Categories: Fokus

Zanetti: “Vleresim i madh per Walter Mazzarrin, kam besim”.

Sot ne Sallen e Regina te Palazzo Montecitorio, eshte mbajtur nje mbledhje “Kunder dhunes”. Kapiteni i Interit Javier Zanetti ka prezantuar librin e tij “Giocare da Uomo”. Argjentinasi, i intervistuar nga Gianni Riotta, me te cilen e kane shkruar sebashku biografine, ka thene:

Flet shpesh per punen, kur keni punuar ne kantier. Kete vere jeni stervitur i vetem ne Buenos Aires. Cfare eshte per ty kultura e punes?
“Perpara te gjithash per mua eshte nje nder qe jam ketu. Per mua puna eshte gjithcka. Une e kam mesuar kete qe i vogel, nga prinderit e mi si shembuj, nga mamaja ime dhe babai im, qe ishte nje murator. Ata benin sakrifica te medha per te mos na munguar asgje mua dhe vellait tim, Kjo kulture me ka shoqeruar deri ne ditet e sotme. Te shikoje ata qe punon nga 6 mengjesit ne 6 te mbasdites me ka bere qe te kuptoj shume gjera. Ky edukim me ka sherbyer si futbollist por edhe ne jete, ku eshte me e rendesishme. Nuk kane te bejne fare as fitoret dhe as humbjet, te duhet vetem te punosh gjithmone. Nese ke objektiva te rendesishem eshte ilaci me i mire, te punosh,, te rritesh dhe te gabosh. Qe me pas duke i ditur gabimet rritesh. Problemet ne stadiume duhet te kthehesh ne baze, edukimi eshte thelbesor. Nuk me pelqen fjala sistem, me pelqen fjala bashkim (unione) per te mos ja bere te lehte jeten atij qe kerkon te shkaterroje futbollin. Sa me shume te jemi aq me mire eshte”.

Ne humbjen ne gjysemfinale te Champions League kunder Barcelones: ju i keni thene Eto`o te mbledhi forcat e fundit se edhe pak mungonte, dhe ishte minuta e 30 e pjeses se pare. Na trego se cfare ndodhi?
“Ishte nje ndeshje e komplikuar per shkak te kartonit te kuq te Motta-s dhe dukej e pafundme. Vuajtja e tifozeve ishte e njejte me ate qe ndihej ne fushe. Samuel me kujton se ka bere me shume mbrojtesin sesa sulmuesin, nuk e kishte kuptuar se cfare i kisha thene ne pjesen e pare (qesh). E dinin qe perpara nesh ishte nje skuader e madhe. Mbizoteroi deshira jone per te arritur ne finale. Ka qene nje emocion i papershkrueshem deri ne perfundim te ndeshjes. Te arrinim ne finale ishte nje emocion, por ne e kemi bere rrugetimin se mund tia arrinim”.

Cfare beni ne Fondacionin Pupi dhe nese eshte e mundur cfare keni thene kur u takuat me Papen?
“Per ne Fondacioni eshte shume i rendesishem, i cili ka filluar me 2001 kur ne Argjentine situata ishte shume e komplikuar, per femijet mbi te gjitha. Ideja nga lindur nga Paula dhe miqte. E kemi filluar me 30 femije ne Buenos Aires dhe tashme ndihmojme me shume se nje mije persona, femije dhe familje. I falenderoj te gjithe ata qe kane ndihmuar dhe besoni ne ate qe bejme ne kete fondacion. Te takoja Papen ishte nje moment shume emocional, me familjen time. Eshte nje moment qe nuk do ta harroj. Kemi folur edhe per futboll. Eshte tifoz i San Lorenzo-s dhe me ka thene formacionin e shume viteve me pare. Me pas per problemet ne Argjentine dhe Itali. Besoj se duhet te bashkohemi per te ndihmuar femijet qe vuajne”.

Thoni qe pjesa me e mire e futbollit jane futbollistet, ata qe zbresin ne fushe. Pse?s
“Sepse pavaresisht asaj qe bejme ne fushe dhe jashte saj, ka shume interesa qe bejne te harrosh bukurine e sportit. Per kete arsye, gabim apo jo, futbollistet jane ata qe ngelen”.

