Categories: Ne plan te pare

Zazzaroni: “Ky Icardi njeri i fjales. Po mban fjalen qe i ka dhene… Juves. Zhang ja ka mohuar takimin perseri.”

“Ky djalosh, Icardi, eshte nje i burgosur i fjales se dhene. I burgosur i sigurise qe askush dhe asgje i ka dhene.”

“I burgosur i nje situate ku per shume aspekte eshte totalisht e pabesueshme dhe me e madhe totalisht se ai.”

“Eshte i burgosur i pa mencurise. Eshte i burgosur i shume interesave qe shpesh here jane ne kundershtim me njera-tjetren.”

Keshtu Ivan Zazzaroni, drejtor i Corriere dello Sport e nis shkrimin e tij per situaten e Mauro Icardit tek Interi por ai vazhdon edhe me tej.

Argjentinasi, i perjashtuar totalisht nga projekti Inter, eshte nje objektiv i Napolit (ka marre fund si hipoteze sot) por vazhdon te vonoje dhe te refuzoje cdo oferte. Klubi napoletan akuzon Juventusin qe nuk po e lejon ate. Por me te vertete qe ne te ardhmen e Icardit mund te jete Mauro Icardi.

“Interi nga ana e saj nderkohe eshte e bindur se Paratici flet prej muajsh me Wanda Naren dhe ky kontakt i vazhdueshem ka ‘helmuar’ akoma me shume Marotten qe e ka shtrenguar doren ndaj ish-kapitenit.”

“Nder te tjera, eshte marre vesh se Icardi gjate periudhes kur i eshte hequr fasha e kapitenit i ka dhene fjalen per nje transferim tek Juventusi pikerisht Paratici dhe keshtu Icardi e quan veten nje njeri te fjales dhe po e respekton kete fjale te dhene. Icardi e vlereson ate sepse ka qene i pari nga skuadrat e tjera qe i ka shkruajtur dhe e ka mbeshtetur per ate qe ndodhi tek Interi.”

Nderkohe, nese e kthejme vemendjen totalisht tek Icardi, as ai vete nuk i ka te qarta gjerat se cfare ka ndodhur qe ka perfunduar ne kete pike.

“Ai mendon se nuk eshte ky momenti me i mire per tu larguar nga Milano. Ai do Torinon edhe sepse me makine eshte vetem nje ore larg dhe duket afer.”

“Ai nga ana e tij e quan te padrejte trajtimin e Interit dhe mendon se qe nga janari te gjitha ato qe jane bere ndaj tij jane padrejtesi: ka kerkuar te zhvilloje madje nje takim me Steven Zhang por i eshte mohuar nga ky i fundit. Presidenti i Interit eshte totalisht nga ana e klubit tani dhe nuk deshiron te beje lojen e Icardit”, shkruan Zazzaroni.

Argjentinasi ne kete moment eshte i bindur se po qendroi e nese nuk arrin te shkoje te Juvja, ai madje do e fitoje nje bluze titullar.

“Maurito ja ka deklaruar klubit – edhe pse ata ja kane komunikuar disa here qe eshte i perjashtuar totalisht nga projekti – se deshiron te qendroje dhe te provoje shansin me Conten. Duket se fjalet qe i kane thene drejtuesit i kane hyre nga njeri vesh dhe i kane dale nga tjetri. Ai nuk e kupton edhe pse Interi e ka lene Perisic edhe Nainggolan te largohen ne huazim dhe per te zikalterit kerkojne 70-80 milione.”

Me pak fjale, eshte nje situate ku as Icardi nuk e di as vete cfare kerkon dhe ku eshte. Nje situate e pabesueshme.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Salihamidzic nuk permbahet: “Surprize nga Inter? Per cfare? Une ju kam thene gjithmone qe ata…”

Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit i habit te gjithe: “Jam me arbitrin e ndeshjes Bayern-Inter: nuk ishte penallti sepse…”

Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Champions League: Inter, Juve dhe Napoli bejne ‘tifo’ per eleminimin e Milanit? “Nese ndodh, do perfitonin plot…”

Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…

4 hours ago
  • Uncategorized

Bayern, fjale te medha nga tranjeri Nagelsmann: “Inter? Di te them qe kur kalon te nje grup si ky, ti je nje skuader qe…”

Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Romelu Lukaku? “Rikthehet menjehere ne Belgjike: duket sikur lojtari nuk…”

Cfare po ndodh me Romelu Lukaku? Kjo eshte pyetja me e shpeshte keto dite mes tifozeve te Interit qe jane…

5 hours ago