne kete shoqeri, do te jete gjithmone. Familja Moratti, Thohir dhe kush punon per kete shoqeri do qe Interi te kthehet aty ku e meriton, te luftoje per gjera te rendesishme dhe mendoj qe po bejme gjithcka per te vazhduar ne kete rruge. Sinqerisht nuk e prisnim te kishim kaq veshtiresi, por bejne pjese ne futboll dhe ne jete dhe duhen perballur. Do te punojme per te bere nje skuader shume kompetitive se bashku me trajnerin tone. Nuk ka rendesi gjuha qe flitet, spanjisht, anglisht, italisht, ajo qe ka rendesi eshte qe te bejme mire per Interin pavarsisht nga momenti qe po kalon mos harrojme qe Interi do te jete gjithmone i madh. Po studioj anglisht, akoma me duhet dhe pak por rendesi ka qe kuptoj shume gjera dhe kjo per mua eshte nje avantazh sepse eshte nje jete e re ajo e te qenurit manaxher dhe po perpiqem te jap kontributin tim”.

Cfare pune po ben me lojtaret?

Mendoj qe eshte e rendesishme te qendrosh prane skuadres duke pare momentin e veshtire qe po kalojme. Skuadra s’duhet lene vetem. Besoj qe tekniku jone ka nevoje per mbeshtetjen tone. Bisedoj me Thohir, Bolingbroke qe po ben nje pune te shkelqyer, me Roberton per raportin qe kemi per te permiresuar skuadren, me Ausilion edhe per te gjetur alternativa qe mund te na ndihmojne ne te ardhmen ne menyre qe te ndertojme nje skuader qe te luftoje per vendet e para.

Disa e percaktojne Thohirin si nje president te munguar, ndihet largesia e tij?

Pavarsisht distances qe mund te jete ai na kontakton gjithmone, flasim dhe diskutojme eshte ai pas projektit dhe besoj qe do te vije javen qe vjen ne derby dhe per ndeshjen me Romen, do te bejme dhe permbledhjen per situaten duke menduar pozitivisht per ate qe do te vije.

 Disa nga legjendat e Interit jane vene ne krah te Morattit dhe kunder Thohir. Cfare do tu thuash?

Besoj qe Thohir ka ndertuar me Toldon Inter Forever, shoqeria e ndjen dhe i jep mundesi shume lojtareve te ndihen prane kesaj familjeje te madhe. Besoj qe eshte e rendesishme te jesh afer kesaj shoqerie. Me vjen keq qe eshte krijuar ky konfuzion, e kuptoj humorin e tifozave, jam afer tyre, e ndjejme qe duhet ti respektojm si shoqeri dhe eshte e kote te tregojme gjera qe nuk do te ndodhin. Realiteti thote qe mungojne nente ndeshje dhe ne e kemi per detyre te japim maksimumin: nuk e di se ku do arrijme por duhet te mundohemi deri ne fund.

Kampionatin vitin tjeter, Interi do te jete ne gjendje te konkuroje?

Eshte ky qellim, por duhet te jemi realiste dhe te respektojme disa parametra. Me trajnerin do te diskutojme per situaten. Do te mundohemi qe te kenaqim Roberton sa me shume te jete e mundur, ai e di qe kemi nevoje per lojtare te rendesishem qe te luajne se bashku me keta qe jane dhe te krijojme nje grup te forte.

Mancini trajner i Interit edhe pa Europen? 

Ai ka shume entuziasem eshte kthyer per afeksionin qe ka drejt Interit. Se bashku kemi fituar shume, i eshte futur kesaj loje, por edhe ai nuk priste kaq shume veshtiresi, por do t’i perballojme te gjithe se bashku, asnje nuk kerkon interesin personal, do te bejme gjithcka per tu kthyer sa me lart sa me shpejt mbi te gjitha.

 

Donald Elmazi

Share
Published by
Donald Elmazi
Tags: mancinimorattithohirzanetti

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

20 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

20 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

20 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

20 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

20 mins ago