Kush eshte e ardhmja e kesaj skuadre?
“Une kam shume besim. Besoj se jemi ne nje rrugetim te ri. Rruga eshte e gjate dhe duhet te permisohemi. Une kam vleresim shume te madh per trajnerin dhe per grupin qe po lind”.

Mund te na tregoni historine e qiriut dhe dreken nga Milito?
“Une jam besimtar i Santa Rita dhe finalja e Champions ishte me 22. Kam pritur mesnaten per te ndezur qiriun. Me pas per Militon: ndeshja Roma-Sampdoria, Diego me fton qe te ha nje pice dhe te shikonim ndeshjen. Sapo kishte lindur vajza e tij. Ne pjesen e pare Roma po fiton 1-0. Diego ishte i merzitur dhe une i kam thene qe ndeshja kishte akoma kohe. Merr femijen ne krah dhe Sampdoria barazon. Me pas e ze gjumi dhe vjen rezultati 2-1. Gruaja e Diegos donte qe ta conte femijen ne dhome dhe ai i ka thene qe ta linte aty ku ishte (qesh). Me pas per fat te mire ndeshja mbaroi me te njejtin rezultat”.

Riotta me pas tregon nje anekdote qe nuk eshte ne liber: jemi ne Milano per te prezantuar librin, nje djalosh kinez i jep librin per ta firmosur kapiteni dhe fillon te qaje. me pas Javier therret dike nga stafi qe i afrohet djaloshit dhe i thote dicka. Ne dreke, mbas nje fare kohe, djaloshi ishte ne tavolinen tone ne restorant dhe hengri dreke me ne.

Ti je nje qytetar argjentinas dhe femijet e tu jane italiane. Kjo eshte zemra e Republikes. Cfare kerkon nga politika?
“Une besoj se duhet te punojne me shume tek edukimi. Eshte thelbesor, jam ne dijeni te problemeve, dhe ne shume raste eshte per shkak te edukimit. Ne duhet te sigurojme se eshte fillimi per te permisuar, jo vetem ne Itali, por ne te gjithe boten. Po shikojme gjera te trishta. Nese duam nje bote me te mire per femijet tone duhet ti mesojme atyre rrugen”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: zanetti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Marotta eshte gati te beje nje cmenduri ne Serie A? “Lojtari i krahut te djathte ne merkato mund te vije pikerisht nga…”

Merkato mban gjithmone brenda saj te papritura dhe e tille mund te jete edhe ajo qe mund te ndodhe gjate…

8 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-Inter, flet edhe Felipe Melo: “Ja per ke do te bej tifo sot. Simone Inzaghi eshte nje…”

Ai Juventus-Inter ka luajtur disa, dhe e ka bere kete gje me te dyja fanellat por sot, Felipe Melo nuk…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, cfare lajmi: “Ja deri kur pritet te jete kontrata e re: lojtari do te kape keshtu…”

Milan Skriniar mund te perfaqesoje per tifozet e Interit nje nga lajmet me te bukura te mundshme te ketyre koheve.…

9 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Nje mungese tjeter e rendesishme? Temperature e larte per…”

Diten e sotme do te zbrese ne fushe Juventus dhe Inter per tu perballur ne Allianz Stadium te Torinos ne…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin pergjigjet e kontrolleve te reja per Lukaku: “Ja kur pritet te luaje perseri per Interin: ndaj…”

Ashtu si eshte parashikuar, ne transferten e veshtire te Torinos, Simone Inzaghi nuk do te kete Romelu Lukaku ne dispozicion.…

1 day ago
  • Uncategorized

Skriniar, cfare ka ndodhur me Interin qe ka shtyre edhe Marotten te flase ashtu? “Me sa duket, gjithcka varej nga…”

"Per Skriniar jam optimist se mund te vije nje mbyllje e tratatives per rinovimin perpara ndeshjes se fundit te kampionatit".…

2 days ago