Categories: Ne plan te pare

Inter, Zhang eshte treguar shume i ashper me Conten ne biseden telefonike: “Ti, si tranjer i Interit, nuk do te kesh kurre fuqi te plote.”

Ne shtepine Inter, vazhdon qe te jete teme kryesore e ardhmja e Antonio Contes ne pankinen zikalter.

Fjalet e thena te shtunen ne darke kunder Atalantes, nuk i kane pelqyer aspak klubit, dhe kjo ceshtje duhet diskutuar sa me shpejt te jete e mundur ne instancat perkatese.

Per kete shkruan Corriere dello Sport, e cila tregon: “Do te duhen edhe disa dite per te zgjidhur puzzle per sa i perket te ardhmes se Contes ne pakninen zikalter.”

“Pertej kenaqesise se Interi eshte ende ne gare per nje trofe te rendesishem, shperthimi i Contes te shtunen ka lene shenje ne ambjentin ziklater dhe kjo eshte e dukshme.”

KERKESAT E TIJ – “Mendimi i tranjerit nga Lecce eshte i qarte: deshiron te coje perpara projektin tre vjecar qe ka filluar ne 2019, por deshiron te kete kontakt direkt me Presidentin e jo me drejtuesit.”

“Ketij te fundit ai do i shpjegoje gjithcka me perpikmeri kur te takohen, edhe pse nje fare shpjegimi ja ka dhene edhe ne telefon. Ai deshiron te jete njeriu i vetem qe zgjedh lojtaret, por te kete vendimarrje edhe aspekte te tjera te klubit.”

TOPI TE CONTE – “Zhang, qe ka dy admistratore te deleguar dhe nje drejtor sportiv, eshte nje njeri qe mendon se duhet te kete ndarje dhe respekt per rolet e gjithesecilit.”

“Eshte e veshtire qe ai ti jape fuqi te plote Contes. Madje, sipas disa burimeve afer klubit, Zhang mendohet se i ka thene Contes se “ti si tranjer i Interit nuk do te kesh kurre fuqi te plote, sepse Interi funksionon me organigrame dhe te gjithe kane detyrat dhe pergjegjesite e veta”.

“Ka qene nje pergjigje e paster dhe diplomatike kjo, per ti lene Contes te kuptoje se nuk mund ta beje dot menaxherin si ne Premier League.”

“Tani, ose Conte do te pranoje te beje nje hap prapa e te qendroje, ose do vazhdoje perpara dhe do te paraqese doreheqjen.”

“Nese e kujtoni, me Chelsean ai vazhdoi perpara i pakenaqur dhe me pas perfundoi i shkarkuar…”

VENDIMI – “Me siguri, duke qene tema kaq delikate keto qe do te diskutohen, eshte e pamundur te mos ndodhe nje takim balle per balle ndermjet Zhang dhe tranjerit.”

“Presidenti eshte ne kontakt konstant me autoritetet kineze dhe po shpreson qe te marre sa me shpejt driten jeshile per tu rikthyer ne Europe sa me shpejt te jete e mundur. Ose me sakte, qe neser mundesisht. Kjo eshte deshira e tij.”

“Sepse ai mbi te gjithe e di se nje vendim mbi te ardhmen e Contes nuk mund te shtyhet me shume se mesi i ketij muaji.”

“Nje videokonference nuk do te ishte maksimumi duke pare se sa shume para vallezojne ne mes dhe Conte vete nuk shkon dot ne kine per shkak te karantines atje. Me pak fjale, Steven pritet te vije shume shpejt per te marre nje vendim.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

2 mins ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

36 mins ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago